Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, shitet Vile 3+1+BLK Kati 3, 3.138 m² 430.000 Euro (Farke)








    Zona/Rruga : Farke

    Në shitje,Vilë.
    Vendndodhja: Rezidenca Roses, Farkë.

    Detaje për Zonën:
    -Farka është zonë e vendosur në periferinë lindore të Tiranës, kryeqytetit të Shqipërisë.
    -Është një prej zonave më të njohura të Tiranës për shkak të pozicionit të saj dhe qëndrimit të komunitetit të saj.
    -Ajo ndodhet afër rrugës kombëtare që lidh Tiranën me Elbasanin dhe në afërsi të rrugës së fshatit të Vaqarrit.
    -Kjo zonë ka pasur një rritje të ndjeshme urbanizimi dhe ndërtimi në vitet e fundit.
    -Shëtitorja e liqenit të Farkës ju jep mundësinë për aktivitete shplodhëse dhe sportive si: ecje në natyrë, vrap, biçikletë, etj.

    Specifika të pronës:
    -Sipërfaqe totale: 313.8 m2
    -Sipërfaqe trualli: 78.1 m2
    -Sipërfaqe verande: 84.1 m2
    -Strukturë 3-katëshe.

    Organizimi i brendshëm:
    Kati -1 me sipërfaqe 56.5 m2 organizohet si në vijim: ambient teknik, lavanderia dhe ambientet e lojrave.
    Kati 0 me sipërfaqe 81.1m2 organizohet si në vijim: ambient ndenje, kuzhina dhe tualet, te cilat kane akses me ambientet rekreative ne oborrin privat.
    Kati 1 me sipërfaqe 87m2 organizohet si në vijim: korridor shpërndarës, 3 dhoma gjumi, 2 tualete, garderobë.
    -Shkallët që përshkojnë të treja katet e vilës krijojnë mundësinë për të shijuar pamjen e verandës.
    -Në tarracë ka hapsirë të mjaftueshme për montimin e paneleve diellore të cilat do të mundësojnë kursimin e enjergjisë dhe ofrojnë pavarësi nga rrjeti shtetëror në raste emergjente.
    -Materiali i përdorur për muraturën është tullë e plotë dekorative e cila do të vendoset në pjesën e jashtme, për termoizolimin do të përdoret poliretan kundra zjarrit dhe më pas në brendësi tullë e lehtësuar me vrima.
    -Shtrimi ne ambjentet e brendshme është parket, ndersa tualetet janë menduar të vishen me pllaka dhe dizajne bashkëkohore. Vetratat xham triplex, sigurojnë eficenc termike dhe akustike.

    Avantazhe:
    - Cilësi & siguri maksimale.
    - Mirëmbajtje dhe administrim i dedikuar.
    - Ndriçim natyral dhe kubaturë klasike e rregullt .
    - Investim afatgjatë.

    Për një konsulencë të plotë për pronën në menaxhim, si dhe një vizitë nga afër në rezidencë na kontaktoni!

    Cel. : +355686167682

     




    WhatsApp















    TOKTON

    Real Estate Consulting

    +355697017101
Working...
X