Pas PLL edhe PR e PDK dalin kundër: Po na prishin familjen

nga njoftime.org on 01/04/2012 - 21:55

Etiketa: Opinione

Arjan Madhi

Shoqërisë sonë nuk mund t’i imponohet çdo normë në emër të të drejtave dhe lirive të njeriut, të individit. Shumica e popujve të civilizuar dhe me demokraci shumëvjeçare i mbajnë ende të izoluara praktikat e këtij lloji. Në këtë kontekst, ne nuk kemi asnjë arsye pse të shkojmë drejt një dimensioni të ri debati konfliktual, që për fat të keq e kemi aktualisht për shumë çështje të tjera madhore, në interes të demokracisë dhe zhvillimit të shoqërisë”

Nard Ndoka

“Partia Demokristiane Shqiptare është kundër martesës midis së njëjtës gjini. Pra, është pro martesës tradicionale, në mes gjinive të kundërta. Familja e shëndoshë sipas traditës sonë dhe sipas alternativës kristiane krijohet si lidhje midis burrit dhe gruas. Çdo fenomen tjetër jashtë kësaj tradite, martesat midis të njëjtës gjini, sipas Partisë Demokristiane Shqiptare, janë deformime dhe vese të shëmtuara për një familje dhe shoqëri të zhvilluar e moderne”.

 

Panorama