Tirane,Shitet Kati I Shtëpi/Ndërtesë 2-kate,me oborr, tip2+1+kuzhinë+verandë, sip110m², Cmimi 170'000€, në rrugën Ali Visha pranë shkollës 9-Vjeçare O
Cmimi Euro
170000 €
Shitet: Vetëm kati i parë i Shtëpisë me 2-kate, me oborr, me sipërfaqe banimi të katit parë 110m2, e përbërë nga 2-dhoma gjumi,–pjesa a ndënjes/sogiorno, një kuzhinë më vehte, një banjo, me vendnfodhje pranë Shkollës 9-vjeçare "Osman Myderizi" ose godinave të qytetit studenti, shumë afër (5-minuta, rreth 500m) me rugën e Elbasanit/Liceun Artistik, apo ambasadën amerikane.
Zona ku gjendet Shtëpia: Eshtë një zonë e qetë, pastër, relativisht e gjelbëruar, me pak pjerrësi e kulluar dhe shumë afër me Rr.e Elbasanit një ndër arteriet kryesore të Tiranës. Zona ka qenë e projektur për zonë vilash qysh në vitet 1990 dhe aktualisht është e dominuar nga Vila dhe ndërtesat 3-4 katëshe. Aksesi/Hyrja në zonë mund të realizohet nga disa drejtime; nga rruga Elbasanit te Liceu Artistik, duke vazhduar tek Drejtoria e Higjenës, në ngjitje për në Qytetin Studenti (Rr. Budi) në të majtë te Shkolla Osman Myderizi(rreth 500m larg), ose nga drejtimi tjetër nga Shkolla e Baletit, tek BKT djathtas në Rr.Mihal Grameno, po djathtas në Rr. Ali Visha dhe menjëhere tek shkolla O. Myderizi(edhe kjo rreth 500m larg); drejtimi tjetër nga rruga e Elbasanit tek Ambasada Amerikane në ngjitje(rr. Stavro Vinjau në Rr. Budi dhe në të majtë tek shkolla.
Shtëpia/Ndërtesa 2-katëshe, është e ndërtuar me leje ndërtimi të rregullt para vitit 1990, në një sipërfaqe trualli total prej 250m2, dhe me njollë/sipërfaqe ndërtimi defakto 110m2, me oborr, çdo katë ka hyrje dhe portë më vehte, kati i dytë ka hyrjen nga mbrapa ndërtesës, ndërsa kati i parë nga para. Kati i parë është i ngritur nga niveli i tokës me 5-shkallë. Sipërfaqa e tokës/oborrit/bahçes për çdo kat është rreth 100m2, dhe ajo e katit parë është e mbjellë me pemë dru-frutore (portokalla, limona, etj).
Shtëpia është e rrethuar me avlli/kangjella dhe ka një portë hyrëse për në katin e parë, ndërsa kati i dytë ka portën e veçantë në anën tjetër të shtëpisë. Gjithashtu, kati i parë ka edhe një ambjent të mbyllur si garazh për 1-autoveture.
Konstruksioni i Shtëpisë/Ndërtesës 2-katëshe: Ndërtesa është me leje ndërtimi të rregullt qysh në vitin 1990-1991 dhe ka përfunduar në fund vitit 1992. Me projekt inxhinierik për shtëpi banimi me 2-kate. Ndërtesa është mjaft solide, pasi është me themele të thella (taban) dhe është përdorur hekur dhe beton të një marke mjaft të larte. Themelet jane të derdhur me beton-arme dhe me xoklature rreth 1m mbi nivelin e tokës. Kollonat janë me hekur beton dhe soletat me hekur beton të derdhur, ndërsa muret mbi 25cm gjëra janë me tulla të plota dhe të suvatuara brenda e jashtë.
Kati i parë Shtëpia/Apartamenti me sipërfaqe banimi 110m2 përbëhet nga: dy-dhoma gjumi të bollshme ku njëra është me dritare nga lindja, ndërsa tjetra nga perëndimi, pjesa e ndënjes/sogiorno e madhe me dritare nga veri/perëndimi, nga kuzhina e bollshme me vehte me kondra-bufe, pa paisjet elektro-shtëpiake(frigorifer,sobë) dhe dritare nga jug/perëndimi, një banjo të madhe të kompletuar(me vaskë) dhe me dritare nga veri/perëndimi, koridori i brendshëm i bollshëm. Gjithashtu, para se të futesh në derën krysore të apartamentit gjendet një verandë/sallon i bollshëm në formë llozhe me pamje nga jug/perëndimi.
Shtëpia/Apartamenti i bollshëm, me kubature të lartë, të gjitha pjesët me dritë dhe ajrosje natyrale, shtruar me pllaka cilësore ngjyrë bezhë në mjaltë, me dyer druri kafe në mjaltë, dritaret dura-alumin, muret të drejta suvatuara e lyera me boj-qielli hapur, tavanet me korniza dhe në ngjyrë bardha.
Shtëpia/Apartamenti është bosh, pa-mobiluar(vetëm një dhomë gjumi ka një dollap të madh), kuzhina ka vetëm kondra-bufenë, lavapjatin, aspirator), ndërsa banjo është e kompletuar.
Përdorimi i mëparshëm dhe aktual: Deri para disa muajsh ka qenë me qera me të huaj dhe aktualisht është pa banor/bosh, pronari jeton jashtë vendit me banim të perhershëm.
Dokumentacioni: Shtëpia/Apartamenti komplet kati i parë është me Çertifikatë Pronësie më vehte, ndërsa trualli nuk është sistemuar akoma, për neglizhenc.
Çmimi i Shitjes: Shtëpia/Apartamenti kati i parë komplet) bashkë me të drejtat për tokën/oborrin në shfrytëzim përreth, shitet e tëra me 170'000€ euro.
Adresa: Rr."Ali Visha" e "Inajete Dumi"pranë shkollës 9-Vjeçare "Osman Muderizi"(godinave të qytetit studenti)/dhe 500m larg Rrugës "Elbasanit"/ Liceut Artistik, ose Ambasadës Amerikane. Tiranë
Cel: 0696281433 adgss
************************************************** ***
A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare) A&D Real Estate
Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
Stc.Unazës, pranë D.P.Policisë së Shtetit/përball Min.Jashtme Tirane
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
Email: [email protected]
Contact
Lista me ofertat - okazione