Masmedia dhe sfidat postmoderne
nga njoftime.org on 20/01/2012 - 01:13
Etiketa: Opinione

Teori të ndryshme mbi rolin e masmedias në shoqëritë moderne dhe impaktin politik të tyre e vënë theksin te elemente të ndryshme të kësaj lidhjeje korrecionale dhe organike që ndonëse ndryshon formë, koha nuk e ka tjetërsuar. Fjala bie, modeli pluralist i medias, prej vetë emrit, thekson pjesëmarrjen e aktorëve të ndryshëm politikë në median e përshkruar si një arenë neutrale ku pozicionet ballafaqohen dhe publikut i serviren alternativa të ndryshme. Kësisoj, parë në këtë dritë, kemi një këndvështrim që e sheh median si medium objektiv që shërben për ta përcjellë informacionin në mënyrë sa më neutrale. Ndërkohë që një model tjetër i sheh mediat si një forcë konservative politike në shërbim të interesave të elitave socio-ekonomike që synojnë të rrisin pasivitetin e masave, të gjërave, duke i indoktrinuar njëfarësoj lexuesit. Autorë influentë si Noam Chomsky apo Ed Herman, që bëjnë pjesë të kategoria e dytë, kanë shkuar aq larg, sa ta konsiderojnë median (post)moderne si një formë propagande që ka si qëllim kryesor "larjen e trurit" dhe rritjen e mbështetjes për elitat oligarkike. Këta autorë kanë identifikuar kryesisht pesë "filtra" kryesorë nëpërmjet të cilave lajmet manipulohen prej vetë mediumeve që i përcjellin ato. Këto filtra janë: (a) interesat e biznesit të kompanive dhe korporatave që kontrollojnë këto media; (b) ndjeshmëria ndaj pikëpamjeve të reklamuesve në këto media; (c) marrja e informacionit që kryesisht vjen nga aktorët kryesorë politikë dhe nga elita e biznesit, pra që pasqyron apo reflekton në njëfarë mase interesat e kësaj kaste; (d) presionet e ndryshme që u bëhet gazetarëve, për shembull aktpaditë; dhe (e) një besim të patundshëm në sistemin neoliberal që manifestohet nëpërmjet shtyllave të tregut të lirë dhe kapitalizmit konsumerist.
Një grup tjetër autorësh e largojnë vëmendjen nga pronarët e këtyre mediave drejt mekanizmave nëpërmjet të cilave produkti përfundimtar i medias kontrollohet. Pra vënë një theks më të madh te kryeredaktori, redaktorët, reporterët dhe në përgjithësi gazetarët profesionistë, përfshirë edhe opinionistët, të cilët nëpërmjet shkallës së pavarësisë që gëzojnë arrijnë të ushtrojnë influencën e tyre në editimin final të lajmit duke u bërë përcjellës të një politike të caktuar apo duke mbështetur një axhendë politike. Ndërkohë që ka dhe një numër analistësh, të cilët e shohin median si një treg i lirë, që ashtu si çdo lloj tregu tjetër, ka si bazë konkurrencën dhe riskun. Duke qenë se që të mbijetojë i duhet të ketë në mendje shijet e lexuesit, dhe jo edukimin e publikut apo përcjelljen e axhendave politike, kjo lloj qasjeje apo modeli e vë theksin se para çdo gjëje tjetër ajo që merr prevalencë në llogaritë e përditshme të masmedias, është pikërisht tërheqja e audiencave sa më të mëdha, duke u bërë sa më tërheqës për lexuesin apo teleshikuesin mesatar. Në këtë mënyrë, sipas kësaj kategorie, kemi gjithnjë e më tepër hapësirë për lajmin "rozë" apo lajmin e lehtë, madje edhe në ato media të konsideruara si serioze dhe me bazë përcjelljen e aktualitetit në mënyrë profesionale. Në Shqipëri transformimi apo metamorfoza e masmedias ka kaluar nëpër disa faza, ku kujtojmë shtypin opozitar të fillim viteve 90, në fillim me "Rilindja Demokratike", më pas me "Koha Jonë", që u bë një simbol i shtypit të lirë, duke arritur në tirazhe befasuese me afro 100 000 kopje në ditë. Më pas kemi shpërthimin e tregut televiziv me revolucionin dixhital të Top Channel, por edhe të stacioneve të tjera kombëtare televizive si TV Klan, Vizion Plus etj., si dhe të dhjetëra të tjerëve lokalë, herë të licencuar dhe herë jo, që herë transmetojnë programe pirate dhe herë blejnë paketa interesante televizive, herë transmetojnë programe serioze, edukuese dhe informuese, ndërsa herë të tjera VIP-a dhe rripa bëhen protagonistë të asaj që Adny Warhole i quan "15 minutat e famës së çdokujt". Shtypi i shkruar te ne, i ballafaquar me kushte të vështira infrastrukturore, si shpërndarja e dobët, rënia e interesimit të përgjithshëm për të lexuar, konkurrenca televizive apo shpesh rreshtimi i hapur politik, nuk ka arritur tu rezistojë kësisoj presioneve të një tregu përherë dhe më të pamëshirshëm. Treg që nga ana tjetër është pasuruar ndjeshëm nga influenca në rritje e medias alternative si blogjet, rrjetet sociale apo Interneti në përgjithësi, si burim i gatshëm informacioni dhe që konkurron për kohën që gjithsecili i kushton marrjes dijeni për ngjarjet e momentit. Gjithsesi, karakteristika të veçanta të shtypit të shkruar, veçanërisht gazetave dhe revistave të pavarura dhe të respektuara si kjo e përditshme ku po botohet artikulli në fjalë, nëpërmjet profesionalizmit të përcjelljes së lajmit, balancës së komenteve/opinioneve, rubrikave të ndryshme interesante etj., i bëjnë të pazëvendësueshme për lexuesin e kualifikuar, lidhje që do t'u rezistojë ndryshimeve të epokës postmoderne ashtu sikundër libri i shtypur po u reziston formave elektronike të shpërndarjes së tij.