Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Kavajë-Plazhi-Spille, Shitet Apartament Cilësor, tip 1+1,Kat 4, Pallat ri 5-kate, 55m², 61'000 €, i diskutushëm, në linjën e parë buzë detit/pishave,








    Shitet Apartament tip 1+1, i mirëmbajtur në gjendje mjaft të mirë, i mobiluar, me ballkon, banjo, koridor, sipërfaqe 55.4m2,në katin e 4-të, pallat ri 5-katësh, buzë pishave/detit, në qendër të plazhit të Spillesë,10m nga deti Adriratik
    Zona e Spillesë: Gjendet në Njësinë Administrative Kryevidh, të Bashkisë Rrogozhinë, në fshatin Spille/zone e Plazhit të Spillesë. Kjo zonë tashmë, është në zhvillim të shpejtë turistik dhe urban, dhe ka marrë një destinacion të njohur turistik. Kjo zonë shtrihet buzë detit Adriatik dhe gjendet në pjesën perëndimore të aksit kryesor, autostradës Durrës-Kavajë-Rrogozhinë, në një terren të përzier kodrinor e fushor. Kjo zonë aktualisht njihet si zona/plazhi i Spillesë, relativisht një zonë e madhe, me një vijë bregdetare rreth 6-km(Vil-Boshtove -Spille-Plazhi Gjeneralit) dhe ndër plazhet më të rëndësishme të rrethit Kavajës dhe të vendit. Pozicioni i Spillesë dhe i pronës në shitje është 8.5 km nga qendra administrative Kryevidh dhe 20 km/27-min me autoveturë nga qyteti Kavajës, 42km nga Durrësi dhe 69km nga Tirana, ndërsa nga Rrogozhina është 24km, si dhe nga Elbasani 65km.
    Pallati/Ndërtesa 5-Katëshe është ndërtim i viteve 2005-2006 me funksion banimi dhe komercial sipas standarteve dhe kërkesave teknike të kohës, buzë brezit të pishave dhe rërës së detit Adriatik/rruga e "Pishave", si dhe 500m nga rruga kryesore e fshatit Spille që të nxjerr në plazh dhe 650m nga rruga/aksi i fshatit Grethi i Mesëm, që të nxjerr në det. Shtrirja më e madhe/fasada kryesore e ndërtesës është buzë/përgjatë rrugës nga lindja (ku gjendet hyrja/shkallët) dhe nga jug-perëndimi pak në brendësi të pyllit me pisha.
    Apartament/sipërfaqe 55.4m2, në katin 4-tërt, të pallatit 5-katësh, pa ashensor, me pozicion/pamje, si nga jug-lidja dhe jug-perëndim(nga Pishat/Deti) pjesa e ndënjes dhe ballkoni. Apartament, i mirëmbajtur, i kompletuar me të gjitha pajisjet dhe mobiljet cilësore. Apartament me dritë natyrale dhe lehtësisht i ajrosshëm, me kondicioner dhe depozit ujë 24orë. Planimetria: Nga holli/koridori katit 4-tërt, kalohet direkt në koridorin hyrës, i cili futet në brendësi të apartamentit, ku është e instaluar edhe kuzhina, nga ku kalohet në çdo pjesë tjetër. Në të majtë gjendet banjo-dush përmasa normale, e kompletuar, me dritare nga lindja, po në të majtë gjendet dhoma gjumit, për çfitin, me përmasa normale, e mobiluar, me dritare-derë nga jug-perëndimi, dalje ballkon nga pishat/deti. Në vazhdim koridorit gjendet zona e ndënjes,e ngrënies, e kompletuar me dritare nga pishat/deti, e cila komunikon me dere-dritare tjeter me ballkonin,përmasa të bollshme, forme llozhe, me tende dielli, pamje nga pishat/deti.
    Muret dhe tavanet: Muret janë në përgjithësi të drejta, të suvatuara, e patinuara dhe të lyera me ngjyra të hapura, ndërsa tavanet normale, ngjyrë të bardhë.
    Dyshemeja: është e shtruar komplet me pllaka, përmasa mesatare, ngjyre bezhe, e të hapur.
    Dyert e brendshme: prej druri tamburate, ngjyre druri klasike, ndërsa dera ballkonit dhe dritaret me dur-alumin me xham transparent, të bardha dhe me grila bardha.
    Përdorimi mëparshëm e aktual: Apartamenti i përdorur vetëm nga të zotët, aktualisht është nxjerrë në shitje, për arsye moshe.
    Dokumentacioni: Me Çertifikat Pronësie dhe i shitshëm në çdo moment.
    Çimi Shitjes: Apartamenti shitet me 61'000euro(€), i diskutushëm, i kopmpletuar dhe i mobiluar, preferohet shitje e shpjetë, por edhe me kredi.
    Adresa: Plazhi "Spille", Njësia Kryevidh, Bashkia Rrogozhine, Kavaje. Tirane. adgss
    Cel:0696281433
    ************************************************
    A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare) adgss
    Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
    St.Unazës pranë D.P.Policisë së Shtetit/përball Min.Jashtme Tirane
    Tel: +355(0) 42 340 855
    Cel: +355 (0) 69 62 81 433
    Email: [email protected]

     




    Contact


    WhatsApp


















    Lista me ofertat - okazione
Working...
X