Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Shitet Apartament 3+1, kat 3, 90m², 120'000 €, rr.Kong Manastirit, pran Oxhakut, 100m pas kryqëzimit rr.Z.Sako / 1km, 12min,këmb, Unaza Rr.Bardhyl &400m(5-min) nga rr.Dibrës / B.Credins









    Shitet: Apartament tip 3+1, me ballkon, banjo, koridor, Sip neto.90m2, kati tretë, pallat ekzistues, me tulla të plota/kuqe, në Rrugën "Kongresi Manastirit", pranë Oxhakut, pasi kalon QSUT-në/krahu i Pediatrisë dhe ndërtesës së SHISH, dhe 100m pas kryqëzimit me Rr."Zihni Sako"/1-km (12 minuta në këmbë) nga Unaza Rr.Bardhyl dhe 400m (5 min) nga Rr.Dibrës tek Banka Credins/ Rr.N.Avrami(stacioni linjës kinostudio-kombinat) dhe 300m nga Rr."Xhanfize Keko" linja e porcelanit Tiranë.
    Zona Oxhakut: është një ndër zonat e njohura të Tiranës e mirë-integruar me të gjitha arteriet kryesore urbane dhe zonat e tjera. Kjo zonë (Oxhakut, Shkolla Bashkuar/Ministria e Mbrojtjes, Porcelani, Varri Bomit, etj) futen në zonat e mira për banim, të pastra nga ana ambjentale, me pak pjerrësi për largimin e ujrave sipërfaqsorë, e pozicionuar gjeografikisht mjaft mirë në krahun/drejtimin e veri/lindor nga mali i Dajtit. Mikro-zona ku gjendet pallati dhe apartamenti në shitje është e sistemuar, e qetë me rrugë/daljen kryesore kjo mikro-zonë e ka tek kryqëzimi me rrugën "Zihni Sako". Kjo mikro-zone është e rrethuar nga disa ish-ndërmarrje dhe biznese të mëdha, si dhe është një zonë në zhvillim, në veçanti të ndërtimit të pallateve banimi.
    Pozicioni i pallatitku ndodhet apartamenti/prona në shitje, është buzë Rr."Kongresi Manastirit" në segmentin mbi kryqëzimin e kësaj rruge me Rr. "Zihni Sako". Pallati gjendet 100m mbi kryqëzimin e rrugëve "K.Manastiri" me "Z.Sako", dhe 400m (5 min) nga Rr. Dibrës drejtimi i rrugës Z.Sako tek kryqëzimi me Rr.N.Avrami (ku gjendet Banka Credins)/linja Kobinat-Kinostudio, si dhe 300m me Rr."Xhanfize Keko" (linja porcelanit) dhe 500m nga "Varri Bomit". Ndërsa, në raport me fillimin e Rr. "K.Manastiri"/në Unazë-Rr. Bardhyl është rreth 1km (12minuta në këmbë)..
    Pallat ekzistues 6-katësh, i vitit 1985, në formën e 3-kullave ngjitur, me tulla të kuqe të plota, me 3-hyrje/shkallë, të cilat janë me dritë e ajrosje natyrale, në çdo kat me nga 2-apartamente. Hyrja për ngjitje në apartament është me shkallë me dritë natyrale, ku shkallët kanë një pjerrësi të butë dhe jo shumë të lodhëshme në ngjitje. Gjithashtu ekziston mundësia/hapsira për të instaluar një ashensor në hyrje të shkallëve nga pjesa e jashtme e tyre. Pallati është me shtrirje nga jug-lindja(nga ky krah janë edhe hyrjet/shkallët) dhe veri/perëndimi. Në drejtim vertikal me apartamentin në shitje nga kati i parë deri në katin e dytë, nga krahu veri/lindor dhe jug/lindor është realizuar një shtesë mbi 40m2, nga kati përdhesë deri në katin e 2-të, tashmë e legalizuar, por e pa shfrytëzuar nga kati i tretë, pra ka mbetur si tarracë.
    Apartameti: është i tipit 3+1 me sipërfaqe neto totale prej 89.6m2, 1-banjo, një ballkon, e koridor, në katin e tretë. Apartamenti është me dritë të bollshme dhe lehtësisht i ajrosshëm, me pamje/pozicion nga veri/lindja dhe jug/perëndimi. Apartamenti është në pjesën më të madhe i rikonstruktuar, me banjo të kompletuar e funksionale, me kuzhinë të kompletuar, i mobiluar, 2-dhoma gjumi me pllaka dhe një me parket ekzistues, ndërsa koridori me pjesën e ndënjes me parket të ri. Të gjitha pjesët e apartamentit me dritë dhe ajrosje natyrale.
    Përbërja/planimetria apartamentit: Në katin e 3-të futesh nga dera kryesore/hyrëse, e cila të fut direkt në koridor ku janë dyert e pjesëve të tjera, koridor me përmasa normale. Nga e majta e koridorit gjendet dhoma e parë e gjumit, me përmasa normale, shtruar me pllaka dhe dritare nga veri/lindja-Dajti. Në vazhdim po majtas dhe njëra pas tjetrës gjenden2-dhomat e tjera të gjumit, njëra me pllaka dhe tjetra shtruar me parket klasik, këto dhoma janë gjithashtu me dritare nga veri/lindja-Dajti. Në të djathtë të koridorit gjendetbanjo-dushë, e rikonstruktuar, e bollshme e kompletuar, funksionale me dritare nga jug/perëndimi. Ndërsa në thellësi/fund koridorit pak djathtas gjendet pjesa e ndënjes/sogiornome hapsirënaneks/kuzhin. Kjo pjesë me përmasa relativisht të bollshme, në formë drejtkëndore, e shtruar me parket ka lidhje të natyrshme me dy hapsirat e tejra, si me aneksin e gatimit dheme ballkonin, ku pjesa e aneksit ka një dritare nga jug/perëndimi dhe ballkoni, i mbyllur me vetrate dhe me tendë dielli, me pamje nga jug/perëndimi.
    Muret dhe tavanet: Muret janë, në përgjithësi të drejta, të patinuara dhe të lyera me ngjyrë të hapura, në limon, lejla etj, ndërsa tavanet normale, ngjyrë të bardhë.
    Dyshemeja:dy dhoma me pllaka, ndërsa e treta është me parket të vjetër, ndërsa pjesët e tjera të koridori dhe pjesa e ndenjes+ballkon+aneks janë shtruar me parket të ri, ngjyrë gri në të errët.
    Dyert e brendëshme:janë të reja prej druri, ngjyrë kafe të hapur, ndërsa dritraret vetratë-duralumin, ngjyrë kafe e hapur.
    Përdorimi i mëparshëm e aktual: Apartamenti vazhdon të përdoret nga të zotët, por aktualisht është i destinuar për shitje.
    Dokumentacioni: Çertifikatë Pronësie dhe i shitshëm në çdo moment
    Çmimi Shitjes: Shitet me 120'000 euro €, në gjëndjen që ndodhet
    Adresa:Në zonën e Oxhakut/Rr."Kongresi Manastirit", pasi kalon QSUT/krahu i Pediatrisë/ndërtesa e SHISH, 100m mbi kryqëzimin me Rr."Zihni Sako"/1km nga Unaza Rr."Bardhyl"/12-minuta në këmbë nga Unaza Qëndrore e Tiranës dhe 400m(5-min) nga Rr.Dibrës tek kryqëzimi me Rr. N.Avrami/Kinostudio, si dhe 300m me rrugën "Xhanfize Keko" (linja Porcelanit/ dhe 500m nga Varri Bomit. adgss
    Cel:0696281433 adgss
    ***************************************
    A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare) Real Estate
    Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
    St.Unazës pranë ish-Ministrisë së Shëndetësisë, Tiranë
    Tel: +355(0) 42 340 855
    Cel: 0696281433
    e-mail: [email protected]
    kontaktoWhatsApp
Working...
X