Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Okazion, Shitet Ndërtes 3-Kate, ideale për 2-familje punime & materiale mjaft cilësore, sip.ndërtuar 320m², Cmimi 900€/m², në rr. Fuat Toptani / Ejup Kastrati, mbi Vilat Gjermane Tirane








    Okazion, Shitet Ndërtes 3-Kate, ideale për 2-familje punime & materiale mjaft cilësore, sip.ndërtuar 320m², Cmimi 900€/m², në rr. Fuat Toptani / Ejup Kastrati, mbi Vilat Gjermane Tirane









































    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    2 Qyteti Studenti | Sauk





    Tipi



    Vile





    Siperfaqja m²



    320





    Nr dhoma



    4+1





    Kati

    Kati

    3





    Cmimi Euro

    285000








    Shitet: OKAZION !!!! Ndërtesa/Shtëpia e Re 3-katëshe, plus papa fingo, me materiale dhe punime mjaft cilësore, në një zonë të preferuar, të pastër, panoramike dhe të qetë mbi Vilat Gjermane/tek Depot e Ujit, në Rr."Fuat Toptani" / Rrugica "Ejup Kastrati"
    Ndërtesa është mbi një truall: Sipërfaqa e parcelës ndërtimore prej 182m2 dhe sipërfaqa e njollës së ndërtimit në katin përdhes është 92m2 (bashkë me shkallët për tu ngjitur në katet e tjera ), si dhe hapsira për 2-garazhe 35m2, ndërsa kati parë banim dhe i dyti/ose dyti dhe i treti janë me nga 112.1 m2, secili dhe në total Sipërfaqe e ndërtuar banim është 315.9 m2
    Zona dhe pozicioni ndërtesës:Ndërtesa është në një zonë dhe pozicion të ngritur të kodrave të Tiranës, në jug-lindje të saj, nga ku duket qendra Tiranes dhe kodrat e Saukut. Zonë, e cila është e mbushur me vila dhe ndërtesa të reja 3-4 katëshe dhe aktualisht kalon një linjë autobusi që lidh qendrën e Tiranës me zonën e vilave gjermane (fakulteti ekonomik) deri tek depot e ujit. Kjo zonë shumë shpejt do të futet në një shërbim urban më të zhvilluar, përveç linjës ekzistuese do të ketë edhe linjat të tjera që do ta lidhin me Rr.Mihal Grameno (tregun elektrik) dhe me zonën e Ali Demit deri në unazë tek Brryli.
    Ndërtesa është me arkitekturë dhe projekt inxhinierik bashkëkohor, e konceptuar për ndërtesë banimi me 3-kate dhe me oborr përpara për parkimin e automjeteve.
    Tipi i ndërtesës është me themele, kollona dhe ndarje mes kateve me beton-arme të derdhur, ndërsa muret janë me dopio tullë (të gjëra) dhe e gjithë ndërtesa e veshur nga jashtë me tulla dhe gurë dekorative.
    Shkallët janë të brendshme, me dritë natyrale, në anë të kateve, me shesh-pushime në çdo kat, duke vazhduar deri në soletën/tarracën e ndërtesës. Në hyrje të shkallëve (pjesa ballore e ndërtesës) nga jashtë shkallëve ekziston mundësia e instalimit të një ashensori.
    Kati i përdhes i Ndërtesës, me sipërfaqe 73 m2 është konceptuar dhe përshtatur kryesisht si sipërfaqe për aktivitet tregtar(bar-kafe…etj), pjesa përpara e oborrit/parkim e verandë, pasi i tillë është terreni me dis-nivel.
    Kati parë banimi/2-ti teknik: me sipërfaqe ndërtimi 112.1m2. Nga shkallët (shesh-pushimi) nëpërmejt një dere të gjërë (prej druri) kryesore futesh në koridorin e bollshëm (në formë katrore) dhe nga koridori mund të futesh nëtë gjitha pjesët e tjera.(në 2-dhomat e gjumit, në 2-banjot dhe pjesën e ndënjes/sogiornon dhe nga pjesa e ndënjes kalohet në ballkon-llozhë).
    Kati dytë banimi/3-ti teknik:me sipërfaqe ndërtimi 112.1m2 ka të njëjtën planimetri dhe strukturë si kati i parë të banimit.
    Tarraca/Soleta ose Papafingo/Çatia: Në tarracë ngjitesh me shkallë si në katet e më të ulëta, tarraca është e rrethuar me një bordurë muri (1.2m lart) dhe janë bërë hidro dhe termo-izolimi. Tarraca lejon/ose ekzistojnë të gjitha mundësitë për ngritjen e një Papafingo ose Çati, pasi projekti që në fillim ka qenë i konceptuar për Papafingo, dërkohë tarraca mund të shfrytëzohet edhe për një pishinë, pasi e lejojnë të gjitha parametrat teknikë.
    Sistemet/impiantet qendrore të ngrohjes, gazifikimit janë të instaluara dhe përfunduara sipas të gjitha parametrave teknikë të shfrytëzimit dhe të sigurisë. Temperatura e ambienteve të brendshme rregullohet me radiatorë në çdo pjesë.
    Sistemi hidraulik dhe elektrik është i kompletuar dhe përfunduar me materiale dhe pajisje mjaft cilësore, të ardhura nga gjermania.
    Të gjitha materialet e pajisjet janë siguruar në pjesën më të madhe nga Gjermania dhe janë marrë enkas për këtë ndërtesë. Punimet dhe materialet janë kryer me kujdesin dhe cilësinë më të mirë të mundshme, pasi kjo ndërtesë po realizohej për qellime banimi nga vetë investitori/ndërtuesi dhe jo për qëllime tregtimi. Të gjitha materialet e ndërtimit, pajisjet janë zgjedhur cilësore dhe punimet, montimet janë kryer dhe monitoruar nga vetë pronari.
    Dyert janë të gjitha prej druri dhe shumë cilësore, në ngjyrë mjalti të hapur, dritaret dhe dyert-e ballkove vetrata me dopio xham, me grila plastike. Dyshemeja dhe shkallët të shtruara me pllaka dhe mermer mjaft cilësor.
    Arsyet e Shitjes: Prona shitet për arsye të moskthimit më nga Gjermania të fëmijëve e familjes (të zotit të pronës).
    Dokumentacioni: Aktualisht prona është me Çertifikatë Pronësie, si për truallin dhe ndërtesën.
    Çmimi i shitjes së ndërtesës është: Ndërtesa me sipërfaqe totale 320m2 shitet me 900 euro(€)/m2, ose total 285'000 € euro.
    Adresa: Mbi Vilat Gjermane/tek Depot e Ujit, në Rr."Fuat Toptani" / Rrugica "Ejup Kastrati" adgss
    Cel: 069 62 81 433 adgss
    ************************************************** *****************
    A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare) Real-Estatae
    Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
    St.Unazës pranë Drejtorisë së Përgjitheshme Policisë së Shtetit/përball Min Jashtme, Tiranë
    Tel: +355(0) 42 340 855
    Cel: +355 (0) 69 62 81 433
    Email : [email protected]

     




    Contact


    WhatsApp




















    Lista me ofertat - okazione
Working...
X