Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Shitet Okazion! Apartament i bollshëm, kat 2, Pallat Ekzistus 5-kat, 126m², 170'000€, rr.Durrësit / përballë rr.Ambasadave, Sheshi A.Jashari, 700m nga Sh.Skënderbej & 200 m nga Zogu Zi















    Shitet: Apartament tip 3+1 me 2-ballkon, +2-banjo, Sip.126.5m2, në katin e 2-të banim, në rrugën "Durrësit" pranë gjimnazit "Qemal Stafa"/përball rrugës Ambasadave(rr."Skënderbeg")/brenda dhe në zonën qëndrore të Tiranës, 700m(9min në këmb) nga Sheshi "Skënderbej" dhe 200m nga Sheshi "Zogu Zi".
    Zona/Rruga Durrësit. Rruga e Durrësit bëne pjesë në zonën qëndrore dhe më të njohurat, më kryesoret dhe të vjetrat të Tiranës. Kjo është një zonë dhe rrugë nga më të preferuara jo vetëm se është vazhdim i qendrës sëTiranës por edhe nje ndër arteriet kryesore të lidhjes së Tiranës me periferinë dhe zonat e tjetra të vendit, jo vetëm qytetin e Durrsit, por edhe veriun e Shqipërisë. Zona e rugës së Durrsit është një zonë mjaft e zhvilluar dhe me shumë institucione dhe aktivitete ekonomike, tregtare dhe të shërbimeve, si dhe vendodhje e mjaft selive diplomatike në Tiranë. Kjo zonë përbëhet kryesisht nga ndërtime para viteve 90-te dhe është një zonë banimi mjaft e preferuar, si zonë qendrore dhe e integruar me të gjitha zonat e tjera me shërbimin e transportit publik dhe arteriet rrugore kryesore.
    Pallat Ekzistues 5-katësh me tulla të kuqe, i suvatuar, me një kat ±1 nëntokë, ndërtuar rrethë viteve 1965-1970, i pozicionuar buzë rrugës së Durrësit në krahun e djathtë të drejtimit nga qendra Tiranës për në Sheshin e "Zogut te Zi", pranë ish-Institutit të Metrologjisë/ apo Agjensia e Sigurisë Cilësis së Arsimit, ose pranë Gjimnazit "Qemal Stafa" ose përballë Sheshit "Adem Jashari"/rrugës së ambasadave (rr.Skënderbeg). Pozicioni shtrirjen më të madhe pallati e ka nga jug-lindja(rr.Durrësit) dhe nga veri-lindje-perëndim, nga ku janë edhe hyrjet/shkallët për në apartament. Pallati është me tulla të kuqe të plota, i suvatuar, muret e jashtëme dhe mbajtëse të gjëra(40-50cm), me shkallë me dritë natyrale. Pallati ka hyrjet/shkallët nga prapa, në çdo kat, ka nga 2-apartamente, me citofon, pallat i mirë-mbajtur. Pallati ka një lulishte të vogël para, kati ± 1 dhe një pjesë e kateve të para janë kthyer në sipërfaqe tregtare, kryesisht ato me pamaje nga rr.Durrësit, gjithashtu nga pjesa e brendshme(veri-lindje) është bërë me projekt dhe leje një shtesë deri në katin e fundit, të 5-të.
    Apartamenti: me sipërfaqe totale neto 126.5m2, në katin e 2-të, i tipit 3+1, me pozicion/pamje të apartamentit nga jug-lindja(rr.Durrësit) dhe nga hyrje në pallat/nga veri-lindje-perëndim. Apartamenti përbëhet nga sipërfaqa ekzistuese prej 85m2 dhe nga shtesa prej 41.5m2, që çojne ne total sipërfaqen në 126.5m2. Apartamenti është komplet i rikonstruktuar nga të zotët, si dhe shtesa e re është pjesë integrale e gjithë apartamentit. Të gjitha pjesët e apartamentit janë me dritë natyrale, apartamenti është lehtësisht i ajroshëm, me shumë dritë e diell. Përbëhet nga pjesa e ndënjes/sogiorno me kuzhinën dhe zonën e ngrënies dhe ballkon nga jug-lindja, me 1-dhomë gjumi të bollshme me ballkon nga jug-lindja, si dhe 2-dhoma gjumi njëre-pas tjetrës, nga veri-perëndimi, 2-banjo, një e përbashkët, si dhe koridori shpërndarës formë katrore.
    Përbërja/Planimetria Apartamentit: Nga dera kryesore hyrese(me 2-kanate) kalohet në koridorin hyrës/shpërndarës, në formë katrore, shtruar me pllaka mesatare katrore, ngjyrë bezhë me nuanca, nga ku porsa futesh në fillim në të majtë gjendet banjo-dush, e bollshme, e restauruar komplet dhe e kompletuar me të gjitha paisjet dhe aksesorët, me dritare nga veri-perëndimi. Në të dhjathtë të koridorit gjendet pjesa ndënjes/sogiorno-kuzhinë, ku mund të futesh nga 2-dyer, direkt tek zona e kuzhinës ose tek zona e ndënjens. Kjo pjesë me përmasa relativisht të bollshme, në formë katrore, me shumë dritë e diell, e shtruar me pllaka, e mobiluar dhe kuzhina me ditare nga jug-lindja, me kuzhin të komletuar, e integruar në mënyre të hapur me zonën e ngrënies dhe me zonën e ndënjes, e cila është relativisht e bollshme, me dritare/derë të madhe me dalje në ballkonin llozhë nga jug-lindja (rr.Durrësit), përmasa normale, mbuluar me tendë dielli. Nga pjesa e ndënjes por edhe nga koridori kalohet në dhomëna e parë gjumit, e cila është e bollshme, shtruar me pllaka përmasa mesatare, ngjyrë bezhe e hapur me nuanca, me vetratë/derë dalje në ballkonin llozhë nga jug-lindja(rr.Durrësit), përmasa normale, mbuluar me tendë dielli. Në ballë të hyrjes/koridorit pak majtas gjendet dhoma dytë gjumit, e cila është e bollshme, e kompletuar dhe nga ku kalohet nëpërmjet ndarjes me vetratë rrëshqitëse në mini koridor nga ku në të majtë kalohet në banjo-tualet, të kompletuar dhe funksional, me dritare nga perëndimi, në vazhdim të tualetit gjenden edhe një hapsirë ndihmëse, ndërsa në ballë të mini-koridorit gjendet dhoma 3-të e gjumit, me përmasa të bollshme(pjesa shtesë e pallatit), e kompletuar, me dritare dhe pamje nga veri-perëndimi.
    Muret dhe tavanet: Muret janë në përgjithësi të drejta, të suvatuara/patinuara dhe të lyera me ngjyra, të ndryshme të hapura- pjepër , në bezhë, mente... etj, ndërsa tavanet normale, me punime/korniza gipsi në këndet e tavaneve, në ngjyrë të bardhë.
    Dyshemeja: e shtruar përgjithësisht me pllaka, përmasa mesatare, me ngjyrë bezhe me nuanaca në tullë.
    Dyert e brendshme: prej druri cilësor, ngjyrë kafe klasike, ndersa dera banjove, vetratat dhe dyert ballkoneve dhe dritaret janë dur-alumini të bardha, me dopio xhame.
    Përdorimi i mëparshëm e aktual: Apartamenti ka qenë i përdorur nga të zotët, që para privatizimit deri tani dhe aktualisht është i banueshëm, po nga të zotët, për arsye zhvendosje në një zonë tjeter, është nxjerrë në shitje.
    Dokumentacioni: Apartamenti me Çertifikat Pronësie për sipërfaqen totale 126.5m2. Apartamenti është i shitshëm në çdo moment.
    Çimi Shitjes: Apartamenti shitet me 170'000 euro-€, shitet pa mobilje dhe pa elkrtro-shtëpiake.
    Adresa: Në Rrugën e "Durrsit" / përballe rrugës ambasadave(rruga"Skënderbeg"/Sheshi "Adem Jashari")/brenda unazë qëndrore, 700m(8-min në këmb) nga Sheshi "Skënderbej" dhe 200m nga Sheshi "Zogu Zi". adgss
    Cel:0696281433 adgss
    ************************************************** *******
    A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare) adgss
    Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
    St.Unazës pranë D.P.Policisë së Shtetit/përball Min.Jashtme Tirane
    Tel: +355(0) 42 340 855
    Cel: +355 (0) 69 62 81 433
    Email: [email protected]
    kontaktoWhatsApp
Working...
X