Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Administrator Sistemi, Divizionit IT

    Administrator Sistemi, Divizionit IT







    Tirane



    Tipi

    me orar te plote



    Fusha | Profili i punes

    Informatike | ProgramimIT | TIK | Informatike EkonomikeMenaxhim



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Union Bank operon prej më shumë se 18 vitesh në tregun shqiptar e pozicionuar si një bankë e shëndetshme dhe e qëndrueshme ku nëpërmjet një rrjeti të gjerë prej 32 degësh dhe 68 ATM në qytetet më kryesore të Shqipërisë, u shërben me profesionalizëm mbi 270,000 klientëve. Prej fillimit të aktivitetit në vitin 2006, banka ka shënuar një rritje domethënëse në tregun bankar duke arritur mbi 1 miliard Euro asete.

    Union Bank ofron një kulturë pune ku vlerësohet diversiteti, ku çdo pjesëtar i skuadrës është shumë i rëndësishëm për suksesin e biznesit prandaj impenjohemi maksimalisht të krijojmë një ambient motivues, gjithëpërfshirës dhe me shanse të barabarta zhvillimi. Gjithashtu ne investojmë në mënyrë të vazhdueshme në trajnimin dhe zhvillimin e punonjësve për të ofruar një eksperiencë të shkëlqyer bankare për klientët tanë.

    Ne vlerësojmë profesionistët e kualifikuar, besnik dhe të përkushtuar si asetin tonë më të çmuar prandaj kërkojmë kandidatë të përshtatshëm që të bëhen pjesë e skuadrës në Divizionit IT ju ftojmë të aplikoni për tu bërë pjesë e skuadrës në pozicionin:

    Administrator Sistemi​
    Detyrat dhe Përgjegjësitë kryesore:

    Administron dhe mirëmban serverat në platformat Windows dhe Linux;
    Administron dhe mirëmban platformën Microsoft/Office 365;
    Dizenjon dhe administron virtualizimin e sistemeve në Windows dhe Linux;
    Dizenjon dhe mirëmban sistemet në ambientet e vazhdimësisë së biznesit;
    Administron arkivat afatshkurtra dhe afatgjata të databazave dhe skedarëve;
    Mban të gjitha sistemet në administrim në versione të rifreskuara në aspektin funksional dhe atë të sigurisë;
    Përcakton parametrat optimale të sigurisë në sistemet në administrim;
    Kryen rol mbështetës për administratorin e rrjeteve;
    Profili Individual:

    Diplomë Universitare në degën Informatikë, Elektronikë ose fusha të tjera të ngjashme;
    Minimumi 3 vite eksperiencë në administrimin e sistemeve Linux dhe Microsoft Windows;
    Eksperiencë me sistemet virtuale;
    Eksperiencë me ‘Bakup & Tape Libraries’;
    Çertifikatë për System Administrator ose System Engineer në Unix dhe Microsoft përbën avantazh;
    Eksperiencë me shell scripts, PHP, Python or Perl;
    Eksperiencë me infrastrukturën e rrjeteve (konfigurime Firewall, WAN, Wireless). Çertifikime në teknologjinë CISCO përbën avantazh;
    Aftësi të tjera:

    Aftësi shumë të mira të komunikimit, i/e prirur të ndërtojë marrëdhënie kontruktive me kolegët;
    I/E aftë të përballoje volumin e punës dhe proaktiv;
    I/E aftë të punojë në grup dhe të përballojë disa detyra njëkohësisht;
    Aftësi shumë të mira në zgjidhjen e problemeve, aftësi organizuese shumë të mira të punës, dhe i/e vëmendshëm ndaj detajeve;
    I/E aftë të punojë në projekte në grup, sens të lartë përgjeshshmërie dhe me iniciativë për proceset e punës;
    Njohuri të avancuara të gjuhës Angleze.

    Personat e interesuar për pozicionin duhet të dërgojnë dokumentat:
    CV
    Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin

    Dokumentat duhet të dërgohen në adresën e-mail: [email protected]

    Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.

    Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
    Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
    Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
    Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në [email protected].


     




    Apply


    WhatsApp

















    Union Bank
    Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane
    Fax: +355 4 2272 880
    [email protected] | www.unionbank.al
Working...
X