Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Vlore, ofrohet vend pune Drejtor i F&B - Green Coast Hotel

    Vlore, ofrohet vend pune Drejtor i F&B - Green Coast Hotel







    Vlore



    Fusha | Profili i punes

    Hoteleri



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Balfin Asset Management and Hospitality, i themeluar në vitin 2023, është një lider i dalluar në menaxhimin e strukturave të mikpritjes, si dhe një ekspert në optimizimin e aseteve, maksimizimin e performancës operacionale dhe zhvillimin komercial e rekreacional mixed-use. Me një sipërfaqe të menaxhuar prej mbi 1,2 Mil m2 dhe një portofol prej më shumë se 20 shërbimesh të ndryshme në menaxhimin e aseteve dhe pronës, kompania ofron zgjidhje gjithëpërfshirëse për klientelën e saj të larmishme.

    Grupi BALFIN është një nga grupet e investimeve lider në rajonin e Ballkanit Perëndimor që mishëron standardet ndërkombëtare me ekspertizë vendase. I themeluar në vitin 1993 në Vjenë nga Samir Mane, sot Grupi është i pranishëm në 11 vende, Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë, SHBA dhe Kanada. BALFIN, një grup i larmishëm, aktiv në pasuri të paluajtshme, shitje me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhim asetesh, turizëm, arsim dhe logjistikë, punëson rreth 5000 njerëz. Totali i Aseteve të Grupit (përfshirë institucionin financiar) është 2.2 miliardë euro, sipas të dhënave të vitit 2023.

    Pozicioni: Drejtor i F&B
    Departamenti: F&B
    Vendndodhja: Green Coast, Palasë
    Lloji i punësimit: i përhershëm

    Përmbledhja e Pozicionit:
    Si Drejtor i F&B në Green Coast Hotel – MGallery Collection, ju jeni përgjegjës për mbikëqyrjen e operacioneve të përditshme në të gjitha hapësirat e ngrënies dhe pikat e F&B. Kjo përfshin restorantin, barin, shërbimin në dhomë, si dhe shërbimet e konferencave dhe banketeve. Në këtë rol ju siguroheni që të gjitha operacionet të përputhen me standardet e kompanisë, misionin, vizionin dhe vlerat e saj, duke mbajtur nivelet më të larta të shërbimit dhe cilësisë. Roli është kyç në sigurimin e standardeve më të larta të shërbimit dhe cilësisë, duke kontribuar në eksperiencën që kanë mysafirët.

    Mbi MGallery
    MGallery zgjedh prona unike me pasion për t'i mbledhur në një koleksion të veçantë hotelesh, ku përjetohen dhe ndahen histori magjepsëse. Me më shumë se 100 hotele në mbarë botën, secili MGallery rrëfen një histori unike të frymëzuar nga vendndodhja. Nga dizajni i personalizuar dhe miksologjia ndijore, deri te dedikimi ndaj mirëqenies e kujdesi i përditshëm ndaj vetes, hotelet MGallery janë vende ku mysafirët mund të shijojnë një përvojë të pasur udhëtimi.

    Përgjegjësitë dhe Detyrat Kryesore

    Drejtim dhe Menaxhim:
    • Udhëheq, mentoron dhe zhvillon një ekip të larmishëm profesionistësh kulinarë, përfshirë kuzhinierët, stafin e kuzhinës, barmenët dhe kamerierët.
    • Nxit një ambient pune pozitiv që promovon punën në ekip, zhvillimin profesional dhe moralin e lartë.
    • Zbaton politikat e kompanisë, shërben si shembull, dhe sigurohet që të respektohen procedurat e mbrojtjes, emergjencave dhe sigurisë.
    • Ndërton marrëdhënie të forta me punonjësit, mysafirët dhe palët e interesuara, duke inkurajuar bashkëpunimin dhe komunikimin e hapur.
    • Frymëzon një kulturë inovacioni dhe zgjidhjeje problemesh, duke krijuar një mjedis gjithëpërfshirës ku punonjësit mund të shprehin mendimet e tyre lirisht.
    • Menaxhon situatat e krizave duke marrë vendime qetësisht dhe ndërmarrë masa të menjëhershme kur është e nevojshme.

    Menaxhimi i Shërbimeve dhe Operacioneve:
    • Mbikëqyr operacionet e përditshme të të gjitha pikave të F&B (restorantet, baret, shërbimi në dhomë, banketet), duke siguruar një shërbim cilësor dhe kënaqësinë e mysafirëve.
    • Siguron përputhshmërinë e plotë me standardet e shëndetit dhe sigurisë, HACCP, dhe kërkesat e tjera rregullatore.
    • Zhvillon dhe zbaton strategji afatgjata dhe procedura standarde operacionale për të optimizuar cilësinë dhe efikasitetin e shërbimit.
    • Bashkëpunon me ekipet kulinare për të dizajnuar dhe përmirësuar menutë, duke pasqyruar tendencat e kuzhinës lokale dhe ndërkombëtare.
    • Zgjidh me efektivitet ankesat e mysafirëve, duke siguruar përmirësim të vazhdueshëm në shërbim.
    • Negocion me furnizuesit, menaxhon inventarin dhe ruan cilësinë duke kontrolluar kostot.
    • Shtyn zhvillimin e biznesit, duke krijuar strategji promocionale dhe evente sezonale që rrisin angazhimin e mysafirëve dhe të ardhurat.

    Menaxhimi Financiar:
    • Harton dhe menaxhon buxhetin e departamentit, kontrollon kostot dhe maksimizon të ardhurat.
    • Analizon të dhënat financiare, si raportet e shitjeve dhe marzhet e fitimit, për të marrë vendime të informuara biznesi.
    • Zhvillon strategji çmimesh, monitoron performancën financiare dhe zbaton kontrolle për blerjet dhe inventarin.
    • Bashkëpunon me Shefin Ekzekutiv dhe Menaxherin e Përgjithshëm për çmimet e menusë, duke siguruar një balancë midis cilësisë, kostos dhe fitimit.
    • Harton raporte financiare të rregullta për drejtuesit e lartë dhe përditëson planet e veprimit sipas nevojës.

    Eksperienca e Mysafirëve:
    • Krijon dhe ruan një kulturë shërbimi të niveleve më të larta, duke siguruar që mysafirët të kenë vazhdimisht përvoja të shkëlqyera në të gjitha pikat e F&B.
    • Sheh rregullisht feedback-ët e mysafirëve dhe implementon plane veprimi për të adresuar çdo mangësi në shërbim.
    • Punon ngushtë me ekipin ekzekutiv për të përmirësuar përvojën e përgjithshme të mysafirëve, duke integruar trende të reja dhe inovacione kulinare tek ofertat.

    Zhvillimi i Biznesit dhe Inovacioni:
    • Bashkëpunon me ekipin e Marketingut dhe Komunikimit për të dizajnuar dhe zbatuar fushata që promovojnë ofertat e F&B dhe tërheqin partneritete të reja.
    • Qëndron përpara trendeve të industrisë dhe konkurrentëve, duke identifikuar mundësi për rritje dhe diferencim në tregun e restoranteve luksoze.
    • Udhëheq zhvillimin e koncepteve të reja të F&B, menuve dhe promocioneve që pasqyrojnë tendencat aktuale në fushën e restoranteve dhe preferencat e mysafirëve.
    • Vepron si një kontribues kyç në projektet e rinovimit të hotelit, duke siguruar që të gjitha zonat e F&B të jenë të optimizuara për përvojën e mysafirëve dhe efikasitetin operacional.

    Kualifikimet e Kërkuara:
    • Diplomë Bachelor në menaxhim turizmi, arte kulinare, menaxhim biznesi ose fusha të ngjashme. Certifikatat e avancuara në F&B ose turizëm preferohen.
    • Minimumi 5 vite përvojë drejtuese në operacionet e F&B, përfshirë restorante të nivelit të lartë, bare dhe ambiente të ngjashme, me aftësi të provuara në buxhetim, kontroll të kostove dhe analizë të rentabilitetit.
    • Eksperienca ndërkombëtare në zinxhirë brendesh luksoze është e domosdoshme.
    • Njohuri mbi standardet e shëndetit dhe sigurisë (HACCP) dhe rregullat e higjienës.
    • Njohuri shumë të mirë të sistemeve operative dhe softuerëve të menaxhimit të inventarit. Njohuri mbi Micros.
    • Zotërim shumë i mirë i gjuhës angleze. Gjuhët shtesë si italisht ose frengjisht janë avantazh.

    Kompetencat Kryesore:
    • Aftësi të shkëlqyera komunikimi për të bashkëvepruar me ekipe të larmishme, furnitorë dhe klientelë të nivelit të lartë.
    • Aftësi të forta negocimi dhe zgjidhjeje të konflikteve.
    • Aftësi për të mbikëqyrur operacionet ditore të F&B me vëmendje ndaj detajeve, duke siguruar ofrimin e një shërbimi cilësor në të gjitha pikat.
    • Aftësi të shkëlqyera organizative dhe të menaxhimit të kohës në operacione komplekse dhe me volum të lartë.
    • Aftësi të forta drejtuese për të menaxhuar, frymëzuar dhe zhvilluar një ekip të larmishëm F&B, duke krijuar një ambient pune pozitiv që promovon performancën e lartë dhe punën në ekip.
    • Aftësi të provuara në ofrimin e përvojave të jashtëzakonshme për mysafirët, me bazë shërbimin e personalizuar në turizmin luksoz.
    • Aftësi për të trajtuar me profesionalizëm feedback-ët dhe ankesat e mysafirëve, duke siguruar standarde të larta të vazhdueshme të shërbimit.
    • Aftësi të forta në menaxhimin financiar, përfshirë buxhetimin, parashikimin dhe analizën e pasqyrave P&L.
    • Pasion për inovacionin në konceptet e F&B, dizajnin e menuve dhe përvojat e mysafirëve.
    • Aftësi për të qëndruar i përditësuar me trendet globale të F&B dhe implementuar zgjidhje kreative që përmirësojnë ofertat e hotelit.
    • Aftësi për të marrë vendime të mira nën presion dhe për të menaxhuar situatat e krizave në mënyrë efektive.
    • Proaktiv dhe i orientuar drejt zgjidhjes, me fokus në përmirësimin e vazhdueshëm dhe kënaqësinë e mysafirëve.

    Kushtet e Punës:
    Balfin Asset Management and Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.

    Mënyra e aplikimit:
    Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link.

    Afati i dorëzimit: 15/10/2024

    *Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.​

     




    Apply


    WhatsApp














    “Bajram Curri” Boulevard, ETC Business Center - TIRANE
    W: +355 69 703 9642
Working...
X