Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, kërkoj pune kërkoj pune turni II Konsulente Shitje

    Tirane, kërkoj pune kërkoj pune turni II Konsulente Shitje







    Tirane



    Tipi

    turni II



    Fusha | Profili i punes

    Inxh. Mekanike | MekatronikSherbim KlientiShites/e | Kasier/e



    Gjuha

    anglisht



    Eksperienca



    vetem me eksperience







    Klimateknika TB2 sh.p.k. Është shoqëri lider në treg, e cila operon në fushën e sistemeve HVAC. Shoqëria dizenjon, implementon dhe mirëmban sistemet e ngrohjes, ventilimit, kondicionimit të ajrit dhe sistemet solare termale, duke përfshirë aplikimet civile dhe industriale, në të njëjtën linjë me eficiencën standarde të energjisë shqiptare dhe europiane. Duke u bazuar në teknologjinë më të avancuar dhe me një staf të kualifikuar teknikësh dhe inxhinierësh me experiencë, shërbimet e Klimateknika janë të disponueshëm jo vetëm për tregun Shqiptar por edhe më gjerë.
    * * *
    Për te suportuar strategjitë e saj të zhvillimit, Klimateknika kërkon të rekrutojë dhe zgjerojë stafin e saj me: Konsulent Shitje.

    Detyrat dhe Përgjegjësitë:


    Pritja dhe përshëndetja e klientëve në showroom dhe përqasja e tyre me respekt dhe kujdes;
    Prezantimi i produkteve në mënyrë të qartë duke përfshirë specifikat teknike, karakteristikat kryesore dhe kushtet e montimit;
    Përgjigja efikase dhe të shpejtë në rrjetet sociale dhe në telefon, duke siguruar informacionin e nevojshëm dhe shërbyer si burim i besueshëm për klientët;
    Koordinimi i kthimit të pergjigjeve në telefon fiks dhe celular në kohë reale për të plotësuar nevojat e klientëve;
    Përgatitja dhe dërgimi i preventiveve në Excel tek klientët;
    Hedhja e porosive në sistemin Odoo pas konfirmimit të tyre, duke siguruar një rrjedhë të qëndrueshme të informacionit dhe përpunimin e tyre efikas;
    Koordinimi me grupin teknik për planifikimin dhe realizimin e montimit të produkteve të hedhura në grafik, duke siguruar që procesi të jetë i koordinuar me klientin;
    Ndjekja dhe konfirmimi i pagesave gjatë procesit të montimit për të siguruar që të gjitha transaksionet të jenë të drejta dhe të realizohen me sukses;
    Plotësimi i raportit të punës në fund të çdo dite, duke përfshirë detyrat e kryera dhe ato të lëna pezull për të ruajtur transparencën dhe përgjegjësinë në punë;
    Monitorimi i konfirmimit të marrjes së garancisë nga klienti dhe ngarkimi i fotos së garancisë me firmën e klientit në sistem;
    Koordinim me teknikun që mbas cdo montimi klienti të firmosë dhe të ruajë me fotografi dokumentacionin e nevojshëm për të raportuar tek shitja;
    Bashkëpunimi me personat përgjegjës të departamentit për të zgjidhur çdo paqartësi ose problem që mund të lindë gjatë procesit të shitjes;

    Kualifikimet:

    Diplome Bachelor Administrim Biznes, Ekonomik etj…
    Të zotëroj programet bazë të kompjuterit;
    Aftësi të mira të gjuhës Angleze.
    Aftësi të mira analitike, koordinuese dhe organizative.
    Me iniciative dhe i/e aftë të punojë në menyrë të pavarur;
    Fleksibël në orare;
    Për të aplikuar për këtë pozicion ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën:[email protected] me subjekt “Konsulent Shitje” ose kontaktoni në numer celular 0688084154.

    Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë pune.
    *Çdo informacion që do të paraqesin kandidatet lidhur me shprehjen e interesit të tyre për sa më sipër, do të trajtohet me një nivel sigurie të standarteve më të larta për ruajtjen dhe përpunimin e këtyre të dhënave në përputhje të plote me parashikimet e ligjit nr. 9887 datë 10.03.2008 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” i ndryshuar dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

    Cel. : +355 68 808 4154

     




    Contact


    WhatsApp




















    Location information




    Open in maps







    address
    Tirane, Shqiperi
Working...
X