Balfin Real Estate & Hospitality është pjesë e Grupit BALFIN dhe mbulon shërbime shitje & marketing në fushën e Real Estate dhe shërbime akomoduese në industrinë e turizmit, duke ofruar në treg një ekspertizë të nivelit të lartë.
Balkan Finance Investment Group, Balfin Group është një nga grupet investuese më të rëndësishme dhe më të suksesshme në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Gjeografikisht, Grupi BALFIN është i pranishëm në Austri, Shqipëri, Kosovë, Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Zvicër, Kroaci, Holandë dhe SHBA, me afërsisht 5,000 punonjës në total. Aktivitetet e Grupit BALFIN përfshijnë zhvillimin dhe menaxhimin e pasurive të patundshme, shitjet me shumicë dhe pakicë, sistemin bankar, menaxhimin e aseteve, mediat dhe logjistikën. Grupi BALFIN po rritet në mënyrë të qëndrueshme dhe kontribuon në përmirësimin e jetesës së komuniteteve përmes zhvillimit ekonomik, prezantimit të ideve të reja, punësimit dhe investimeve sociale.
Pozicioni: Specialist Administrimi dhe Raportimi
Departamenti: Burime Njerëzore
Vendndodhja: Tiranë
Përmbledhja e Pozicionit:
Përgjegjës për të mbuluar me sukses të gjitha funksionet: Hartimin e buxhetit, procesim të pagave, raportime, zhvillim të sistemit të informacionit
dhe detyra të tjera operacionale të departamentit të Burimeve Njerëzore.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Përgatit buxhetin e departamentit dhe e monitoron çdo fund muaji atë për të siguruar që shpenzimet janë brenda limiteve të aprovuara.Përgatit dhe menaxhon procesin e pagave;Përgatit raporte ditore dhe mujore të të gjitha ndryshimeve të stafit;Mban një nivel ekspertize dhe saktësie në Sistemet e Informacionit të BNJ për të shërbyer si burim për analizimin e raporteve dhe menaxhimin e të dhënavePërgatit dhe proceson deklarimet në sistemin tatimor;Përgatit të gjithë dokumentacionin e kërkuar në rastet e inspektimeve nga zyrat e punës;Përgatit kontratat e punës, emërimet dhe plotëson me korrektësi dosjen e punonjësit me të gjithë dokumentacionin e kërkuar;Përgjegjës për të kryer aplikimet online për leje pune dhe qëndrimi në rastet kur punësohet forcë e huaj punëtore;Përgatit formularët dhe shtojcat e kontratave për procesin e promovimit/ transferimit të punonjësve dhe të trajnimeve;Kryen rishikime të herë pas hershme të të gjitha dosjeve të punonjësve dhe dokumentacioneve të tjera
që të sigurohet për saktësinë pajtueshmërinë me legjislacionin përkatës dhe procedurat në nivel kompanie.Përgjegjës për të përpunuar të dhënat e punonjësve në HR Software;Përgatit, mirëmban databazën e benefiteve dhe përfitimeve për çdo pozicion;Përgatit vërtetime, librezat e punës & të sigurimeve në bazë të kërkesës së punonjësve;Ndjek dhe evidenton lejet e zakonshme të punonjësve, kryen regjistrimet në database;Përgjegjës për të informuar të gjithë punonjësit për procedurat e departamentit të BNJ;Përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave të punonjësve.
Eksperiencat e punës:
Minimumi 3 vite eksperiencë pune në Burime Njerëzore;Eksperienca e punës në kompani me aktivitet të ngjashëm është avantazh.
Aftësi të tjera:
Të ketë kryer arsimin e lartë, Fakulteti Ekonomik;Të ketë njohuri të mira të programeve të paketës Microsoft Office;Të ketë njohuri shumë te mira të gjuhës Angleze;Të ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe të jetë i aftë të punojë në afate të përcaktuara kohore;Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi të shkruar, verbal dhe ndërpersonal;Të ketë aftësi të mira prezantimi.
Kushtet e Punës:
Balfin Real Estate and Hospitality është një punëdhënës me mundësi të barabarta që ofron një mjedis pune profesional dhe dinamik, një paketë tërheqëse kompensimi dhe përfitimesh dhe mundësi për të shpalosur plotësisht potencialin tuaj profesional.
Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre dhe letrën e motivimit në këtë link
Afati i dorëzimit: 31/01/2024
*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Apliko