Rikonfirmimi i fitores

nga njoftime.org on 17/05/2011 - 01:03
Etiketa: Opinione

Fjala magjike" për Bashkimin Europian ka qenë "procesi i zgjedhjeve si një test i rëndësishëm për përparimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian". Zhurmnaja e madhe e opozitës pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2009, me pretendimin e kryetarit të PS-së, zotit Rama, "për të nxjerrë në pah gjithçka që ka të bëjë me maskaradën zgjedhore", bëri që opozita, për gjashtë muaj, të bojkotojë Parlamentin, madje në prag të zgjedhjeve lokale, përfaqësuesit e PS-së bojkotuan edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kjo situatë, me sa duket, vuri në dilemë edhe ndonjë ambasador të akredituar në vendin tonë nëse koalicioni qeverisës e kishte të merituar votën e 2009-s! Pra, këto zgjedhje ishin një test j ...

Lexoni më shumë

Kapardisje shqiptare

nga njoftime.org on 16/05/2011 - 01:00
Etiketa: Opinione

Kadare: Politikanët shqiptarë, mendje të varfëra e pa moral. "Ata janë shumë larg nivelit të përfaqësimit që meriton populli shqiptar" .  Kapardisja është një cilësi e përgjithshme njerëzore. Atë e gjen kudo në botë, por te ballkanasit veçanërisht. E veçanërisht te shqiptarët. Kronika e gjatë e gadishullit tonë nuk mund të kuptohet pa të. Madje shpesh është vështirë të dallohet ku mbaron kufiri i një bëme dinjitoze, madje trimërore e ku nis kapardisja. Kjo e fundit është e ndërthurur shpesh me të gjitha ato tipare, të mbara e të mbrapshta të njeriut ballkanas, duke i dhënë një theksim të veçantë si veseve, si virtyteve të tij. Si e tillë ajo pasqyrohet gjithsesi në vizionin për jetën, në mën ...

Lexoni më shumë

Risi zgjedhore

nga njoftime.org on 15/05/2011 - 01:14
Etiketa: Opinione

Zgjedhjet vendore të 8 majit 2011 tek ne do të mbahen mend për një risi të veçantë, që, ndonëse me vonesë, është dhe do të jetë domethënëse për psikolo-gjinë e re që duket se ka nisur të karakterizojë elektoratin shqiptar. Së pari, me sa vihet re, jo vetëm në Tiranë, por edhe në shkallë republike, bastionet tradicionale e të dy krahëve të politikës shqiptare nuk janë më aq të sigurta sa dikur. Pra, elektorati shqiptar ka filluar të mendojë edhe me kokën e vet dhe jo vetëm me kokën e partisë e aq më pak me atë të liderit. Së dyti, me sa duket, nocioni "shumicë dërrmuese e votave" po varroset një herë e përgjithmonë: nuk ka më vend në Shqipërinë demokratike jo vetëm për variantin "fitore me 99 ...

Lexoni më shumë

Pse kemi përfundim të numërimit, por ...

nga njoftime.org on 15/05/2011 - 01:01
Etiketa: Opinione

Administrata zgjedhore në KZAZ 49 në Njësinë 5 të Tiranës i dha dje fund numërimit të votave, pas një gati një javë numërim, duke mos arritur të na japë ndërkaq fituesin zyrtar të Bashkisë së Tiranës. Dje, as Lulzim Basha e as Edi Rama nuk kanë qenë fituesit zyrtarë të Bashkisë, edhe pse në të dy selitë dhe në dy ekipet e partive që ndodheshin në shkollën "Vasil Shanto" shpërtheu gëzimi kur u numërua edhe vota e fundit. Rreth 250 mijë votues, nga 175 mijë që u përfshinë në votim katër vjet më parë, votuan pothuajse në mënyrë të barabartë duke lënë në dilemë fituesin e vërtetë. Me të paktën dhjetë vota më shumë se rivali, Edi Rama deklaroi se ka fituar Tiranën, ndërkaq po me kaq vota apo më s ...

Lexoni më shumë