Tirana Business University

Përmbledhja

"Tirana Business University", lindi nga nevoja që biznesi dhe ekonomia shqiptare kanë sot për profesionistë të administrimit dhe të së drejtës së biznesit, të formuar me dije dhe njohuri bashkohore që ti përgjigjen kushteve të reja të zhvillimit të t

Informacioni i kontaktit

Rruga e Kavajes
1023
Tiranë, Shqipëri

telefoni: shiko telefonin (04) 22 60 443

websiti:

Ju përket juve?

Fotot

Përshkrimi i detajuar

Për herë të parë në Shqipëri krijohet një Universitet që i përkushtohet administrimit dhe të drejtës së biznesit (Business Law).

"Tirana Business University", lindi nga nevoja që biznesi dhe ekonomia shqiptare kanë sot për profesionistë të administrimit dhe të së drejtës së biznesit, të formuar me dije dhe njohuri bashkohore që ti përgjigjen kushteve të reja të zhvillimit të tregut global tepër konkurencial. Zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm dhe rritja e mirëqënies në Shqipëri janë të pamundura pa krijimin e një elite profesionistësh të përgatitur nga Universitete të dedikuara biznesit dhe ekonomisë.

Themeluesit dhe drejtuesit e TBU-së, falë një eksperience të gjatë në fushën e administrimit dhe të drejtës së biznesit, apo edhe në fusha që i shërbejnë zhvillimit të biznesit dhe mbrojtjes së interesave të tij, e kanë ndjerë nga afër nevojën që kanë kompanitë shqiptare për përmirësimin e cilësisë së menaxherëve, financierëve, kontabilistëve, marketierëve, juristëve të biznesit, etj, pasi janë ata që mund të rrisin eficiencën e këtyre kompanive për ti bërë ato më fitimprurëse dhe që t'i përgjigjen në mënyrë profesionale sfidave të konkurencës globale. Gjithashtu nismat individuale e kolektive për biznese të reja janë më të suksesshme kur ndërmerren nga individë të arsimuar dhe të praktikuar me njohuritë dhe shprehitë menaxheriale e juridike të lidhura me biznesin.

Njëkohësisht, të diplomuarit nga TBU do t'i përgjigjen mjaft mirë edhe nevojave për personel të kualifikuar të institucioneve shtetërore. Administrata e ministrive, institucioneve të tjera qëndrore, e bashkive dhe komunave, apo edhe vetë sistemi i drejtësisë kanë nevojë jetike për zyrtarë profesionistë që njohin dhe kuptojnë biznesin, problemet dhe vështirësitë e tij, të drejtat dhe detyrimet reciproke. Në një sistem demokratik dhe treg të lirë, shteti dhe biznesi hyjnë në marrëdhënie të shumëllojshme e dinamike me natyrë ekonomike e juridike. Vetëm personel dhe drejtues profesionistë qoftë nga ana e bizneseve e qoftë nga ana e shtetit mund të optimizojnë këto relacione në dobi si të interesit privat ashtu edhe të atij publik.

Të udhëhequr nga modelet e programeve të universiteteve të biznesit më prestigjozë sot në botë dhe vecanërisht nga modeli i universiteteve gjermane të biznesit, ne kemi krijuar programe studimi të nivelit bachelor dhe master të cilët ndërthurin në mënyrë ideale dijet teorike me trajnimin praktik dhe pjesëmarrjen e studentëve në veprimtari kërkimore e shkencore, duke mundësuar edukimin e studentëve me të gjitha njohuritë dhe aftësitë e duhura për tu ballafaquar në mënyrë të sigurt dhe menjëherë pas përfundimit të studimeve me kërkesat e larta të punësimit.

Ne kemi përzgjedhur një staf akademik elitar me profesorë të njohur vendas dhe të huaj, duke bërë një ndërthurje të mirë midis profesorëve të universitetit me background të shkëlqyer teorik me disa nga personalitetet më të njohura të fushave përkatëse, të cilët jo vetëm kanë një background të mirë akademik, por kanë njëkohësisht edhe një përvojë të gjatë praktike, në pozicione menaxheriale dhe drejtuese në bizneset dhe institucionet nga më prestigjozet në Shqipëri.

Ndërkohë që shumica e universiteteve në Shqipëri pothuajse e kanë injoruar fare domosdoshmërinë e trajnimit praktik të studentëve gjatë viteve të studimeve, "Tirana Business University", e ka parë si një prioritet të rëndësishëm, duke e vendosur atë në të gjitha vitet e programit të studimeve. Ne kemi realizuar tashmë një marrëveshje afatgjatë bashkëpunimi me një nga organizatat më prestigjoze të biznesit në Shqipëri, Konfindustrinë, e cila do të jetë partneri ynë zyrtar dhe një urë lidhjeje midis TBU-së dhe dhjetëra kompanive të njohura në Shqipëri, por edhe jashtë saj, si në Gjermani, Itali, Austri, etj, ku studentët tanë jo vetëm do të realizojnë trajnimin e tyre praktik dhe do të marrin pjesë në veprimtari të ndryshme kërkimore e shkencore, por do të hapin ndërkohë edhe rrugën e punësimit të tyre, si gjatë studimeve, ashtu edhe pas përfundimit të tyre.

Mjediset e mësimit në auditorët e TBU-se, janë dizenjuar në mënyrë tepër krijuese, miqësore dhe sigurojnë fleksibilitet të lartë në mësimdhënie.Studentët kanë mundësi të përdorin gjatë procesit mësimor pajisje kompjuterike të teknologjisë bashkohore, një bibliotekë të pasur me libra e botime nga më të vlefshmet nga fusha e menaxhimit, financës, kontabilitetit, marketingut, komunikimit, ekonomisë, business law, etj, nga autorë të njohur shqiptarë dhe të huaj. Nga ana tjetër për herë të parë në Shqipëri studentët tanë do të kenë mundësi të përdorin on-line edhe një nga bibliotekat universitare më prestigjoze në botë.

Mësimdhënia interaktive dhe cilësia e lartë gjatë zhvillimit të programeve, bashkëpunimi dhe respekti reciprok midis studentëve dhe stafit akademik, përdorimi i pajisjeve dhe teknikave shumë të dobishme të mësimdhënies, si mjetet audio – vizuale, ushtrimet praktike dhe jetësore nga disiplina të ndryshme për një orientim sa më të gjerë drejt interesave të ndryshme, puna në grup, diskutimet dhe analizat e temave aktuale për ecurinë dhe zhvillimin e biznesit dhe ekonomisë, përfshirja në hartimin dhe realizimin e projekteve të ndryshme, pjesëmarrja në aktivitete shkencore, sociale, kulturore, humanitare, etj, do të krijojnë një ambjent tepër atraktiv për të gjithë studentët dhe stafin akademik e drejtues të universitetit.

Ne synojmë që të shkojmë përtej rolit të institucioneve arsimore tradicionale shqiptare. Ne duam të sjellim bindshëm konceptin e menaxhimit bashkohor dhe të luajmë një rol të dukshëm në mënyrën e drejtimit dhe menaxhimit të bizneseve në Shqipëri dhe në gjithë zhvillimin e ekonomisë së vendit tonë. Ne duam të arrijmë që udhëheqësit dhe stafet e biznesit, profesionistët e lirë dhe zyrtarët e shtetit të diplomuar në TBU ta duan dhe ta ushtrojnë profesionin e tyre me pasion, profesionalizëm dhe integritet, kudo ku ata do të punojnë pas përfundimit të studimeve. Sepse vetëm kështu ne mund të arrijmë progres dhe mirëqënie dhe të rradhitemi me kombet më të zhvilluara të globit.

SHERBIMET
TBU gjendet në një nga rrugët kryesore dhe më të zhvilluara të Tiranës, në Rrugën e Kavajës, në zonën e ish-parkut, ku aktualisht ushtrojnë aktivitetin e tyre shumë institucione të tjera të arsimit universitar, pasuniversitar dhe të mesem, si dhe një sërë kompanish të telekomunikacionit, marketingut, teknologjisë së informacionit, bare, restorante, etj.

Me një godinë të projektuar dhe ndërtuar në mënyrë profesionale, për të qenë adapte për një Universitet, me një pamje të jashtëzakonshme nga qyteti i Tiranës, me ambjente të arreduara në mënyre perfekte, sipas standarteve më bashkohore universitare, Tirana Business University, vjen për të edukuar brezin e ardhshëm të specialistëve, liderave dhe drejtuesve të bizneseve shqiptare me dijet dhe njohuritw mw bashkohore.

Amfiteatri dhe klasat e seminareve

Ambjentet e Tirana Business University janë të dizenjuara në mënyrë të tillë që studentët të marrin përkujdesjen maksimale nga ana jonë. Ata kanë mundësi që të ndjekin leksionet dhe seminaret në salla moderne dhe të projektuara posacerisht për këtë qëllim. Sallat e mëdha tw leksioneve në formë amfiteatri dhe klasat e seminareve të arreduara në mënyrë perfekte dhe që lejojnë një fleksibilitet të lartë mësimdhënie, të pajisura me mjete audio-vizuale në mënyrë të tillë që t'ja bëjnë më të lehtë studentit punën në auditor dhe t'i japin mundësi dhe nxitje që ai të jetë sa më i fokusuar dhe i përkushtuar në procesin mësimor duke përvetësuar dijet dhe njohuritë e transmetuara nga stafi akademik.

Biblioteka

Vendi ideal për të zgjeruar njohuritë dhe dijet tuaja. E pasuruar me librat më të rëndësishëm dhe aktualë të autorëvë shqiptarë dhe të huaj, me qindra tituj reference që studentet mund të lexojnë dhe të mbështeten për tw pwrmbushur detyrimet mësimore dhe për të arritur rezultate të larta, si edhe për të realizuar të gjitha projektet e tyre.

Gjithashtu, tek ne ju do të gjeni një formë tjetër të re për tu informuar, bibliotekën online, ku ju mund të lexoni libra, revista, raste studimore dhe publikime të ndryshme të autorëve nga mw të njohur nga fusha e ekonomise, menaxhimit, financës, marketingut, komunikimit, jurisprudencës, etj.

Laboratori i kompjuterave

I pajisur me kompjutera të teknologjisë dhe kohës më të fundit, të cilët janë të lidhura me internetin 24 orë në ditë dhe ku do të realizohet në mënyrën më profesionale mësimdhënia në lëndët e teknologjisë së informacionit, por edhe në lëndë të tjera të përfshira në programin mësimor, si edhe ku studentët mund të punojnë për të realizuar punimet dhe projektet e tyre mësimore. Gjithashtu këtu do të gjeni mundësinë që të realizoni nevojat tuaja për printime dhe fotokopje të materialeve tuaja mësimore.

Bar-Kafe

Ne i kemi krijuar mundësinë studentëve tanë që përvec të tjerave të kenë një vend, brenda univesitetit, ku ata të çlodhen dhe të kalojnë një pjesë të kohës së tyre të lirë. Ajo që e bën më të vecantë këtë ambjent është fakti që përvec se ata mund të shplodhen, ata do të kenë mundësi të përdorin dhe të lundrojnë në botën e gjërë e të pafund të internetit dhe të librave. Ne kemi bërë një ndërthurje të zgjuar të bibliotekës, sallës së internetit dhe bar-kafes. Kjo sepse ne duam tju ofrojmë më shumë mundësi për të zgjeruar dijet dhe njohuritë tuaja , por edhe mundësi atraktiviteti dhe rigjenerimi mendor.

ADMINISTRIM BIZNESI
Fakulteti i "Administrimit të Biznesit" ofron programe studimi me kohë të plotë dhe të pjesshme të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite sipas sistemit Europian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS). Në përfundim të studimeve përkatëse, studentët do të pajisen me diplomë:

Bachelor

Administrim Biznesi, Profili Menaxhim, 180 kredite

Administrim Biznesi, Profili Marketing, 180 kredite

Administrim Biznesi, Profili Kontabilitet-Financë, 180 kredite

Master Profesional

Administrim Biznesi, Profili Menaxhim, 90 kredite

Administrim Biznesi, Profili Kontabilitet–Financë, 90 kredite

Administrim Biznesi, Profili Business Law, 90 kredite

Administrim Publik, 90 kredite

Master Shkencor

Menaxhim, 120 kredite

BUSINESS LAW
Fakulteti i "Business Law" ofron programe studimi me kohë të plotë dhe të pjesshme të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite sipas sistemit Europian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS). Në përfundim të studimeve përkatëse, studentët do të pajisen me diplomë:

Bachelor

Business Law, 180 kredite

Master Profesional

Business Law, 90 kredite

Master Shkencor

Business Law, 120 kredite

KRITERET E PRANIMIT
Pranohen për të ndjekur studimet në shkollën e lartë universitare private Tirana Business University:

a) Shtetasit shqiptarë që përmbushin kriteret e procedurave të pranimit të vendosura nga universiteti

b) Studentë të transferuar nga universitete ose shkolla të tjera të larta universitare të vendit apo të huaja

c) Shtetas të huaj të cilët plotësojnë kriteret e miratuara nga Këshilli i Ministrave apo të miratuara me marrëveshje qeveritare dypalëshe ose shumëpalëshe

Pranohen për të aplikuar për të vazhduar studimet e larta kandidatët që plotësojnë kushtet:

a) Vërtetojnë me dokument zyrtar shtetësinë shqiptare ose plotësimin e kritereve të pikës së mësipërme 1/c

b) Kanë dokument zyrtar të përfundimit të shkollës së mesme në Shqipëri ose jashtë saj (ekuivalentuar sipas kriterevë të vendosura nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës)

c) Vërtetojnë, me dokument zyrtar, aftësinë për të ndjekur studimet e larta

d) Depozitojnë kërkesën për të vazhduar studimet në degën që dëshirojnë në mënyrë që të lidhin kontratën mes tyre dhe TBU-së

e) Paguajnë kuotën e përcaktuar për kryerjen e studimeve

Për të kontaktuar me këtë subjekt, lutemi plotësoni formularin e mëposhtëm.

Lutemi shkruani në kutizën e mëposhtme tekstin që shikoni në figurë. Kjo bëhet me qëllim për të parandaluar postimet automatike.

Kodi verifikues i fotos nuk mund të shfaqet