Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, ofrohet vend pune SPECIALIST/E FINANCE

    Tirane, ofrohet vend pune SPECIALIST/E FINANCE
    Tirane

    Tipi
    me orar te plote
    Fusha | Profili i punes
    Ekonomist-Financier/e
    Gjuha
    anglisht
    Eksperienca


    vetem me eksperience



    Kompania “SALILLARI Sh.p.k”, Lider në sektorin e ndërtimit me më shumë se 25 vjet përvojë, përshtatet me karakteristikat e secilit projekt për të krijuar zgjidhje inxhinierike dhe inovative.
    “SALILLARI Sh.p.k” aktivitetin e ndërtimit e ka në: Infrastrukturë, Ndërtime Civile, Ujsjellës, Shpim të naftës, Prodhimi i Materialeve Ndërtimore, Punime të tjera inxhinierike, Punime në port detar, Aeroport, Punime Industriale dhe Ndërtimore, Projektimi i Punimeve Civile dhe Industriale, etj.. Shërbimet tona shtrihen nga planifikimi dhe investimi fillestar, deri në fillimin dhe funksionimin.
    “SALILLARI Sh.p.k” shpall pozicion të lirë pune SPECIALIST/E FINANCE
    PËRSHKRIMI I POZICIONIT TË PUNËS:
    Specialisti i Financave do të ndihmojë dhe mbështesë në regjistrimin e faturave të blerjes dhe shitjes, si dhe në procese të tjera që zhvillohen në Departamentin e Financave.
    DETYRAT KRYESORE:
    Përpunimi i faturave të shitjes në përputhje me legjislacionin fiskal të zbatueshëm dhe procedurat e kompanisë.
    Gjenerimi i faturave të blerjes nga sistemi Selfcare (fiskalizimi) dhe sigurimi i nënshkrimit të tyre nga departamenti përkatës.
    Pajtimi i Librave të Shitjeve dhe Blerjeve, si dhe pajtimi i tyre me sistemin fiskal dhe atë financiar.
    Pajtimi dhe kontrolli periodik i llogarive të arkëtueshme dhe të pagueshme.
    Përgatitja e pagesave për furnitorët dhe kreditorët e tjerë, përgatitja e dokumentacionit mbështetës për pagesa.
    Raportim javor mbi ditarët e arkës dhe bankës, së bashku me dokumentacionin mbështetës dhe sigurimi që dokumentet e nevojshme të mos mungojnë.
    Çdo detyrë tjetër e caktuar.
    KRITERET E KËRKUARA PËR KANDIDATIN:
    Të ketë arsim të lartë, Diplomë Bachelor në financë.
    Të ketë dy vjet përvojë pune në kontabilitet, përbën përparësi përvoja e mëparshme e punës në një kompani ndërtimi.
    Të ketë njohuri të mira të Standardeve të reja Kombëtare të Kontabilitetit.
    Të ketë Iniciativë, të jetë komunikativ dhe të ketë aftësi për të punuar si pjesë e ekipit.
    Të ketë njohuri të mira të programeve financiare, NAVISION përbën përparësi.
    Të ketë njohje të mirë të gjuhës angleze.
    APLIKIMI:
    Kandidatët e interesuarit mund të dërgojnë C.V. e tyre, në adresën e-mail: [email protected], ose të kontaktojnë për çdo numri i telefonit: +355682055689.
    * Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
    * Kompania “SALILLARI shpk” merr përsipër që të dhënat e kandidatëve të trajtohen në konfidencialitet të plotë.
     
    Apply

    WhatsApp

    [email protected] | www.salillari.al
Working...
X