Meso si te aplikosh per fondet e BE-se

Përmbledhja

Grandet e Komisionit Evropian kanë filluar të publikohen. Përfito nga këto grande, eja dhe mëso si të aplikosh. Në trajnim mund të marrin pjesë edhe pjesëmarresit nga Shqipëria.


Çmimi: €375.00

Informacioni i kontaktit

Prishtine, Kosovë

Personi i kontaktit: ePayTech

Telefoni: +377 44 314 827

E-mail: dërgoji një e-mail

Fotot

Përshkrimi i detajuar

Grandet e Komisionit Evropian kanë filluar të publikohen.
Përfito nga këto grande, eja dhe mëso si të aplikosh.

Përmes këtij trajnimi pjesëmarrësit do të marrin njohuri se si të aplikojnë në fondet e BE-së të dedikuara gjatë vitit 2012 si dhe për programet e tjera të BE-së.

Fondi i ndarë për këtë fazë është 4,5 milion Euro.

Qëllimi i këtij trajnimi është që të identifikohen programet relevante, të kuptohet procesi programatik, si dhe të kuptohen komponentet e IPA-së (asistenca në tranzicion, ndërtimi institucional, bashkëpunimi ndër-rajonal, zhvillimi regjional, zhvillimi i resurseve njerëzore dhe zhvillimi rural).

Pjesë nga agjenda e trajnimit:
- Çfarë është IPA?
- Çfarë është P.A.D.O.R. dhe procesi i regjistrimit.
- Çfarë është një ftesë për propozim.
- Përgaditja e idesë së projektit.
- Ushtrime të përbashkëta.
- Shmangja e gabimeve të zakonshme dhe tema të tjera të dobishme për aplikim.

Çmimi i trajnimit është 375.00 Euro për person

Në çmim përfshihet trajnimi, akomodimi, transporti dhe materialet mësimore. Trajnimi do të zgjasë tri ditë. Trajnimet do të zhvillohen në Durrës, duke filluar nga data 28 Mars 2012. Nisja do të bëhet nga Prishtina në orën 08:00, kurse kthimi do të bëhet të premten pasdite me datën 30 Mars 2012.

Në trajnim mund të marrin pjesë edhe pjesëmarresit nga Shqipëria.
Çmimi për pjesëmarrësit nga Shqipëria është 230.00 Euro. Në këtë çmim përfshihet trajnimi dhe dreka.


Për pjesëmarrësit në trajnim ofrojmë edhe sherbime të konsulencës për aplikim në fondet e BE-së.