





Golem-Mali-Robit- Kavaje: Shitet, vilë-ndërtes e mirembajtur, e kompletuar, mobiluar dhe funksionale, me 3-kate, + papafingu, në sipëfaqe toke prej 740m2, sipërfaqe e ndërtuar 460m2, cmimi 650'000 €, diskutushëm, 650m nga Plazhi Qarretit e Golemit, 5.5km nga Kavaja, 12 km nga Amfiteatri Durrsit.
Mali Robit
Tipi
shtepi
Siperfaqja m²
460
m²
Nr dhoma
7+1
Kati
Kati
4
Cmimi Euro
650000
€
Shitet: Ndërtes 3-katëshe plus papafingo, me oborr, sipërfaqe toke 738 m2, nga kjo trualli 452m2, njolla e ndërtimit mbi truall 115m2, sipërfaqe e ndërtuar 460m2, numri i kateve teknik mbi tokë 3, plus papafingo, në zonën e Malit të Robit / Golem / Kavaje-Durrës, 650m nga Plazhi i Qarretit dhe Golemit, 5.5km nga qendra Kavajës dhe 12km nga Amfiteatri/Bashkia Durrës.
Zona/Pozicioni Ndërtesës: Ndërtesa, gjendet në fshatin Golem-Agonas, mbrapa Malit Robit, që njihet edhe si zona/plazhi i Qarretit, e cila është një zonë e preferuar si për banim dhe turizëm/plazh. Kjo zonë është me dy relieve, pjesa fushore buzë rrugëve/akseve nacionale deri ne det dhe pjesa e ngritur kodrinore e Malit Robit, e cila ngrihet menjëhere dhe paraqet një pamje mjaft të bukur, si të detit / plazhit por edhe të Golemit, Qarretit, Kavajes dhe të Durrësit. Pozicioni Ndërtesës, gjendet në pjesën mbrapa Malit të Robit(ana e kundërt e detit/plazhit), me një distancë ajrore nga deti prej 650m ndërsa në rrugë tokësore rrethe 2.2 km nga Plazhi Golemit dhe 1.2 km nga Plazhi i Malit Robit/Qerretit. Ndërtesa, është në një mikro-zonë relativisht, të butë/ sheshtë, e ekspozuar në dielli gjithë ditës, me një horizont të hapur, e të ofron pamje mjaft relaksuese, të bukura e çlodhëse. Në brendësi të truallit, për rrethë ndërtesës ekziston mundësia e parkimit për disa autovetura, si dhe e gjithë parcela ku gjendet ndërtesa është e rrethuar me murë 3m të lart dhe ka një hyrje/portë kryesore.
Ndërtesa: Eshtë ndërtim i viteve 2002-2004, mbi një truall (sipërfaqa parcelës 738m2) nga ku trualli 452m2, me formë drejtkëndore (përmasat e përafërta të brinjëve 20 m me 38 m) dhe sipërfaqa e ndërtimit në katin përdhes/njolla ndërtimit 115m2. Ndërtesa është me 3-kate mbi tokë plus papafingo, si dhe sipërfaqa totale e ndërtuar 460 m2. Kjo ndërtes mundëson sistemimin deri në 3-4 familje (një familje në çdo kat), ndërsa shfrytëzimi për qellimi turistike mundëson sistemimin mbi 7-8 familje, në apartamente të tipit 1+1. Ndërtesa në katin përdhesë mund të aksesohet nga 2-3 anë, të cilat të çojnë në një palë shkallë / hyrje të brendëshme, me shkallë mermeri, me ndriçim natyral, që mundësojne ngjitjen deri në katin e 4-tërt nga toka / papafingo.
Ndërtesa, është realizuar me projekt inxhinierik, me konstruktion betonarme dhe mure tulle, të suvatuar nga jashtë, ku çdo pjesë është me dritë dhe ajrosje natyrale, si dhe çdo kat / apartament ka dalje në ballkone. Dyshemeja e çdo pjese në ndërtes, e shtruar me pllaka cilësore, ndërsa papfingo ka nje pjese me parket. Gjendja fizike e ndërtesës mjaft e mirë, pa asnjë problem dhe e gjithë ndërtesa është aktualisht e banueshme, e kompletuar (çdo pjese/apartament me kuzhin dhe tualet funksional), e mobiluar në pjesën më të madhe të saj. Sistemi elektrik është kompletuar e funksional, me sistem të furnizimit me ujë nga rrjeti i përgjithshëm, ndërsa ngrohja e ujit, e përqëndruar me panele diellore. Gjithashtu, ka edhe furnizim individuale me pus, si dhe disa depozita që mundësojnë furnizimin e vazhduëshem me ujë për të gjithë ndërtesën. Sistemi ftohës/freskues realizohet, për çdo pjesë me kondicioner individual.
Shfrytëzimi mëparshëm e aktual: Ndërtesa, që nga momenti i bërjes funksionale dhe në vazhdim është banuar dhe shfrytëzuar nga të zotët, përgjatë sezonit veror është shfrytëzuar nga të afërmit e familjes.
Arsyet e Shitjes: Një pjesë e të zotëve të kësaj ndërtese jetojne jashte dhe në pamundësi të shfrytëzimit 100% gjatë periudhes së turizmit veror.
Dokumentacioni: Ndërtesa bashkë me sipërfaqen e truallit janë me dokumentacion të rregullt hipotekor, Çertifikatë Pronësie.
Çmimi i Shitjes: Ndërtesat bashke me sipërfaqen totale të truallit, shiten me 650'000 euro/€, i diskutushëm.
Adresa: Malit Robit, Golem-Agonas, 650m nga plazhi i Qarretit/Mali Robit dhe Plazhi Golemit, 5.5km nga qendra Kavajës dhe 12 km nga Amfiteatri/Bashkia Durrës.
Cel. : 0696281433 adgss
************************************************** *************
A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare) Real Estate
Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
St.Unazës pranë D.P.Policisë së Shtetit/përball Min.Jashtme Tirane
Cel: +355 (0) 69 62 81 433
Email: [email protected]: [email protected]
Contact
Location information
Open in maps
address
Mali Robit, Shqiperi
Lista me ofertat - okazione