Njoftime pune, prona, makina dhe më shumë në një vend.

Publiko dhe gjej çfarë të duhet, shpejt dhe lehtë!

No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Jepet me QERA! E mobiluar 38000 L/Muaj!

    Jepet me qera apartament 1+1 64.3 m2 tek Kompleksi OxA në zonën e Shkozë/Linzë, i mobiluar. Apartamenti përbëhet nga një sallon i bollshëm bashkë me kuzhinën dhe këndin e ngrënies. Ka 1 dhomë gjumi me dalje në ballkon dhe një tualet me dritare dhe ajrosje natyrale. Gjithashtu apartamenti ka të instaluar paisjet hidrosanitare inkaso. Dyshemeja është e shtruar me një parket cilësorë dhe dritaret janë termoizoluese që nuk e transmetojnë të nxehtin në verë dhe të ftohtin në dimer, me hapje vertikale dhe grila.
    Apartamenti është totalisht i mobiluar si ne foto. Shtese ka televizorin dhe kondicionerin i cili nuk paraqitet ne foto.
    Apartamenti ndodhet katin e dytë të një ndërtese tre katëshe në një prej komplekseve më të mirëadministruar në Tiranë. Zona është shumë e qetë për banim, larg zhurmave të trafikut të Tiranës, zonë kodrinore dhe me ajër të pastër.​
    Attached Files
Working...
X