Një "lagje" e lulëzuar shqiptare i shërben Ballkanit
nga njoftime.org on 15/02/2012 - 01:04
Etiketa: Opinione

Joshja e anëtarësimit në NATO dhe në Bashkimin Europian është një nxitje e fuqishme për reformat, sundimin e ligjit dhe prosperitetin ekonomik. Kontakti tregtar, kulturor dhe mes njerëzve krijon një rrjetë të interesave të përbashkëta, duke vepruar si një alternativë për konfrontimin. Por, perspektiva europiane sot është më shumë aspiratë se sa realiste. Kriza e eurozonës i ka ndryshuar llogaritjet e vendeve të Ballkanit që aspirojnë për anëtarësim në BE. Udhëheqësit europianë tani gjithashtu po marrin një qëndrim ndryshe ndaj zgjerimit të BE-së. Ata duan të sistemojnë shtëpitë e tyre në fillim përpara se të ngrenë një tendë më të madhe. Me Europën në rrëmujë dhe levat e SHBA-ve të kufizuara nga burimet e pakta, bashkësia ndërkombëtare ka nevojë për një qëndrim të ri.
Unë e quaj këtë qëndrim të ri "lagjja shqiptare". Kjo është e bazuar në pranimin se grupet kanë afinitete natyrore, duke pasqyruar historinë e tyre të përbashkët, kulturën, dhe marrëdhëniet tregtare.
Duke lejuar afinitetet organike që të lulëzojë, krijohet veprimi si një valvul sigurie, duke i lejuar grupeve të nxjerrin energjinë. Frustrimet natyrisht lindin kur aspiratat prishen nga politikat gjeografike apo irredentiste. Strategjia për stabilizimin e Ballkanit duhet të jetë me shumë aspekte. Nxitja e lagjes shqiptare duhet të ndodhë së bashku me përpjekjet për të promovuar qeverisjen e mirë dhe sundimin e ligjit brenda shteteve ekzistuese.
Lagjja shqiptare është më shumë se një territor që përfshin Shqipërinë, Kosovën, dhe pjesë të Maqedonisë, Malit të Zi, Greqisë dhe Serbisë. Është një komunitet me vlera të përbashkëta të bazuara në një angazhim për demokraci, të drejtat e njeriut dhe tregjet e lira. Si e tillë, fqinjësia shqiptare është krejtësisht europiane dhe në një linjë me interesat amerikane. Bashkimi i interesave ndërkufitare midis shqiptarëve tashmë është duke u zhvilluar. Lidhjet e familjeve, klaneve dhe të biznesit janë struktura e shoqërisë shqiptare. Kontakti legjitim komercial përqendrohet në tregtinë ndërkufitare të prodhimit vendor dhe blegtorisë. Autostrada shqiptare, A1, është një projekt historik. Me një kosto prej më shumë se një miliard euro, kjo autostradë me katër korsi do të zvogëlojë kohën e udhëtimit nga Tirana për në Prishtinë nga gjashtë orë, në dy, duke mundësuar lëvizje me më efikasitet të mallrave dhe njerëzve.
Biznesit gjithashtu kërkon furnizim të parashikueshëm dhe të besueshëm me energji. Zhbërja e kompanisë së energjisë, KESH-it, në Shqipëri çoi në një marrëveshje që lidh sistemin e rrjetit të saj të shërbimeve me atë të Kosovës.
Azhornimi i rrjetit rajonal të shpërndarjes do të jetë një ndihmë për zhvilluesit e hidroenergjisë dhe të prodhuesve të tjerë të vegjël të energjisë.
Teknologjia është gjithashtu e rëndësishme për lidhjen. Të rinjtë Tech-tru bashkëveprojnë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe pajisje të tjera komunikimi dore, si telefonat celular, BlackBerry, dhe I-pad. Universitetet në gjuhën shqipe gjithnjë e më shumë ndajnë kurrikula dhe tekste. Dhe ka një numër në rritje të shkëmbimeve të trupave pedagogjikë dhe studentëve.
Diplomatët mund të ndiejnë një shqetësim refleksiv në lidhje me konceptin e solidaritetit etnik. Jo vetëm mund grumbullojë interesat e grupit, të keqkuptohet si një pikë-stop në rrugën drejt pavarësisë.
Solidariteti etnik të kujton projektin e Sllobodan Millosheviçit për të krijuar një shtet serb "më të madh" etnikisht të pastër. Në vitet 1990, ndarja etnike e Jugosllavisë ishte përgjegjëse për vdekjen e qindra e mijëra vetëve dhe zhvendosjen e miliona të tjerëve.
Diplomatët do të duhet të mendojnë jashtë kutisë për të njohur se lagjja shqiptare është në fakt një alternativë për ndarjen etnike. Ajo merr një botëkuptim të sofistikuar për të vlerësuar se duke mundësuar kontaktin ndërkufitar, bazuar të ngjashmëritë historike dhe organike, mund të forcohen strukturat ekzistuese shtetërore.
Si një ndryshim paradigmë në marrëdhëniet midis kombeve të Ballkanit, arsyetimi dhe mekanika e kuptimit të fqinjësisë shqiptare kërkon studim dhe dialog. Një konferencë mbi lagjen shqiptare do të sjellë së bashku studiues, mendimtarë, si dhe përfaqësues të medias nga vendet e planifikuara, si dhe të diasporës.
Diskutimi duhet të informohet me një kuptim të kuadrit politik, ligjor dhe institucional që aktualisht rregullon bashkëpunimin ndërkufitar.
Mund të krijohen grupe pune të përbëra nga ekspertë shqiptarë mbi tema të rëna dakord me gjetjet e tyre, që përbëjnë thelbin e një plan veprimi të detajuar.
Gjetjet e tyre do të paraqiteshin në samitin e ndjekur nga zyrtarë qeveritarë, parlamentarë, udhëheqës të shoqërisë civile, studiues, si dhe Diaspora Shqiptare në mbarë botën. Nëse do të mbahet gjatë vitit të njëqindvjetorit të Shqipërisë, samiti do të ishte një forum për forcimin e "lagjes shqiptare", duke afirmuar mbështetjen e integrimit rajonal dhe euro-atlantike.
Risia është gjithmonë e rrezikshme. Por, status quo-ja është gjithashtu plot me probleme. Qasja aktuale e Perëndimit në Ballkan qartësisht nuk është një zgjidhje për problemet në rajon. Interesat amerikane janë shërbyer keq nga shtetet e dobëta dhe të brishta që janë të prekshme për korrupsionin, kriminalitetin, dhe ndikimin e grupeve ekstremiste nga jashtë.
Shtetet e Bashkuara dhe Europa duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku për demokratizimin e bazuar në standardet perëndimore dhe idealet europiane. "Europa, e tërë dhe e lirë" është ende qëllimi përfundimtar.
Për të kuptuar këtë vizion, politikëbërësit amerikanë duhet ta shohin Ballkanin ashtu siç është, jo si ata do të donin që ai të jetë. Solidariteti Etnik është një realitet. Sfida është shfrytëzimi i tij si një forcë për paqen dhe prosperitetin, sesa si një burim i konfliktit dhe dhunës.