Menaxhim Profesional

Përmbledhja

“Menaxhim Profesional” është një nismë e krijuar me dëshirën për të ndihmuar në zhvillimin e kapaciteteve shqiptare e ballkanase në fushën e menaxhimit dhe sipërmarrjes. Kjo përpjekje vjen si rrjedhojë e një vëzhgimi disavjeçar të zhvillimeve...

Informacioni i kontaktit

Kutia Postare Nr. 53
Tiranë, Shqipëri

websiti:

Ju përket juve?

Fotot

Përshkrimi i detajuar

“Menaxhim Profesional” është një nismë e krijuar me dëshirën për të ndihmuar në zhvillimin e kapaciteteve shqiptare e ballkanase në fushën e menaxhimit dhe sipërmarrjes. Kjo përpjekje vjen si rrjedhojë e një vëzhgimi disavjeçar të zhvillimeve dhe problematikave të sipërmarrjes dhe menaxhimit në Shqipëri. Shpresojmë që kjo faqe interneti dhe të tjera aktivitete që do realizojmë më tej të jenë në axhendat e sipërmarrësve dhe menaxherëve shqiptarë e ballkanas si dhe të atyre që kanë aspirata për t’i hyrë rrugës së bukur por edhe të vështirë të biznesit e menaxhimit. Mirëpresim pjesëmarrjen aktive të të gjithë ju me ide, mendime e shembuj praktikë nga përvojat tuaja.

Një sfidë shumë e rëndësishme për gjithsecilin është menaxhimi i vetvetes dhe zhvillimi i kapaciteteve individuale. Suksesi në përballjen me këtë sfidë hap rrugën për të gjitha sukseset e mëtejshme në karrierë, biznes dhe në fusha të tjera të jetës. Në këtë faqe interneti do gjeni gjithashtu kontributin tonë në lidhje me zhvillimin individual të gjithsecilit.

Për të kontaktuar me këtë subjekt, lutemi plotësoni formularin e mëposhtëm.

Lutemi shkruani në kutizën e mëposhtme tekstin që shikoni në figurë. Kjo bëhet me qëllim për të parandaluar postimet automatike.

Kodi verifikues i fotos nuk mund të shfaqet