Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, shitet apartament 1+1+Ballkon Kati 2, 75 m² 89.500 € (Paskuqan)



    Tirane, shitet apartament 1+1+Ballkon Kati 2, 75 m² 89.500 € (Paskuqan)
    Tirane
    Location Rruga + Nr.
    Paskuqan
    Tipi
    apartament
    Siperfaqja m²
    75


    Nr dhoma
    1+1
    Kati
    Kati

    2
    Cmimi Euro
    89500

    Apartament 1+1 per Shitje tek Family Reazidence Paskuqan​

    Shitet apartament 1+1,me siperfaqe 74.58m2 i pozicionuar në zonën e Paskuqanit, në një objekt në fazë përfundimtare punimesh. Kjo pronë përbën një mundësi shumë të mirë për banim ose investim, duke ofruar komoditet dhe një organizim praktik të hapësirave në një zonë në zhvillim të vazhdueshëm.
    Apartamenti karakterizohet nga ambiente të bollshme dhe ndriçim natyral i kënaqshëm, falë organizimit të mirë dhe prezencës së ballkonit. Planimetria është konceptuar për të garantuar funksionalitet maksimal dhe një jetesë komode në përditshmëri.
    Organizimi i brendshëm përfshin:
    -Ambient i bollshëm ndenjeje së bashku me ambientin e gatimit
    -1 dhomë gjumi
    -1 tualet
    -Ballkon
    Objekti ndodhet në fazë përfundimtare punimesh dhe është ndërtuar sipas standardeve bashkëkohore, duke ofruar cilësi ndërtimi, izolim termik dhe akustik, si dhe infrastrukturë të rregullt për banorët e ardhshëm.
    Zona e Paskuqanit është një ndër zonat që po zhvillohet me ritme të shpejta, duke u kthyer në një alternativë shumë të mirë për banim për shkak të qetësisë dhe ajrit të pastër që ofron. Ajo ka akses të lehtë drejt Tiranës dhe lidhet mirë me akset kryesore rrugore. Në afërsi gjenden institucione arsimore, supermarkete, farmaci dhe shërbime të tjera të nevojshme për jetesë të përditshme.
    Kjo pronë përfaqëson një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një apartament funksional në një zonë me potencial të lartë zhvillimi dhe vlerë në rritje.
    Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, ju lutemi na kontaktoni!
    WhatsApp
    Location information
    Open in maps
    address
    Paskuqan, Tirane, Shqiperi
    Kullat Binjake, Kati 2
    Cel. : +355676770475
    Listo ofertat e Dielli Real Estate
Working...
X