Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Aplikimet per pune - shfryhu Gento!

    Aplikimet per pune - shfryhu Gento!






    parantezë:
    Genti punon part time edhe si Headhunter për disa klientë…
    së fundmi kishte publikuar tek www.njoftime.com një pozicion për menaxher/e marketingu
    Beni nga njoftime.com njihet prej kohësh me Gentin, e pa në skype me jeshile
    dhe u interesua mbi rezultatin dhe rezonancën që kish patur për këtë pozicion.
    Më poshtë biseda me shkurtime:

    Beni - njoftime.com:
    c´kemi Gento?

    Genti-Headhunter:
    Beno, mireee´?

    Beni:
    a të punon micro?

    Genti:
    jo më janë prish kufjet, nuk e di ca ka - kinez hesapi - ja ti them Jonidës…

    Beni :
    nejse...vazhdojmë si pianista me tastier-chat
    Gento, si doli pozicioni i menaxherit?

    Genti:
    mirë mo mir, ok!

    Beni :
    Sa emaila të erdhën?

    Genti:
    nja ~ 90 copë ….po c´e do numrin, o Ben, të gjitha në kosh!

    Beni :
    ooou?

    Genti:
    c´i do, per pastërma?!
    Yyyy o burra, dërgo emaila kot! …me të ngrejt nervat..

    as nuk e marrin mundimin me lexu se c´a kërkohet?! c´a s´kërkohet?!
    1-2-3-4 pikat që kërkoja, që ti e di, une shkruj qartë dhe shkoqur!
    ...
    po jo mor lal, as që ja fishkëllejnë fare, se ca shkrun ti!
    lef ti lef, se lef bukur!
    më e forta ishte njona:
    “e lexova deri në fund ofertën tuaj dhe të gjitha ca kerkoni , unë i plotësoj,
    doni t'ju nis edhe një CV?”
    …...
    per pak ja rrasa me kepucë ekranit!

    unë them: shoqerojeni kërkesën tuaj me një letër motivuese!

    ti ma sjell emailin e bardhe ose vetëm me pershendetje.
    me titull: CV
    me email: [email protected]

    Beni:
    jo mo?

    Genti:
    po kur te vijnë cv, në cc edhe me nja 10 emaila dhe firma të tjera?

    Beni:
    bo bo!

    Genti:
    ke nevojë ta hapësh këtë email?
    copy+paste CV, attach në email dhe op xhixhi!
    pse kshu bohet? …na shoku, do edhe nga une nja 2 mega CV?

    Ne kosh! Delete! Delete! …vecse Delete! …
    ….
    më i miri, shkrun edhe 2 rreshta shoqerues, qe te boj pershtypje, kupto ti?
    po s´thot asgjo!
    dhe në ato 2 rreshta, sa gabime ka? - thu ti…….

    kur s´di me shkrujt shqip, ke nevojë te shofësh a ka TOEFL-in?
    apo sa kurse dhe trajnime ka bo?
    ...
    Kur tjetri s´di me shkrujt as 1 email....
    as titull, as kokë, as kembë...
    ku i co mushka?
    këta, edhe ta kesh biznesin flori, ta hedhin në erë!
    ...
    ti shkrun: ju lutem CV me foto!
    po pse, do me dit njeri, se ca do ti?
    ...
    Po edhe ata që e kanë me foto CV-në, e kanë o nga celulari, o webkami, o nga albumet e fejsbukut
    …une ala nuk e kuptoj kët popull!
    dhe thonë pastaj, ne nuk jemi korrekt, ne nuk kthejmë përgjigje!

    Beni:
    Gento, une s´ja kam shumë idenë,
    por, në lidhje me fotot, më bëjnë përshtypje ato që vendosen në objektet e banimit për shitje
    po them: objekti kushton minimumi 70.000 Euro, po vendos 2 foto tamam, ta hajë dreqi, se nuk je duke shit kumblla!
    le që edhe kumbullat po si fotografove tamam...
    si duket nuk ka hyrë akoma fryma e fotos profesionale?!
    Genti:
    po ca kumblla thu ti?!
    ore ke une nuk kanë shans këta, se e di ti si e kam klientelën..dhe pozicionet
    po diku do hanë bukë edhe këta, i zejnë derën tjetrit,
    ai i mban nja 3 muj dhe kshu shkon kjo punë, hidh e prit

    Beni:
    dmth dobët ë?...kanë ikur të hajrit?
    Genti:
    ka mo ka, po shumica është përtokë
    më pyte për numrin e kandidatëve, prandaj të sqarova, që nuk më hyn në hesap numri!
    ...
    në fakt 4 kandidatë, ku nuhata dicka, i ftova në intervistë
    do ti, ishin për së mbari!!!
    u thashë:
    gjynof!
    keni gjithë kët bagazh, por nuk dini ta tregoni!
    po si do prezantoni nesër, produktet e firmes tek klientët? tek partnerët?

    Beni:
    c´a nuhate?

    Genti:
    po ky osht sekreti i zanotit, po s´pate nuhatje, do hash dhe
    në fakt qysh ke rreshtat e parë e thith tjetrin, bon, s´bon
    shikimi parë, ka a s´ka bagazh
    ….
    po jo kshu, copy + paste cdo gjë,
    CV -ja hajt ok, 99 % jane me Europass
    po dallohet elementi qysh ke hyrja qe i bon muhabetit në email, ke tjetra...ke tjetra..
    pastaj, 2 kishin punu në pozicione të ngjashme..
    dhe ne subjekte qe ishin sagllom..

    Beni :
    si sagllom?

    Genti:
    ore ka subjekte, ku ti hyn ush e del kapterr! Me thuj kë ke pat shef dhe mos fol mo!
    ...
    Beno, i ka zanati keto, u bona vite… të skanojmë në ajër! I njef njerzit ti, a jo?!

    Beni :
    po prandaj të pyeta!
    po me sa shof unë, muhabeti caloka shumë tek komunikimi..prezantimi i kanditatit në letër?!
    Genti:
    po ca flet!?
    po ku ta njof unë tjetrin, pervec se nga ca shkru në email?!
    ....po nuhata gjo, pastaj, e guglloj ne linkedin, fejsbuk.. e di vetë ti…

    Beni :
    po a ka kurse, a ka trajnime, materiale për këto gjëra?

    Genti:
    sa të han qentë! Plot është interneti!
    Po ca trajnimi u dashka, me i kthy përgjigje kërkesës, amon?
    se ma hoqën petllën, do shkencë me shkrujt 5 rreshta?!?!
    Lexo ca po kërkoj dhe kapi 1 nga 1 e thuj, na 1 na 2 na 3…..
    po kanë bo nga një hale me shkollë, mër Ben!

    Beni :
    si do qoftë, nëse ke disa mustra CV, letra motivuese, apo këshilla
    që duhen mbajt parasysh... mi nis me email.. ti vejmë diku, kush ka qef me ecë, le ti lexojë.
    Genti:
    … e ke kot.. nuk mushin!
    i dinë të gjitha ..edhe dreqin e din!
    po ca gjona nuk janë me të thon, janë me të dhon!
    Këta më duhen mu!

    Beni :
    e kam te qartë! po... për ata që mushin e kam fjalën!…..
    a më jep leje ti publikoj ato cfarë shkrujte më lart?

    Genti:
    jepi shoku, në fakt u shfryva i cik dhe e kom nxi pak,
    po i ka zanati kto, të fryjnë, të trashin robt!
    a nigjo..ndrysho i cik emrin…dhe ca gjona aty sipër fshiji, se e di ti, Tirona sa nje tepsi byreku osht!

    Beni :
    pa merak!
    mos harro, më sill ato materialet me email...
    falemnderit.. dëgjohemi!

     




    Contact


    WhatsApp
















    Company logo
    [email protected] | +355 698055678
Working...
X