Announcement

Collapse
No announcement yet.
X
 
  • Filter
  • Time
  • Show
Clear All
new posts

    Tirane, Me Qera Apart Cilësor, tip2+1, sip 86m², Kat 3, Pallat Ri, Qera 550 euro / muaj, 250m nga Pazari Ri / Sheshi A. Rustemi, në rr.Vllazën Huta, që lidhe rr.H.Tasim me T.T.Koço & UnazëN tek Min.Jashteme Tirane








    Tirane, Me Qera Apart Cilësor, tip2+1, sip 86m², Kat 3, Pallat Ri, Qera 550 euro / muaj, 250m nga Pazari Ri / Sheshi A. Rustemi, në rr.Vllazën Huta, që lidhe rr.H.Tasim me T.T.Koço & UnazëN tek Min.Jashteme Tirane

















































    Tirane



    Nr. Njesia - Zona me e afert?



    3 Ministria e jashtme | Brryli





    Tipi



    apartament





    Siperfaqja m²



    85





    Nr dhoma



    2+1





    Kati

    Kati

    3





    Cmimi Euro

    550








    Me Qera: Apartament mjaft Cilësor dhe me shumë shije, tip 2+1 me 1-ballkon,1-banjo, sip.86m2, kati 3-të,-banim, apartament i pastër, me rifinitura dhe material mjaft cilësore, i kuruar me kujdes dhe i kompletuar e mobiluar me paisje cilësore, në rrugën "Vllaznit Huta" brenda Unazës qëndrore, 80 m mbi stacionin/unazës Lanës tek Ministria e Jashtme ose 5-minuta këmbë (250m larg) Sheshit "Avni Rustemi"/Pazarit të Ri.
    Zona/Sheshi "A.Rustemi"/Pazari Ri & Rr. Hoxha Tahsim & Tefta Tashko është një ndër zonat më kryesore dhe më të vjetra të Tiranës, e cila bën pjesë në zonën qëndrore të kryeqytetit dhe me mundësi aksesi dhe dalje në shumë drejtime si në këmbë ashtu edhe me mjete tetarë të huaj e vendas. Tashmë, Pazari i Ri, i rikonstruktuar komplet është bërë jo vetëm si qendër/pikë tregtare për produkte ushqimore dhe fruta-perime, por edhe si destinacion turistik, i vizitushëm për qy Pazarin e Ri, është edhe rr."Hoxha Tasim" dhe Rr."Qemal Stafa", të dominuar nga ndërtime ekzistuese, e cila lidhë këtë zonë me Unazën qëndrore drejtimi i malit të Dajtit/ Porcelanit etj.
    Pallati i ri 10-katësh, ndërtim i viteve 2004, me punime cilësore, me 1-ashensor të bollshëm (për 4-persona), me kamera dhe administrator, me një kat sipërfaqe tregtare i pari dhe nje kat nëntoke, për shërbimet e pallatit & biznes(depozitat e ujit...etj). Pallati është ndërmjet rr."Hoxha Tahsim" dhe "Tefta Tashko Koço", pranë stacionit të unazës qëndrore buzë Lanës, tek Ministria e Jashtme. Në një Zonë mjaft të preferuar, brenda Unazës relativisht të qetë, shumë afër qendrës Tiranës dhe rreth 250 m larg Sheshit "Avni Rustemi"/Pazarit të Ri.
    Apartameti: është i tipit 2+1 i bollshëm me sipërfaqe neto 86m2, 1-banjo, me një ballkon, në katin e 3-të-banimi. Apartamenti është me dritë të bollshme, ku çdo pjesë është me drite e ajrosje natyrale, me pamje/pozicion nga lindja dhe veri/lindja (Dajti/shkolla "Hasan Tahsin"), dhe nga jug-lindja (Min.Jashtme). Apartamenti është me kubaturë të lartë, me kuzhinë të kompletuar me të gjitha paisjet(edhe makin larje enësh/lava-stovilje) dhe banjot të kompletuara e funksionale, këndin e ndënjes/sogiornon me oxhak dekorativ dhe dhomat e gjumit të mirë-mobiluara, me kondicioner... etj.
    Përbërja/Planimetria Apartamentit: Përbëhet nga mini-koridori hyrës, nga i cili kalohet në dy drejtime: Në të djathtë kalohet direkt pjesën e ndënjes/sogiorno dhe kuzhinë, me përmasa relativisht të bollshme, me shume dritë natyrale, formë drejtkëndore, me kondicioner, e në harmoni/lehtësi komunikimi e shfrytëzimi edhe me pjesët e tjera të apartamentit. Në fillim, djathatas është zona kuzhin-ngrënies, me mobilje/kontra-banak mjaft cilësore dhe me shumë gusto, kanatat dhe sirtarët me tërheqe me mekanizëm, e kompletuar me të gjitha pajisjet cilësore(sobe-pjanur, dy furra pjekje e mikro-vale, frigorifer të madhe, makin-larje enësh…etj). Pranë gjendet edhe këndi i ngrënies, me tavolin ngrënie metalike & xhami e zmadhueshme, me 6-karrike. Në vazhdin të kësaj pjese gjendet zona e ndëjnes e kompletruar me kolltuqe e tavolin mesi, me oxhakun dekorativ, me këndin e televizorit dhe të objekteve artistike e pijeve, me impjant home-cinema. Nga kjo pjesë nëpërmjet dere-vetratë të medha dopio-xham, rrëshqitëse kalohet në ballkon me përmasa normale, ana ballore rrethuar me 50cm murë dhe vazhdimi me tuba-hekuri, me tendë dhe me pamje nga lindja/Dajti, veri-lindja shkolla H.Tasim dhe jug-lindje Min.Jashtme, në një anë të qetë dhe intime. Ballkoni, i kompletuar me tavolin e karrike, me paisje për pjekje/barbeque etj. Në të majtë të mini-koridorit hyrës, në mënyrë të hapur/gjendet një hapsir e vogël shpërndarëse, ku në të djathtë gjendet dhoma gjumit, matrimoniale, përmasa normale, e mobiluar krevat dopio, komedine dhe dollap të madhe me përmasat e faqes murit, me dritare e pamje nga lindja e veri-lindja. Nga kjo hapsirë shpërndarëse përballë gjendet banjo-dush, përmasa normale, e kompletuar me të gjitha pajisjet, me vaske, me dritare nga veriu. Po nga kjo hapsirë, pak majtas gjendet dhomë gjumi/studio, relativisht e bollshme, kompletuar me tavolin pune, rafte, dollape muri dhe kanape-krevat, me dritare nga veriu.
    Muret e tavanet: Muret janë në përgjithësi të drejta, të suvatuara/patinuar dhe të lyera me ngjyrë të hapura në gri, të bardhë etj, ndërsa tavanet të punuara me gips (pjesa ndënjes dhe me efekte ndriçimi led) dhomat me kornize në këndet, ngjyrë të bardhë.
    Dyshemeja: e shtruar e gjitha me parket cilësor, ngjyrë klasike gri me bezhë me nuanca të errta dhe të hapura.
    Dyert e brendshme: druri të plota, e cilësore, ngjyrë të bardhe, ndërsa dera-vetrat e ballkonit dhe dritraret vetratë-duralumin dopio xham, ngjyrë të bardhë, me grila plastike të bardha.
    Përdorimi mëparshëm e aktual: Që nga ndërtimi apartamenti, i përdorur në mënyrë jo të vazhdueshme nga pronarët (të zotët) dhe ka pak vite që jepet me qera, disponushëm nga 01.04.2025
    Preferencat & kushtet: Preferohen çifte, çifte me një fëmij mbi 8-vjeç, ose individe të huaj, për periudha kryesisht afat-gjatë, mbi një-vjeçare, me kontrate të rregullt qeraje, nuk lejohen kafshët shtëpiake. Kërkohen 2-muaj garanci dhe pagesa mujore çdo fillim muaji.
    Dokumentacioni: Apartamenti është me Çertifikat Pronësie, dhe për Qeranë mbahet kontratë qeraje
    Qeraja Mujore: Jepet me 550-euro€/ muaj, ndërsa shpenzimit korrente ujë, drita, tarifat e shërbimi pastrim/ ashensor... etj, përballohen nga qeramarrësi.
    Adresa: Në rr."Vllazën Huta" & "Rifat Bodinaku", që lidhe rr."Hoxha Tahsim" me rr."Tefta Tashko Koco" dhe Lanën, pranë Ministrise së Jashtme, ose 250 m larg Sheshit "Avni Rustemi"/ Pazarit të Ri, Tiranë. adgss
    Cel: 0696281433 adgss
    ************************************************** **********************
    A&D General Services Studio (A&D.G.S.S-Imobiliare) Real Estate adgss
    Adresa: Blv. Bajram Curri, Ndërtesa 258, Kati 1, nr.7
    Stc.Unazës pranë D.P.Policisë së Shtetit/përball Min.Jashtme Tirane
    Tel: +355(0) 42 340 855
    Cel: +355 (0) 69 62 81 433

     




    WhatsApp














    Lista me ofertat - okazione
Working...
X