Announcement

Collapse

Njoftim

Pershendetje Vizitore,

Nese njoftimi juaj nuk duhet te jet online , na kontaktoni me email me link e njoftimit ne [email protected].
See more
See less
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Elbasan, Shitet Shtëpi 431m2 Oborr-Bahçe, sip.ban 150m2, 2dhoma, sallon, ndënje-pritje, kuzhinë, verand. 125'000euro, L.S.Paprri, Rr.25-Nëntor, drejtim posta te stacion trenit, 400m nga qendra Elb















    SHITET: Shtëpia me oborr/bahçe me agrume, 1-katëshe, elbasançe me çati, truall 431m2, njolla ndërtesës 120m2, me sipërfaqe banimi faktike 150m2, me 2 dhoma gjumi, 1 sogiorno të madhe, me kuzhinë-ngrënie më vehte, 1 tualet, 1 holl/ sallon ndënje të brendshëm, 1 verandë përpara hyrjes kryesore, i ndodhur në Lagjen "Sul Paprri", 30m nga rruga "25-Nëntori", në krahun e djathtë të drejtimit nga posta për tek stacioni trenit, 400m nga qendra Elbasanit dhe 150m nga unaza/stacioni trenit, Elbasan.
    Zona e rrugës trenit(25-Nëntori) dhe rruga "Sul Paprri": Eshtë një ndër zonat e njohura dhe shumë pranë/ngjitur me unazën e Elbasanit dhe me qendrën(postën qëndrore, pallatin e sportit etj), e pozicionuar në jug-perëndim (krahu/drejtimi për Tirane) të qytetit të Elbasanit. Zonë e vjetër dhe e preferuar për banim, me ndërtesa ekzistuese, si dhe shume të reja. Arteriet/rrugët kryesore të kësaj zone janë ato, të cilat fillojnë nga rreth-rrotullimi i postës qëndrore (pranë pallati sportit), si rruga 25-Nëntori dhe rruga paralel me të Rr."Sul Paprri", që përfundojnë në unazë pranë stacioni i trenit. Rruga 25-Nëntori një rrugë e gjërë me trotuare dhe me 2-sense qarkullimi, ka në të dy anët e saj si pallate ekzistuese ashtu edhe shumë të reja, të ndërtuara vitet e findit, një rrugë me shumë gjallëri dhe aktivitete tregtare e shërbimesh. Ndërsa rruga paralel Rr."Sul Paprri" në fillim të saj/pranë rrethrrotullimit ka disa pallate të reja, ndërsa në gjithe gjatësinë tjetër deri në unazë dhe në të dyja anët është e dominuar nga shtëpi ekzistuese, si dhe shumë vila e ndërtesa të reja 2-3-katëshe. Kjo është një rrugë karakteristike e vjetër, me avlli dhe porta, jo shumë e gjërë, rrugë e qetë dhe me shumë gjelbërim(oborr-bahçe me pemë të ndryshme).
    Pozicioni i Shtëpisë/Vilës me Oborrë: Shtëpia gjendet në linjën e dytë, si nga Rr.25-Nëntori ashtu edhe nga Rr."Sul Paprri", 50m nga aksi i Rr."25-Nëntori" dhe 20m nga aksi Rr."Sul Paprri", si dhe 500m (7-min këmbë) nga qendra e Elbasanit dhe 250m nga unaza(stacioni trenit).
    Futja-aksesi në Vilë/Shtëpi realizohet direkt dhe vetëm nga Rr."25-Nëntori", në një rrugicë ndërmjet pallateve ekzistuese, që të çon në pjesën me shtëpi individuale. Ndodhet në krahun e majtë të Rr."25-Nëntori" (në drejtimim nga posta qëndrore/rrrethrrotullimi për tek stacioni trenit/unazë), pas 2-pallateve gjendet një shesh nga ku duken portat me avlli. Porta hyrëse në oborr është në mes të murit rrethues (ku nga njëra anë-djathtë është faqe e pallatit me 5-kate dhe ana tjetër vazhdim avllisë dhe porta e një familjeje tjetër), gjendet në krahun veri dhe veri-perëndim të truallit dhe shtëpisë. Në 3-anët e Shtëpisë/Ndërtesës (veri e veri-lindje, lindje e jug) gjenden ndërtesa/vila të tjera, ndërsa nga njëra anë(perëndim e veri-perëndim) gjendet një pallat 5-katesh. Mikro-zona ku gjendet shtepia/ndërtesa është e qetë, pastër,e sistemuar, e gjelbëruar, terren i kulluar, shume afër qendrës qytetit dhe arterieve/rrugëve kryesore për hyrje/dalje nga qyteti.
    Trualli dhe Shtëpia/Ndërtesa është e rrethuar në 3 anë me mur/avlli me një lartësi mbi 2m, nga 3 anë, para/hyrja(veri dhe veri-linjde) kufizohet me një familje tjetër me truall/bahçe, nga lindje e jug-lindje ka ngjitur gjithashtu një tjetër familje dhe nga jug e jug-perëndim ka nje mur kufizues të gjatë, ndërsa nga perëndimi dhe veri-perëndimi kufizohet me një pallat ekzistues (para viteve 90-të) 5-katësh. Forma e truallit i përafrohet asaj drejtkëndore(përmasa përafërta 15m në gjërësi dhe 30m gjatë) dhe është me reliev të rrafshët/drejtë, ndërsa shtëpia/ndërtesa është e pozicionuar në anën lindore dhe jug-lindje të truallit, ndërkohë në fund të truallit(jug-perëndim) gjendet edhe një ambjent ndihmës me mur tulle dhe çati, me sipërfaqe mbi 22m2. Përpara Shtëpisë/Ndërtesës (brenda avllis/kufizimeve) ka sipërfaqe/hapësirë oborr, e cila fillon nga porta e madhe hyrëse, ku një pjesë është shtruar me beton (që mundëson parkimin e 3-4 autoveturave) si dhe rrugica e shtruar që të çon tek shkallët e shtëpisë. Oborri/bahçja është e mbushur me mbi 20 rrënjë pemë/agrume(portokalle, limona, mandarina, carace/çerçem...etj) që fillojne nga hyrja dhe që mbulojne tërë sipërfaqen e truallit duke e kthyer në një sipërfaqe të gjelbëruar.
    Shtëpia/Ndërtesa: Gjendet mbi një truall me sipërfaqe mbi 431m2, njolla ndërtimit 120m2 dhe sipërfaqe totale ndërtuar 170m2. Shtëpia /Ndërtesa në pjesën më të madhe është ndërtim i ri(përveç një faqe mur-guri) mbi një truall dhe ndërtesë ekzistuese(vjetër) është me mur tulle e kuqe, suvatuar brenda e jashtë, tavani/soleta në sipërfaqen më të madhe konstruksion monolit(beton-arme), e mbuluar e gjitha me çati e tjegulla të kuqe formë klasike. Shtëpia/ndërtesa është e tipit karakteristik elbasanase, e ngritur nga niveli i tokës (rreth 1m), nga ku ngjitesh në verandë me 4 shkallë, shtëpia është me kubaturë të lartë (mbi 2.9m), ambjentet me forma të rregullta, me dritë e ajrosje natyrale, me instalime elektrike e hidraulike të kohës, me dy depozita uji....etj. Shtëpia/ndërtesa është në gjendje mjaft të mirë, e mirëmbajtur, e kuruar dhe mjaft e këndshme për banim.
    Përbërja/planimetria e Shtëpisë/Ndërtesës :Përbëhet nga veranda, holli/salloni shpërndarës dhe ndenjës, kuzhinë-ngrënie më vehte, pjesa e pritjes/ndënjes më vehte, 2 dhoma gjumi, tualet-dush. Planimetria është mjaft funksionale, që mundëson një shfrytëzim/qëndrim mjaft të rehatshëm dhe komod. Nga shkallët në fillim gjendet/ndalohet në një verandë të bollshme, e hapur, në mbi 10m2, e rrethuar nga 2 anë nga faqet e mureve të shtëpisë, e shtruar me pllaka përmasa mbi mesataren, ngjyrë gri me nuanaca, e cila sherben jo vetem si platformë para-hyrëse në pjesën e mbyllur, por edhe për të qendruar, relaksuar dhe shijuar në kohe të bukur bahçen që gjendet përpara me agrume, si dhe për te përfituar nga rrezet e diellit...etj. Nga veranda, nëpërmjet një vetrate-derë të madhe (dur-alumin-xham opak/qumshti, me derë me 3 kanata, e superluçe) kalohet në hollin/sallonin shpërndarës dhe ndenjës, nga i cili kalohet në mënyrë mjaft të lirshme në të gjitha pjesët e tjera të shtëpisë. Holli ka formë drejtkëndore, me sipërfaqe rreth 20m2, i shtruar i gjithë me pllaka, përmasa mesatare, ngjyrë klasike në vishnje të errët me nuanca në jeshile, kafe e hapur etj. Gjysma e hollit/sallonit, pjesa në të djathtë kur futesh (krahu i kuzhinës), shërben për ndënje, e mobiluar me kolltuqe dhe tavolinë mesi. Në të djathtë kur futesh në holl gjendet kuzhinë-ngrënie më vehte, me përmasa relativisht të bollshme (rrreth 15m2), formë katrore, me 2 dritare të vogla nga lindja e jug-lindja për dritë e ajrosje natyrale, e shtruar me pllaka përmasa mesatare, ngjyre gri të hapur, e mobiluar me kuzhinë druri të re, e kompletuar me të gjitha pajisjet elektro-shtepiake, me tavolinë ngrënie etj. Në të majtë të hollit (kur futesh) gjendet pjesa e ndënjes dhe pritjes, formë drejtkëndore (mbi 20m2), me 2 dritare të mëdha nga jugu dhe jug-perëndimi (bahçja), e shtruar me plllaka ngjyrë klasike si ato të hollit, e mobiluar me kolltuqe dhe tavolinë mesi etj. Kjo hapësirë është koncetutar dhe funksionon si 2 pjesë, ku pjesa e parë më e madhe, nga ku nëpërmjet një ndarje/hapësire në formë harkore kalohet në pjesën pak më të vogël, ku është improvizuar një oxhak dhe banaku i pijeve dhe orendive etj.
    Nga dera e hollit (përballë saj) kur futesh, duken dyert e dhomave të gjumit, ku në të majtë (në krah të pjesës së ndënjes e pritjes) është dhoma e parë e gjumit, e bollshme, me dritare nga veri-perëndimi (nga ana e portës hyrëse në oborr), e shtruar me pllaka si të sallonit, pjesërisht e mobiluar (ka një dollap rrobash), e konceptuar për çift. Pak në të djathtë (midis dy dhomave gjumit) gjendet banjo-dush, përmasa normale, e kompletuar me të gjitha pajisjet dhe aksesorët, dhe funksionale, me aspirator. Në krah të banjos gjendet dhoma e dytë e gjumit, me përmasa të bollshme, e shtruar me të njëjtat pllaka si të sallonit, dritare nga perëndimi(nëpërmjet sallonit), e mobiluar, krevat, dollap, tavolinë pune etj, e konceptuar në mobilim për djem.
    Muret dhe tavanet: Muret janë në përgjithësi të drejta, të suvatuara/patinuar dhe të lyera me ngjyrë të ndryshme (limon...) kryesisht të hapura, ndërsa tavanet normale, ngjyrë të bardhë.
    Dyshemeja: e shtruar e gjitha me pllaka cilësore, përmasa mesatare, ngjyre klasike në vishnje të errët me nuanca në jeshile, kafe e hapur, ndërsa kuzhina me pllaka mesatare ngjyre gri të hapur.
    Dyert e brendshme: Të gjitha (përfshirë edhe derën hyrëse në sallon) janë duralumin i bardhë, me xham të bardhë-akulli (qumësht), si dhe dritaret vetratë-duralumin, me xham, transparent dhe me grila plastike të bardha.
    Përdorimi/shfrytëzimi dhe situata aktuale: Shtëpia/Ndërtesa gjithmonë ka qenë e banuar nga të zotët (familje e vjetër elbasanase), ka pak vite që nuk banohet, pasi të zotët janë zhvendosur një pjesë jashtë vendit dhe një pjesë në Tiranë, për këtë arsye është e destinuar për shitje.
    Preferenca: Preferohet të shitet si një e tërë (truall+ndërtesa+ambjentet ndihmese) e pandashme.
    Dokumentacioni: Shtëpia e banimit bashkë me ambjentet ndihmëse dhe truallin është me Çertifikatë Pronësie si një e tërë, dhe e shitshme në çdo kohë.
    Çmimi i Shitjes: Ndërtesa bashkë me truallin 431m2 shitet me 125'000 Euro-€. Prona është disponibël për shitje në çdo moment.
    Adresa: Lagja Sul Papri, Rr."25-Nëntori" krahu djathtë i drejtimit nga posta për tek stacioni trenit, 400m larg qendrës Elbasanit dhe150m nga unaza/stacioni trenit, Elbasan adgss
    Cel: 069 62 81 433 adgss
    *******************************
    A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare)
    Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
    St.Unazës ish-Ministrisë së Shëndetësisë/përball Min.Jashtme Tiranë
    Tel: +355(0) 42 340 855
    Cel: +355 (0) 69 62 81 433
    Email: [email protected]
    kontaktoWhatsApp
Working...
X