Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Super- Okazion Linzë / Dajt, Shitet Vile 3-kate, siperfae toke total 1460m², ndërtuar 250m², Cmimi 180'000 € rruga Dajtit, në Linzë / 600m nga rr.Nacionale / Dajt, 400m nga Liqeni








    Super- Okazion Linzë / Dajt, Shitet Vile 3-kate, siperfae toke total 1460m², ndërtuar 250m², Cmimi 180'000 € rruga Dajtit, në Linzë / 600m nga rr.Nacionale / Dajt, 400m nga Liqeni









































    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    3 Fresku | Linze





    Tipi



    shtepi





    Siperfaqja m²



    250





    Nr dhoma



    4+1





    Kati

    Kati

    3





    Cmimi Euro

    180000








    Shitet: Vilë/Ndërtes e Re banimi, me 3-kate,çati e verande në katin e 3-të, truall 100m2, njolla ndërtesës 90m2, sipërfaqe toke 1460m2, banimi për të 3-katet 250m2, me 5-dhoma gjumi, sogiorno,1-kuzhin-ngrënie, 3-banjo, 3-ballkone dhe 1-verand madhe tarracë, në fshatin Linzë/600m nga aksi rrugës nacionale/Dajtit(nga qendra Linzës/Resort Ullishtja 2000), si dhe 400m nga Liqeni Linzes/nëpërmjet rrugës "Jonuz Lici", e cila lidhet direkt me "Bunk Art/2.8km dhe 4-km nga lokal Fresku/nëpërmjet rr.Dajtit/SH54, si dhe 7km nga qendra/Pazari Ri.
    Zona Linze-Dajt, ku gjendet Ndërtesa/Vila në shitje është një ndër zonat e njohura, e vjetër dhe më e preferuara, në krahun dhe faqen e malit të Dajtit, shumë afër aksit nacional/SH54,/rr.Dajtit, si dhe qendrën e Tiranës, me shumë investime në vitet e fundit, në restorante-hoteleri, si dhe në shtëpi/vila banimi. Kjo zonë lehtësisht e aksesushme, në pllajën e malit të Dajtit, ndërmjet krahut teleferikut dhe rrugës Dajtit, me shumë diell, plot gjelbërim, ajër të pastër, mjaft relaksuese e pamje të bukur, ku shikohet i gjithë qyteti i Tiranës dhe kodrat rrethuese të jug-perëndimit. Vlersohet zona më e mirë e Tiranës, për të banuar dhe jetuar, pasi të ofron gjithçka, për një jetë të qetë, në ajër dhe natyrë të plotë, si dhe jo shumë larg qendrës urbane të qytetit.
    Pozicioni Vilës/Ndërtesës 3-Katëshe: Shtëpia/Ndërtesa 3-katëshe me 1460m2kë, gjendet në fshatin/ Linzë/Njësia Administrative Dajt, 600m nga rr.Dajtit/Resort Ullishtja dhe 400m nga Liqeni Linzës dhe 2.8km nga Bunk Art/Teleferiku Dajtit. Me infrastrukturë rrugore, e të rrugicave në gjendje të mirë deri tek Vila/Ndërtesa. Në zonë gjenden edhe disa bar-restorante të njohura si "Resort Ullishtja", "Shateau Fasel", "Giardino Coffe", "Green Hill" etj. Futja-aksesi në Vilë/Ndërtes realizohet direkt nga rrugica që bashkon rr."Dajtit/SH54",me rr."Jonuz Lici" në krahun e majtë/teleferiku/Liqeni Linzës. Pozicioni i Vilës është dominues/në reliev të ngritur, me shumë diell, të mundeson pamje relaksuese, si të kodrave dhe liqenit të Linzës, por edhe të qytetit të Tiranes dhe pllajën e majës, të malit të Dajtit.
    Trualli dhe Toka e Vilës/Ndërtesës me sipërfaqe totale 1460m2 (tokë 1360m2 e truall 100m2), në anën ballore/hyrëse(jug-lindja) është i rrethuar me murë-guri/avlli me një lartësi prej 2.5m, nga ana jug-perëndimore me brez betoni e murë-tulle, ndërsa veri-lindje me shtylla betoni e rrjet teli. Nga forma trualli dhe ndërtesa i afrohet asaj drej-këndore(përmasat e truallit janë 10m x 10m, me reliev të sheshtë). Gjithashtu toka prej 1340m2 ka forme drejtkendore dhe rrethe 40% e saj është e rrafshët dhe pjesa tjeter me pak pjerresi dhe ndarje në tarraca. Nga brenda toka është e mbushur me pemë frutore të ndryshme, si fiq, rrushe, kumbulla, ullinje ...etj.
    Vila/Ndërtesa 3-katëshe;Përbërja/planimetria: Gjendet mbi truallin prej 100m2, njolla ndërtimit 90m2 dhe sipërfaqe totale e ndërtuar 250m2. Vila/Ndërtesa është komplet ndërtim i ri, me konstruksion monolit (hekur e beton) me kollona dhe arkitrarë beton-arme, ndërsa muret me tulla të kuqe dhe të suvatuara edhe nga jashtë, ndërsa lart në katin e 3-të gjysma e mbuluare me çati, ndërsa pjesa tjetër shërben si verande-tarracë. Ndërtimi i Vilës/Ndërtesës është bëre me projek inxhinierik, e ngritur nga niveli i tokes mbi 1m, ndersa katet kanë lartësi rreth 3m, me të gjitha insalimet elekrike e hidraulike dhe çdo pjesë e brendëshme e kësaj ndërtese është me dritë e ajrosje natyrale, përfhire këtu edhe shkallët e brendëshme. Ndërtesa është realizuar në vitet 2002-2005 është në gjendje të mirë fizike, ndonëse në 3-4vitet e fundit nuk ka patur përkujdesje dhe mirembajtjte nga të mjaftueshme nga zotët. Përbërja/planimetria: Në katin e parë/përdhese kemi një koridor shperndares, 2-dhoma gjumi, një hapsire gatimi e ndënje dhe një tualet, në katin e dytë kemi të njëjtën hapsire me 2-ballkone, ndërsa kati i 3-kati i 3-të me një dhome gjumi, tualet, një ballkon dhe një verandë.
    Shkallët: Shkallët janë brenda ndërtesës dhe fillojne nga holli i brendshëm i katit parë/përdhes dhe ngjiten të rregullta me të njëjtën gjërësi dhe formë deri në katin e 3-të e tarrë-verand.
    Muret dhe tavanet: Muret të drejta, të suvatuara dhe të lyera me ngjyrë të bardhë, ndërsa tavanet normale me ngjyrë të bardhë.
    Dyshemeja: është e shtruar e gjitha me pllaka, përmasa mesatare, ngjyra të ndryshme.
    Dyert e brendshme: Dyert e brendshme janë prej druri, të plota, me ngjyre kafe klasike në mjaltë, ndërsa vetratat/dyer-dritare dhe dyert e banjove janë dur-alumin, ngjyrë bardhë.
    Përdorimi/shfrytëzimi e situata aktuale: Vila/Ndërtesa 3-katëshe, gjithmone ka qenë e banua nga të zotët, si dhe aktualisht banohet me kohë të pjesëshme po nga të zotit. Gjendja fizike e ndërtes përgjithësisht e mirë, por ka nevojë për pak mirëmbajtje dhe kurim, ndërkohë është e destinuar për shitje.
    Preferenca: Preferohet të shitet si një e tërë(truall+ndërtesa +tokë) e pa ndashme në kate apo pjesë të ndryshme.
    Dokumentacioni: Toka dhe trualli janë me dokumenta të rregullta, Çertifikatë Pronësie, ndërtesa e banimit në proçes legalizimi.
    Çmimi i Shitjes: Ndërtesa bashkë me truallin dhe tokën 1460m2 shitet me 180'000euro-€,
    Adresa: Në fshatin Linzë/600m nga aksi rrugës nacionale/Dajtit(qendra Linzës/Resort Ullishtja 2000), si dhe 400m nga Liqeni Linzës/nëpërmjet rrugës "Jonuz Lici", lidhet direkt me "Bunk Art/2.8km dhe 4-km nga lokal Fresku/nëpërmjet rr.Dajtit/SH54, si dhe 7km nga qendra/Pazari Ri Tiranë. adgss
    Cel: 069 62 81 433 adgss
    ************************************************
    A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare) adgss
    Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
    St.Unazës pranë D.P.Policisë së Shtetit/përball Min.Jashtme Tirane
    Tel: +355(0) 42 340 855
    Cel: +355 (0) 69 62 81 433
    Email: [email protected]

     




    Contact


    WhatsApp




















    Lista me ofertat - okazione
Working...
X