Të gjitha Bashkësitë fetare kundër Gay Paradës në Tiranë

nga njoftime.org on 01/04/2012 - 22:32

Etiketa: Opinione

Parada e gay-ve, pra shfaqja e homoseksualitetit në publik ka gjetur edhe kundërshtimin e besimeve fetare. Të pyetur nga "Gazeta Shqiptare" në lidhje me zhvillimin e këtyre aktiviteteve në datë 17 maj, në një prej shesheve kryesore të Tiranës, komunitetet fetare ai mysliman dhe katolik janë shprehur kundër shfaqjes në publik të homoseksualitetit.

Dom Gjergj Meta, Zëdhënës i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë ka theksuar se Kisha katolike është kundër çdo lloj forme diskriminimi përfshi edhe kundër diskriminimit për shkak të orientimit seksual, por këto lloj prirjeje që dëmtojnë rendin natyror apo moralin shoqëror për Kishën katolike janë të gabuara.

Ndërsa Agron Hoxha Drejtor i Marrëdhënieve me Publikun në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë ka thënë se shfaqje të tilla publike janë diametralisht të kundërta me normat bazë të moralit dhe traditës kulturore të shoqërisë shqiptare dhe janë një rrezik permanent për shëndetin mendor dhe fizik të rinisë në veçanti dhe të familjes shqiptare në përgjithësi. Sipas tij, moslejimi i aktiviteteve të tilla nuk është një cënim i të drejtave të njeriut, por organizime të tilla janë abuzim me lirinë dhe të drejtat e njeriut.

 

Daveti Islam