Tirane, Shitet Shtëpi/Ndërtesë 3-Kateshe mbi Vilat Amerikane. Sip. Truall 240 m² Njolla ndërtim 109 m2 Cmimi 250.000 Euro (Rr. 3-Vllezërit Konti-Tiran
Cmimi Euro
250000 €
SHITET: SHTËPI ME 2-KATE BANIM DHE NJË KAT-GARAZH MBI VILAT AMERIKANE, PRANE SANATORIUMIT
Sipërfaqe Totale e Truallit 240 m2, nga kjo Sipërfaqa e Ndërtesës (Njolla e Ndërtimit) është 109-m2.
Pozicioni i Ndërtesës: Me shtrirje veri-lindje dhe jug-perëndim, e gjithë ndërtesa ka pamje në tre drejtime: -nga qyteti studenti -Fak. Ekonomik/hyrja Rrugës "Tre Vllezërve Konti", -nga Restorant Xibrraku/ Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, dhe pamja tjetër nga Spitali i Sanatoriumit. Të treja këto anë nuk kanë ndërtesa/objekte të tjera afër, ato janë mbi 15-30 m larg nga banesa në shitje.
Konstruksioni i Ndërtesës: Themele beton-arme, katet të ngritura me kollona beton/hekur, ndarjet e kateve/soleta me beton arme. Muret të rrethuara me tulla të kuqe e të suvatuara. Të gjitha katet janë të shtruara me pllaka cilësore, dyert e brendshme prej druri në kafe të hapur, ndërsa dritaret dhe një pjesë e verandave me duralumin ngjyrë gri/dopio xham.
Ndërtesa përbëhet: nga bodrumi/garazhi dhe 2-kate banimi (me prespektiv-janë lënë hekurat edhe për një katë të tretë ose papafingo). Terreni ku është ndërtuar ndërtesa është me pak pjerrësi.
Kati përdhes/ose i pari-banim është 109 m2, sipas njollës së ndërtimit mbi truall, por në fakt është 120 m2, pasi kemi dalje në dy anësore përtej asaj të bazës. Në këtë kat kemi 3-dhoma gjumi, një kuzhinë me pjesën e ndenjes të madhe, dy banjo të bollshme.
Kati I-rë/i dyti banim 121.7m2. Me 2-dhoma gjumi të mëdha, kuzhina me sallën e ndenjes mjaft e bollshme e me shumë dritë, një banjo të madhe, aneks, verandë 1m e gjërë në 2-anësore të ndërtesës
Dokumentacioni: Me Çertifikatë Pronësie, nga legalizimi në vitin 2016, si dhe Çertifikatë Pronësie më vehte për çdo kat.
Çmimi Shitjes: Ndërtesa me Truallin 250'000 euro €, i diskutueshëm/mundësi shitje çdo kat më vehte
Adresa: 3-Vllezërit Konti, Rrugica "Oso Kuka" mbi vilat amerikane ose 150m larg/poshtë S.Sanatoriumit, me pamje nga Fakulteti Ekonomik adgss
Cel: 069 62 81 433 adgss
*******************************
A&D General Services Studio (ADGSS-Imobiliare)
Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
St.Unazës pranë Ministrisë së Shëndetësisë
Tel: +355(0) 42 340 855
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
Email: [email protected]
Contact
Lista me ofertat - okazione