Shitet apartament luksoz 3+1+2+2 në lagjen Komuna e Parisit.
Tirane
Nr. Njesia - Zona me e afert?
5 Komuna Parisit | Kristal Center
Tipi
apartament
Siperfaqja m²
136
m²
Nr dhoma
3+1
Kati
Kati
11
Cmimi Euro
300000
€
Shitet apartament luksoz 3+1+2+2 në lagjen Komuna e Parisit.
Adresa rruga, Medar Shtylla
Kati i 11 jo i fundit, pallati është 13 kate
KUJDES ! Kopjimi i te dhenave dhe fotove
ORIENTIMI
Orientimi i banesës nga perëndimi është totalisht I favorshëm, duke bërë që në verë e gjithë hapësira të jetë e freskët deri në orët e vona të darkës dhe në dimër shumica e dhomave kanë nevojë minimale për ngrohje dhe e ruajnë gjatë nxehtësinë. Kjo sjell kursimin e energjisë elektrike gjatë gjithë vitit.
PLANIMETRIA
Apartamenti ka një sipërfaqe prej 136.7m2 neto ,150m2 bruto (ne cmim perfshihet NETO) dhe përbëhet nga salloni, kuzhina, 3 dhoma gjumi, 2 korridore, 2 banja dhe 2 ballkone. Për të përmirësuar funksionimin e përditshëm zona e ditës është e ndarë nga zona e natës; ku salloni e kuzhina janë të konceptuara të hapura ndaj njëra-tjetrës, ndërsa dhomat e gjumit me korridorin që i bashkon dhe tualetin përkatës janë të vendosura së bashku. Nëse banorët e ri dëshirojnë, apartamenti ka mundësinë të shndërrohet lehtësisht në 2 apartamente më të vogla ose të shtohet një dhomë e vogël femijësh, një tualet apo garderobë në korridorin më të madh.
MOBILIMI
Aktualisht apartamenti ka një stil eklektik, pra marton disa stile të ndryshme së bashku (më së shumti farmhouse, bashkëkohor dhe antik). Në të gjithë apartamentin dyshemeja është e shtruar me parket të cilësisë më të lartë të tregut, në nuance neutrale, që mund të përshtatet me çdo lloj stili apo ngjyrash në mobilime të ardhshme të apartamentit. Mobiljet janë një miksim punimesh artizanale, mobiljesh tejet cilësore të krijuara jashtë serie dhe orendish të përzgjedhura nga dyqane në Tiranë apo jashtë Shqipërie. Mobilimi është I plotë dhe përfshin gjithçka që nevojitet, deri tek aksesorët dhe zbukurimet. Të gjitha këto janë arsyeja përse nuk mund të publikohen shumë foto të apartamentit në gjendjen aktuale, për të mënjanuar kopjimin e punës së dorës pa autorizim.
KOMPLEKSI
Apartamenti është banuar vetëm nga dy familje për shumë vjet dhe asnjë qiraxhi.
Është pjesë e një kompleksi cilësor, realizuar prej një nga ndërtuesve më të besueshëm në Tiranë. Kompleksi ka administrator dhe mundësi parkimi pa pagesë para pallatit në një hapësirë të mirëndriçuar. Kulla ka ashensor dhe përbëhet vetëm nga 2 shkallë, ku secila shkallë ka nga 3 hyrje për kat. Kjo e bën bashkëjetesën të qetë dhe jo kaotike. Shumica e banorëve jetojnë që prej ndërtimit të pallateve, I kanë shtëpitë e blera dhe janë familjarë. Në krahasim me pjesën dërrmuese të Tiranës, ky kompleks ka shume pak qiraxhinj dhe studenta.
I gjithe Kompleksi ka vendparkimi vetem per banoret e pallatit me nje kosto prej 1000 lekesh per familje ne muaj.
LAGJJA
Komuna e Parisit është një lagje ku mund të jetohet pa përdorur makinën, pasi gjithçka të nevojitet ndodhet vetëm pak metra larg. Vetë kompleksi I pallateve ka një larmishmëri të madhe biznesesh në katet e para, përfshi furrë buke, parukeri, farmaci, fruta perime, minimarket, rrobaqepsi, gjelltore, bar, restorant, këpucar, kancelari, pastrim kimik, etj.
Të gjitha paisjet elektroshtëpiake klasi enërgjise A+++ po ashtu dhe kondicionimi inverter A+++ ekologjik me gaz-R32 në të gjitha dhomat
Cdo dhomë e pajisur me smart Tv
Salloni Tv 65 inch QLED Q90 4K
Shitet e mobiluar , okazion me cilësine dhe zonën(nuk
Mund te jap me shum detaje me foto per arsye privatesie)
Agjent dhe agjensi u lutem mos shqetsoni
Cmimi 300 000€
Nr Tel +393773777216 WhatsApp Viber
Ne rast se nuk pergjigjem dergoni text
Cel. : 00393773777216