Albania Rafting Group

Përmbledhja

Eshtë e vetmja shoqatë e e licensuar e sportit rafting në Shqipëri, anëtare e Federatës Shqiptare të Rafting dhe e vetmja me një staf të kompletuar profesionistësh.

Informacioni i kontaktit

Tirane
Tiranë, Shqipëri

telefoni: shiko telefonin + 355 672006621

websiti:

Ju përket juve?

Fotot

Përshkrimi i detajuar

Qellimi yne

të plotesoje nevojat në rritje dhe kërkesat per bashkepunim midis shoqatave te rafting dhe kanotazhit nëpërmjet nje organi të unifikuar që merret ekskluzivisht me çështjet e rafting dhe kanotazhit dhe me faktorët që ndikojnë në zhvillimin e ketyre sporteve;

· të promovoje rafting dhe kanotazhin në të gjitha vendet e botës dhe në të gjitha nivelet; ne lidhjet me institucionet shteterore, dhe institucionet e huaja, brenda e jashte vendit;

· të promovoje korrektësi dhe lojë të ndershme, si dhe të nxisë miqësinë midis të gjithë anëtarëve të botës se rafting dhe kanotazhit;

· te siguroje burime këshillimore për autoritetet përkatëse;

· të pasqyroje aktivitetin e rafting dhe kanotazhit dhe mbrojë interesat e saj para të gjitha autoriteteve kombëtare dhe ndërkombëtare;

· të punoje me organizatat homologe qe rafting te behet nje sport olimpik.

· të organizoje kampionatin kombetar te rafting dhe kanotazhit me federaten perkatese, e cila është mbajtësja e vetme dhe titullare;

· te zhvilloje dhe ruaje standartet për sportin e rafting dhe kanotazhit dhe te kontrolloje standartet e zhvillimit te industrisë se rafting dhe kanotazhit;

· të inkurajojnë zhvillimin rekreative te rafting dhe kanotazhit si një kontribut për një mënyrë jetese të shëndetshme për të gjitha moshat;

· të marrë masa për të parandaluar rrezikimin e shëndetit të rremuesve dhe te mjedisit;

· të nxise ruajtjen e rrethinave te lumenjve dhe ujrave te territorit shqiptar dhe të lobojë për mbrojtjen e tyre. Te nxise ndërgjegjësimin mjedisor të publikut të gjerë dhe shfrytëzuesve të lumit per mbrojtjen e lumenjve dhe ujrave te tjera te territorit;

· të nxisë dhe të inkurajojë eksplorimet e sistemeve lumore ne Shqiperi e me gjere.

· të nxisë dhe promovojë turizmin me anë të sportit të rafting dhe kanotazhit;

· të sigurojë udhëzime për praktikat e sigurta te sportit rafting dhe kanotazhit. Te promovoje rafting si një sport të sigurt , sport aventurë në vendin tone;

· te rekomandoje guida të lumit dhe guida të shpëtimit nepermjet shërbimeve sipas standardeve dhe programeve te trajnimit;

· te promovoje Shqiperine ( pasurite kulturore , natyrore, turistike ) ne sferen kombetare dhe nderkombetare, nepermjet nismave dhe projekteve te ndryshme te nderrmara nga anetaret e saj dhe te treteve;

· te jape mesazhin : Sporti i rendesishem per nje jete te shendetshme;

· te nxise edukimin e qytetareve per rendesine e mbrojtjes e natyres dhe ruajtjen e mjedisit;

· te perfshije te rinjte ne angazhime konkrete dhe aktive, nepermjet ideve dhe energjise se tyre, ne menyre qe ata te jene nje grup produktiv ne jeten sociale, kulturore dhe qytetare;

· te krijoje akses ne punesim te te rinjve dhe personave te interesuar nepermjet hapesirave te krijuara nga projekte te ndryshme;

· te realizoje aktiviteteve me tema te ndryshme sportive, sociale, kulturore, kombetare, artistike.

Qellimi i ARG sensibilizimi i qytetareve per aplikimin e sportit te rafting ne Shqiperi. Promovimi i turizmit, vlerave natyrore dhe mbrojtja e mjedisit. Anetaresimi i qytetareve shqiptare ne shoqaten Albanian Rafting Group, eshte jo vetem nje anetaresim individual, por nje perfaqesim i vertete i vlerave te identitetit shqiptar dhe te bukurive te natyres tone. Si dhe nje angazhim i plote i te rinjve shqiptare per aktivitete sportive ne sportin ekstrem te rafting.


Skuadra jone

Me një grup organizativ, të përbërë prej 30 njerëz te dashuruar me sportin dhe jetën, ALBANIA RAFTING GROUP kërkon të tregojë se "Sporti mund të bëjë kaq shumë. Ai të krijon një kornizë të re: takimi me njerëz të rinj, besimi, vetë-besimi, disiplina, motivimi. Të gjitha këto gjëra ne mund t’i mësojmë, edhe pse nuk e kuptojme, nëpërmjet sportit.

Ne jemi si një ylber – nqs do kishte vetëm një ngjyrë ai nuk do të ishte i bukur. Ne skuadrën tonë, po te kishte vetëm një lojtar, ajo nuk do të ishtë FITIMTARE!


Presidenti : Zamo Spathara

Shumë media e kanë quajtur njeriu që bëri zbulimin e shekullit, pasi është i pari që zbuloi koloradot e Shqipërisë dhe promovoi për të parën herë sportin rafting në Shqipëri.Instruktori i rafing.Por jo vetëm kaq...duke ndenjur pranë Zamos ke gjithmonë shumë për të mësuar!



Zv/presidente : Blerina Ago

Sa herë që bëhet fjalë për ndonjë nismë apo aktivitet, dihet që shkëndija ka ardhur nga Blero.Për të asgjë nuk është e pamundur.Tepër këmngulëse, nuk i pëlqen të marrë asnjëherë përgjigjen JO.


Përgjegjësja e marketingut

Ema është e diplomuar në fakultetin e Ekonomikut.Gjithmonë e gatshme dhe plot pasion. Skuadra i ka besuar promovimin e gjithë punës sonë. E qeshura e saj, i bën edhe momentet më të këqija të duken plot ngjyra.


Marseli

Harrojeni ta gjeni zgjuar para orës 11:00, kështu që mos u lodhni t'i bini më kot celularit. Kapiteni me i mirë në sportin rafting si dhe një artist në pritje. Endrra e tij: të bëhet regjisor!

Këto shkruheshin për të para disa vitesh, por tani ai ka realizuar ëndrren e tij. Tashmë studion në degën e regjisurës ne Akademin e Arteve, vazhdon te jetë akoma kapiteni më i mirë, plot adrenalinë dhe kurajoz, nuk njeh asnjë lloj frike. Dhe mbi te gjitha, e gjeni zgjuar që në oren 7 të mëngjesit.


Ndihma e shpejte

Me përgjegjësin e ndihmës
së shpejtë duhet ta mbani mirë muhabetin, pasi tek e fundit ai
është anija e shpëtimit.Gjatë ditës gjithmonë e sheh vërdallë me kutinë
e ndihmës së shpejtë, kurse në mbrëmje nxjerr në pah më të bukurën e tij.Ka
shumë tatuazhe dhe një të pambaruar në gjithë pjësën e kurrizit.Thotë që një ditë
do gjejë forcën ta mbarojë...po ne kemi mbi 3 vjet që presim.Kur ta mbarojë do t'ju njoftojmë.


Roja e sigurisë

Gjithmonë ë shikon të qëtë dhë të gatshëm për të ndihmuar. Asnjëherë nuk ndërhyn kur s'duhet, por kujdes mos thyeni rrëgullat, përndryshe keni punë me Benin dhe djemtë ë tij.Po ju paralajmërojmë që është shumë i vendosur për të zbatuar të gjitha dënimet, për gabimin përkatës.


Përgjegjësi i logjistikës

Edi është njëshi për rregullsi dhë memorie. Punën më të vështirë , ruajtjen dhe mirëmbajtjen e gjithë pajisjevë tona, ai e bën në mënyrë të përkryer.Gjithmonë ka një lum më fjalë për të thënë dhe mos u përpiqni të kuptoni gjithmonë ato që thotë.Mgjth pohoni me kokë, përndryshe do ta gdhini me Edin.


Kuzhinieri

Personi që na jep fuqinë dhe energjinë për t'i vajtur punëve deri në fund është kuzhinieri yne.Gjithmonë gjen recetën e duhur për t'ia kthyer të gjithëve humorin me gatimët e tij supër të shijshmë.Rrëziku i vëtëm është mania për ë ngrënë në pafundësi, që prëk të gjithë, kur shijojnë pjatat ë tij.Prandaj të gjithë ata që janë më diëtë është mirë të bëjnë kujdës dhë të mos manipulohën.


Eri

Ndër të parët djem që praktikuan sportin rafting në Shqipëri.Vërtet djali më i zotë dhe më simpatik i ekipit.Tani është veshi dhë zëri ynë në USA, vendbanimi i tij i ri.


Shoferi

Leli është kudo i pranishëm me furgonin e Albania Rafting Group, në rast se duhet të nisim një aventurë të re.është super i zoti në timon, prandaj kur jëni me të thjësht shplodhuni...


Amantia

Ami është tepër e rëndësishme për skuadrën tonë.Plot me ide dhe pasion ndihma e saj është gjithmonë e vyer.Tashmë e diplomuar në psikologji, ajo e gjen përherë celsin për te na dhënë energjinë dhe forcën, për cdo aktivitet.


Agoni

Agoni nga Kosova është shpirti i skuadrës sonë.Gjithmonë e gjen të përkushtuar pas dickaje,ashtu si gjithmonë të kthen në humor me batutat e tij të papara.


Jonida

Jo vetëm që eshtë avokatja e shoqatës sonë, por edhe një ushtruese e rregullt e sportit rafting.Fituesja e vendit të tretë në maratonën " Rafting Day, Berat ", Joni është pjesë e pandarë ë skuadrës sonë.


Emiljano & Company

Një sportist i talentuar. Kampion boksi kombetar. Emiljano, së bashku me 10 djem të tjerë, janë skuadra e shoqërimit të rafting.Kur të jeni me ta rrini të qetë, pasi s'ka asnjë rrezik.Këta djem nuk e njohin frikën.Për ta cdo rrëmbesë në lum është si një kafshatë bukë.



Zv/president nderi : Taulant Hoxha

Fantazia e Taulantit na dhuron gjithmonë surpriza të bukura në lidhje me dizajnin , për cdo aktivitet tonin.Pa dyshim logo e shoqatës është bërë plot mjeshtëri nga artisti ynë.


Astriti

Përvecse sportist, është dhe artisti i skuadrës. Nëpë kanion, gjatë udhëtimit dëgjohet tek kumbon zëri i tij duke interpretuar këngët e kompozuara nga ai vete : Neee jemi grupi I parëëë….që bëjmë rafting në Skrapar…!


Genti

Genti njihet në të gjithë Shqipërine si Tigri I Kanioneve ne lumin Osum, pasi është I madh dhe I fuqishëm e I kalon kanionet tërë mjeshtëri e plot stil. Edhe pse te gjithe fillimisht e duan në timonier….si përfundim dalin të fundit e garës :P



Ledio

Ledio,djali me kurajoz qe mund te njihni,ka ushtruar sportin e rafting qe ne moshe fare te re dhe eshte i apasionuar pas aventures.ne shoqerine e tij do jeni gjithnje te qeshur dhe asnjeher te merzitur pasi batutat dhe karakteri i tij i vecant e bejne djale teper interesant.nese kerkoni nje dite plot aventura,interesohuni rreth ktij djali..:)

Për të kontaktuar me këtë subjekt, lutemi plotësoni formularin e mëposhtëm.

Lutemi shkruani në kutizën e mëposhtme tekstin që shikoni në figurë. Kjo bëhet me qëllim për të parandaluar postimet automatike.

Kodi verifikues i fotos nuk mund të shfaqet