Tirane, kërkoj kërkoj Mjek i Përgjithshëm
Tirane
Tipi
me orar te plote
Fusha | Profili i punes
Mjekesi
Gjuha
anglishtitalisht
Eksperienca
vetem me eksperience
Titulli i Pozicionit: Mjek i Përgjithshëm
Lloji i Pozicionit: Kohë e plotë
Barleti Medical Group kërkon të rekrutojë një Mjek të Përgjithshëm për të qenë pjesë e ekipit të tij mjekësor multidisiplinar, me fokus në ofrimin e kujdesit cilësor dhe të gjithanshëm për pacientët.
Si pjesë e ekipit tonë, mjeku do të marrë pjesë në diagnostikimin dhe trajtimin e një game të gjerë të sëmundjeve akute dhe kronike, duke ofruar këshillime për një mënyrë jetese të shëndetshme dhe ndjekjen e gjendjes shëndetësore të pacientëve të të gjitha moshave.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË KRYESORE:
Ofrimi i Kujdesit Shëndetësor për Pacientët:
Mjeku i përgjithshëm është përgjegjës për diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, duke përfshirë trajtimin e sëmundjeve akute dhe kronike.
Ai duhet të ofrojë kujdes të personalizuar për çdo pacient, duke u bazuar në nevojat shëndetësore individuale dhe të sigurojë që trajtimet e rekomanduara përputhen me protokollet kombëtare të shëndetësisë.
Vlerësimi Klinik dhe Menaxhimi i Emergjencave Mjekësore:
Të vlerësojë shpejt dhe me saktësi gjendjen shëndetësore të pacientëve që paraqiten me emergjenca mjekësore. Kjo përfshin administrimin e ndihmës së parë, stabilizimin e pacientit dhe, kur është e nevojshme, referimin për trajtim të mëtejshëm të specializuar.
Në raste urgjente, mjeku duhet të jetë i aftë të kryejë procedura të ringjalljes kardiopulmonare dhe të organizojë transportin e pacientëve.
Kujdesi Parësor dhe Trajtimi i Sëmundjeve Kronike:
Mjeku ka për detyrë të ndjekë pacientët me sëmundje kronike, duke siguruar që ata marrin trajtimin e duhur dhe monitorimin e vazhdueshëm. Kjo përfshin trajtimin e sëmundjeve si hipertensioni, diabeti, sëmundjet e zemrës dhe sëmundjet e tjera që kërkojnë ndjekje të gjatë.
Mjeku gjithashtu duhet të këshillojë pacientët për mënyrat e përmirësimit të stilit të jetesës, duke përfshirë ushqimin, aktivitetin fizik dhe parandalimin e sëmundjeve.
Referimi për Konsulta të Specializuara:
Kur e gjykon të nevojshme, mjeku i përgjithshëm duhet të referojë pacientët për konsulta të specializuara ose për ekzaminime të avancuara. Ky proces përfshin koordinimin me mjekët specialistë dhe sigurimin që pacienti të ketë akses në kujdesin e duhur në kohë.
Edukimi i Pacientëve dhe Promocioni Shëndetësor:
Mjeku ka një rol të rëndësishëm në edukimin e pacientëve dhe komunitetit për çështjet e kujdesit shëndetësor. Kjo përfshin ofrimin e këshillave për parandalimin e sëmundjeve, promovimin e vaksinimeve, dhe edukimin mbi mënyrën e jetesës së shëndetshme.
Mbajtja e Dokumentacionit Mjekësor:
Mjeku duhet të sigurojë që çdo procedurë, vizitë apo konsultë të dokumentohet saktësisht në kartelat mjekësore të pacientëve. Kjo përfshin përshkrimin e mjekimit, diagnozave, ekzaminimeve dhe rekomandimeve për trajtime të mëtejshme.
Menaxhimi i Barnave dhe Recetave Mjekësore:
Mjeku duhet të përshkruajë barnat duke respektuar protokollet e miratuara dhe listën e barnave të rimbursueshme ose jo, duke siguruar që pacientët të marrin terapitë e duhura.
Ai gjithashtu duhet të ndjekë me kujdes përdorimin e barnave për të parandaluar efektet anësore apo ndërveprimet e padëshiruara.
Mbështetja për Pacientët në Shtëpi:
Mjeku i përgjithshëm është përgjegjës për ofrimin e shërbimeve shëndetësore në shtëpi. Kjo përfshin vizita të rregullta për pacientët geriartrikë, tetraplegjikë, paraplegjikë, të verbër dhe ata me sëmundje kronike që kërkojnë mbështetje të vazhdueshme.
KUALIFIKIMET E KËRKUARA:
Diplomë në Mjekësi e Përgjithshme
Eksperiencë të paktën 3 vite në ushtrimin e profesionit;
Leje të Ushtrimit të Profesionit;
Njohuri të thella mbi kujdesin ambulator dhe menaxhimin e rasteve urgjente
Aftësi të mira komunikuese për të këshilluar pacientët dhe për të bashkëpunuar me profesionistët e tjerë shëndetësorë;
I/E motivuar të punojë pa supervizim;
Aftësi shumë të mira të manaxhimit të kohës;
Aftësi shumë të mira për të punuar në skuader, të arrije punë cilësore me minimumin e mbikëqyrjes;
I/E pergjegjshem dhe të ruaje konfidencialitetin e informacionit;
Aplikimi:
Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 20 Tetor 2024, Ora 16:00 dokumentat e mëposhtme në adresën e burimeve njerëzore ([email protected]):
CV
Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
Në Subjektin e-mailit vendosni ‘ Mjek ’.
Ju informojmë se vetë kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.
Barleti Medical Group deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikantëve mbështetur në Ligjin Nr.9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2024”Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve në punë”. Të dhënat personale të aplikiantëve janë kryesishtë të dhënat e deklaruara nga ata në CV-të e tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentacionet e tjera të paraqitura nga ata.
Contact