Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Shkëmbi Kavajës, Shiten Apartamente, tip 1+1, me sipërfaqe nga 40m² - 60m², kat 2, 3, 8 -të, Pallat 9-kat, 850€/m², 150m nga deti/rëra








    Shiten: Apartament të tipit 1+1dhe 2+1, me ballkon, banjo, sip.40m2 deri 60m2 nëkat 2-3-të banim, në një Pallat të Ri, 9-katësh, i vitit 2010-2012, 150m vije ajrore nga plazhi-deti, tek Shkëmbi i Kavajës, në fillim të rrugës dytësore nga rrethë-rrotullimi i plepave Durrës.
    Zona dhe Pallati. Zona e plazhit Shkëmbit-Kavajës, është një ndër zonat më të njohura dhe me të mira e më të preferuara të plazhit të Durrësit. Zona është me infrastrukture të ribërë komplet(rrugë, trotuare, ndriçim, kanalizimet e ujrave të zeza etj), përfshirë këtu edhe shëtitoren buzë detit, që të futë në detë, një zonë e qetë, e gjelbëruar, me bregdet dhe ujë të pastër etj. Në këtë zonë ka disa hotele dhe resorte prestigjoze të plazhit si; "Hotel Majestic" "Hotel Ylli Detit", "Grand Hotel ", "Tropikal Resort''.....etj.
    Pallati, gjendet rrethe 150 m nga rëra detit, në linjën e parë të rrugës dytësore, që fillon nga rrethe-rrotullimi i plepave/kovalishenca/rezidenca qeveritare/ose "Tropikal Resort" . Pozicioni/shtrirja e pallatit është nga veri-lindje(Shkembi Kavajes) dhe jug-perëndimi (nga deti) dhe veri-perëndim. Pallat i Ri ndërtim i viteve 2012-2014, me 9-kate mbi tokë(8-kate banim dhe 1-sipërfaqe tregtare) dhe me 1-hyrje(shkallë) dhe një ashensor. Shkallët dhe holli në kat janë të bollshme, në çdo kat ka nga 5-apartamente në çdo krahë të hollit.
    Apartamet: Janë të tipit 1+1 dhe 2+1, me sipërfaqe neto, në Çertifikatën Pronësisë që variojnë nga 40 m2 deri ne 60m2, Përbërja apartamenteve është nga; një koridor hyrës, 1-banjo, 1-ballkon, 1-dhomë gjumi dhe pjesa ndënjes/sogiorno me kuzhinën. Apartamentet gjenden kryesisht në katin e 2-të banim dhe të 3-tin, si dhe të 6-tin dhe të 8-tin. Apartamentet janë me pamje të pjeshme nga deti(jug-lindje dhe veri-lindja) me dritë të bollshëme dhe lehtësisht të ajrosëshëm. Apartamentet janë me banjo funksionale dhe pjesët e tjera janë pjeserisht te mobiluar. Të gjitha pjesët e apartamentit janë me dritë dhe ajrosje natyrale.
    Muret dhe tavanet: Muret janë në përgjithësi të drejta, të suvatuara dhe të lyera me ngjyrë të hapura/limone..., ndërsa tavanet normale, ngjyrë të bardhë, me korniza gipsi në kënde.
    Dyshemeja: e gjithe apartamentit është e shtruar me pllaka cilësore, permasa mesatare, me ngjyra të ndryshme të hapur.
    Dyert e brendshme: prej druri-tamburat, ngjyrë kreme të hapura, ndërsa dritaret, dyert e ballkonit me vetrata dopio xham, ngjyrë të bardhë.
    Përdorimi i mëparshëm e aktual: Apartamentet në pjesën më të madhe janë të papërdorur, ndërsa një pjesë lëshohen me qera për pushues.
    Dokumentacioni: Me Çertifikata Pronësie dhe të shitshëm në çdo moment.
    Çmimi Shitjes: Shitet me 850 euro (€)/m2, në gjëndjen që ndodhen aktualisht.
    Adresa: Në Plazhin e Durrësit, tek Shkëmbi i Kavajës, 150m nga bregu i detit Adreatik" dhe 5-minuta autovetur (4 km) nga/Ura e Dajlanit, fillimi i Plazhit të Durrësit. adgss
    Cel: 069 62 81 433 adgss
    ************************************************** **
    A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare)
    Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
    Stc.Unazës, ish-Ministrisë së Shëndetësisë/përball Min.Jashtëme Tirane
    Tel: +355(0) 42 340 855
    Cel: +355 (0) 69 62 81 433
    Email: [email protected]

     




    Contact


    WhatsApp




















    Lista me ofertat - okazione
Working...
X