





Tirane, Shitet Apartament cilësor & bollshëm, 2+1me 2-banjo, ballkon, kati 7, pallat ri 9 kat, sip.120m, Cmim 250'000€, rr.Sulejman Delvina, 30m Shesh
Cmimi Euro
250000 €
Tirane, Shitet Apartament cilësor & bollshëm, 2+1me 2-banjo, ballkon, kati 7, pallat ri 9 kat, sip.120m, Cmim 250'000€, rr.Sulejman Delvina, 30m Sheshit " Willson", 50m Stadiumi Dinamo / zona bllkokut
Shitet Apartament, i bollshën, cilësor, tip 2+1, sipërfaqe totale 120m2, bashkë me ballkonin e madh, 2-banjo, kati 7-të banim, në pallat të ri, 9-kate, apartament me pozicion/pamje lindje/jug-lindje dhe jug-perëndim, në zonën më të mire të Tiranës, në rrugën "Sulejman Delvina", midis Sheshit "Willson" dhe Stadiumit Dinamo. në zonën e bllokut dhe parkun e madhe të liqenit Tiranës, shumë afër blv."Dëshmorët e Kombit" dhe 800m (10-min në këmbë) nga qendra/Sheshi "Skënderbej".
Zona: Stadiumit Dinamo, Sheshit Uillson/Librit Universitar: ku gjendet pallati dhe apartamenti në shitje, është zona më e preferuar dhe ndër më të mirat të Tiranës, jo vetëm afërsia me qendrën-Presidencën / blv."Dëshmorët e Kombit", por afërsia edhe me parkun e madh dhe digën/liqenin artificial të Tiranës. Kjo është zonë e mirë-sistemuar, zonë e sigurtë dhe me të gjitha shërbimet, pozicioni gjeografik mundëson aksesimin dhe lidhjen shumë lehtë (edhe në këmbë) me të gjitha zonat dhe arteriet e tjera të Tiranës.
Pallati i ri 9-katësh. ku gjendet apartamenti në shitje është 30m nga Sheshi "Uillson" dhe 50m nga Stadiumi Dinamo, në zonën më qëndrore të Tiranës, me hyrje e dalje si nga rruga "Sulejman Delvina" dhe nga rruga "Andon Zaku Çajupi", si dhe rr."Sami Frashëri". Pallati është ndërtim cilësor, i ri, i viteve 2008-2010, me 9-kate mbi tokë, ku 7-banim dhe 2-parët sipërfaqe regtare e shërbimesh. Hyrje/dalje me autoveturë dhe në këmbe, për në pallat realizohet si direkt nga rr."Sulejman Delvina" dhe rr"Andon Zaku Çajupi". Pallati është me 1-hyrje/shkallë, me ashensor për 4-persona, shkallët me dritë natyrale, me 3-apartamente në kat, në një zonë mjaft të preferuar, me pozicion e pamje më të madhe nga jug-lindja dhe jug-perëndimi.
Apartamet: mjaft cilësor, i bollshëm, me planimetri funksionale, i mobiluar, i tipit 2+1, me shumë dritë natyrale dhe pamje, lehtësisht i ajrosshëm, me hapësira dhe koridor të bollshëm, ballkon të madh, 2-dhoma gjumi, sogiorno të madhe, me dalje ballkon, kuzhin-ngrenie me vehte, dalje ballkon, 2-banjo, dhomë tharje & lavatriçe, në katin e 7-të banim(fundit), me sipërfaqe neto dhe në dokumenta 100m2, ndërsa bashke me ballkonin total 120m2, me pozicion nga lindja dhe jug-lindje. Për ngjitje në apartament shkohet përveçse me ashensor deri në katin e parafundit edhe me disa shkallë në apartament lart. Apartamenti është i bollshëm, me kubaturë të lartë, me pamje qetësuese afër e larg; si nga sheshi "Uillson"/Dajti dhe Diga Liqenit/Kodrat e Saukut dhe Selitës, si dhe Lulishtja Stadiumit Dinamos. Apartamenti është komplet i shtruar me parket cilësor, me dyer druri, bezhë e hapur, me dyer-ballkoni e dritare plastike (Rehau) bardhe, xham-tripleks(për termo dhe fono- izolim), nga jashtë apartamenti është i veshur me kapot termo-izoluese, me kondicioner në 3-pjesët kryesore. Apartament, i kompletuar me të gjitha paisjet eletro-shtëpiake (përfshir makin-larje pojatash, sobe, frigorifer, lavatriçe, tharëse, tv...etj), me serviset e ndryshme ...etj.
Planimetria Apartamentit: Nga dera kryesore hyrëse futesh direkt në koridorin e gjatë, nga ku kalohet në të gjitha pjesët e tjera, në fillim djathtas gjendet tualeti, përmasa normale, kompletuar e funksional, në vazhdim përballë derës kryesore gjendet kuzhin-ngrëni relativisht e bollshme, kompletuar, dalje ballkon. Në vazhdim koridorit gjendet pjesa ndënjes/sogiorno, me përmasa të bollshme, në formë drejtkëndore, me dalje ballkon. Në fund koridorit gjenden 2-dhomat gjumit, përmasa bollshme, e të kompletuara, si dhebanjo-dush.
Muret dhe tavanet: Muret janë në përgjithësi të drejta, të suvatuara/patinuar, e të lyera me ngjyrë të hapura, tavanet të rregull, ngjyrë të bardhë.
Dyshemeja: e shtruar e gjitha me parket cilësore, ngjyrë gri nuanca të errta.
Dyert brendshme-dritaret: të gjitha prej druri, ngjyrë bezhë e hapur, ndërsa dyert/vetrata e ballkonit dhe dritraret vetratë-plastike, triplex-xham, ngjyrë të bardhë.
Përdorimi mëparshëm e aktual: Që nga ndërtimi apartamenti ka qenë i përdorur nga pronarët (të zotët), por ka pak vite që jepet me qera. Aktualisht është i banushëm dhe i disponushëm për shitje , që nga 01.01.2023.
Dokumentacioni: Çertifikatë Pronësie, dhe i shitshëm në çdo moment
Cmimi Shitjes: 250'000 euro €, fleksibël në mënyrën e pagesës.
Adresa: Rruga "Sulejman Delvina", ndërmjet Sheshit " Willson " dhe Stadiumit "Dinamo", në zonën e bllokut, dhe pranë Liqenit Artificial Tiranës, dhe 800m (10-min në këmbë) nga qendra/Sheshi "Skënderbej" Tiranë. adgss
Cel: 0696281433 adgss
************************************************
A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare, adgss) Real Estate
Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
St.Unazës pranë D.P.Policisë së Shtetit/përballë Min.Jashtme Tiranë
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
Email: [email protected]
Contact
Lista me ofertat - okazione