Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, shes Vile 5+1+A Kati 3, 465 m² 750.000 Euro (Secret Garden Residence, Tirane)









    Zona/Rruga : Secret Garden Residence, Tirane

    VILË 4 KATËSHE *PREMIUM* - TEG (Secret Garden Residence) 11 Dhoma në Total, 6Dh. Gjumi, 4 Wc - 4 Poste Parkimi (250,000€ Investimi & Kompletimi)

    Shitet Okazion: VILË 4 KATE (Premium) - TEG (Secret Garden Residence) 465m2 Ndertim (250.000€ ka kushtuar vetëm Investimi) 11 Dhoma ne Total - 6 Dh. Gjumi & 4wc -4 poste Parkimi - Xhakuzi & Sauna - 462m2 Truall | Investimi dhe Cilesia e Materialeve dhe Pajisjeve qe jane insvestuar ne Vilë jane TOP OF THE LINE dhe të zgjedhura me kujdes dhe të importuara nga Gjermania dhe Italia.


    - Vila është vit ndërtimi 2017 me një sipërfaqe Trualli të madhe dhe të investuar maksimalisht
    - Eshtë dizenjuar me Arkitekt në perfeksion me një investim marramëndës dhe me një organizim dhe shfrytëzim të pronës në çdo centimetër të saj
    - Çdo gjë është bërë nga fillimi dhe çdo material dhe investim është i marr në Gjermani dhe Itali
    - Vila ka diell gjatë gjithë ditës është super e ndriçuar nga dielli, me pamje të lirë me horizont dhe karakterizohet nga qetësia absolute.


    **** Lexoni te Gjitha detajet me poshte *****


    Q3184


    Të dhënat e ndarjes


    - Sipërfaqe Truall : 462 m2
    - Sipërfaqe Ndërtim : 465.12 m2
    - Kati Nëntokë : 98 m2
    - Kati Përdhe : 196 m2
    - Kati Parë : 101.12 m2
    - Kati Dytë : 70 m2
    - Me hipotekë të rregulltë
    - Katet total : 4
    - Vit ndërtimi : 2017




    - Vila është e përbëre nga :


    - 6 Dhoma gjumi
    - 1 Sallon i madh
    - 1 Kuzhinë e Madhe me trapezarinë
    - 4 Tualete
    - 4 Korridor
    - 6 Ballkone
    - 1 Dhomë teknike
    - 1 Dhomë Garderobë
    - 1 Lavanteri
    - 1 Dhomë Xhakuzi & Sauna
    - 4 Poste Parkimi
    - 1 Oborr & Lulishte
    - 1 Magazinë Jashte Viles


    ***** Vila ka Gjithashtu dhe Vendin e Ashensorit per te 4 katet ****




    DETAJE TË INVESTIMIT


    - Vilë është projektuar dhe dizenjuar me Arkitekt, çdo hapsirë është shfrytëzur në maksimum, ështē e kuruar në detaje në çdo cep të saj brenda dhe jashtë. Pothuajse e Pabanuar, si dhe ka një Investim Marramendës
    - Çatia e vilës është punim Dru me Binarë të trashë, nga jashte është e punuar me Tullë Qeramike dhe Pllaka Mermeri cilësore. Vila është e veshur me pllaka Guri "Rehau"
    - Gjithë vila ka Sistem për të siguruar Termoizolimin, Hidroizolimin dhe Izolimin Akustik të saj
    - Oborri është mbjellur me bar dhe mirëmbahet me Bahçevan. Është shtruar me Pllaka guri dhe e gjithë vila nga jashtë rrethohet me kangjella dhe Peme të larta
    - Trualli i vilës ka hapsirë për 4 Makina të Parkuara
    - Sistemi i ngrohjes/ftohjes është Chiller Qendror, instaluar nën dysheme, i markes "MITSUBISHI" i blerë në Gjermani me vlerën 56,000€
    - Sistemi elektrik është bërë i gjithi nga "Alba Elektrik" dhe një pjesë e mirë e ambazhureve apo spoteve është sjellë nga Gjermania
    - Vetratat janë Tripleks Xham termiko-plastik të markes "REHAU", cilësore në izolimin e zhurmave, rregullimin e temperatures dhe lageshtirës
    -Vila është në versionin SMART HOME ku çdo gjë nga (sistemi i ngrohjes, ndriçimi,grillat, TV, pajisjet ejt) komandohen nga telefoni,
    - Parketi i shtruar në ambiente të caktuara është i markës "Parador"
    - Lyer me bojë Premium ekologjike, e cilësisë së pare, dhe vetëm Lyerja ka Kushtuar 8000€.
    - Gjithashtu Vila Ka vendin per Mondim Ashensori Gati per 4 Katet.
    - Vila ka një Oxhak Funksional, Ambient të veçantë për Sauna & Jakuzzi, si dhe çdo Eektroshtëpiake është e markës "BOSCH", sjellë nga jashtë
    - Vila ka të instaluar dhe një Depozitë uji 500 Litra me ujë të Filtruar dhe të pijshëm


    - ZONA: Rezidenca "SECRET GARDEN" është 9 Km larg nga Qendra e Tiranës. Një ndër komplekset më të mira, me administrim/mirëmbajtje dhe Siguri 24 orë, me infrastrukturë moderne, që ofron një jetesë të qetë në një komunitet Elitar me Privatësi maksimale
    - Zona përrreth është e zhvilluar me komplekse banimi si Rolling Hills Luxury Residence, pranë ka TEG-un, Tirana International School dhe World Academy of Tirana


    *** **** **** *** ****

    KATI NËNTOKË është i përbërë nga :


    - 1 Dhomë gjumi e mobiluar me 2 krevate tek + Dollap inkaso +TV plazëm 42 polësh "Samsung"
    - 1 Garderobë me dollape inkaso
    - 1 Xhakuzi me hidormasazh dhe SAUNA
    - 1 Tualet me Hidrosanitare të marra nga jashtë, pasqyrë me Touch dhe me dritare
    - 1 Lavanteri me dollape dhe lavatriçe dhe tharëse "LG"
    - 1 Korridor shtruar me pllaka guri, dekoruar me Led llampa/ tavane te varura dhe piktura




    KATI PËRDHE është i përbërë nga :


    - 1 Sallon i madh me Oxhak funksional
    - Soxhorno e mobiluar me Poltrone të marra me Porosi super të shtrenjta & cilësore
    - Pajisur me Tv Plazem Gjigand, Tavolinë druri dhe llampadar ( salloni ka dhe dalje në oborr )
    - 1 Kuzhinë e kompletuar, kundrabufe cilësore dhe banak. Elektroshtëpiaket janë të gjitha BOSCH si : Mikroval, Aspirator, Sobë, Pianuar, Frigorifer etj
    - Pajisur me Tavolinë ngrënie me 6 karrige
    - 1 Korridor me hapësirë, dollap këpucësh, pasqyra dekoruese
    - 1 Tualet me Dritare, me hidrosanitare cilësore dhe pasqyrë me touch
    - 2 Ballkone, njeri pajisur me xhakuzi jashtë me Hidromasazh


    KATI PARË është i përbërë nga :

    - 3 Dhoma gjumi të mobiluara me krevat dopio dhe dyshek, pajisur me dollap inkaso dhe TV
    - 1 Korridor
    - 1 Tualet të mirë investuar me dritare dhe pasqyrë
    - 2 Ballkone




    - KATI I DYTË është i përbërë nga :
    - 2 Dhoma gjumi- Dhoma matrimoniale është gjigande me super krevat dhe dollape të mëdhenj me TV dhe me dalje ballkon
    - 1 Ballkon
    - 1 Tualet
    - 1 Korridor me hapësirë

    *** **** **** *** ****
    - Vila është pothuajse e Pabanuar çdo që e Re dhe Cilësore. Për një jetese me kushtet Elitare, qe vila dhe kompleksi ti ofron më së miri. Një vilë ëndrrash e sapo dale në treg me çmim okazion dhe që vlen më shumë se çmimi që po shitet për karakteristikat dhe detajet që ka. 👍




    ÇMIMI : 750,000€ ( OKAZION )






    Për më shumë kontaktoni ne whatsapp: 0684780043





    Cel. : 0684780043


    WhatsApp
Working...
X