U gjetën 79 regjistrime | Faqja 1 nga gjithësej 8 |
Koha për bursën shqiptare
nga njoftime.org
on 31/01/2012 - 01:11
Etiketa: Opinione
Prej disa vitesh Shqipëria është duke iu shmangur një prej krizave më të rënda ekonomike që ka kapluar Europën dhe botën. Për shkak edhe të politikave të kujdesshme financiare të miradministrimit strikt të pronës publike dhe të lëvizjeve strategjike ekonomike, vendi ynë ka arritur jo vetëm të mos preket deri tani nga kriza, por edhe të ketë rritje ekonomike, jo në nivelet e mëparshme, por gjithsesi, të kënaqshme. Megjithatë, ambicia jonë, si një vend në zhvillim, nuk është të përballojmë krizën, por të rrisim zhvillimin ekonomik, madje me hapa të shpejtë. Një nga e elementet bazë për këtë synim është edhe bursa, apo tregu i kapitaleve. Themelimi i bursës shqiptare është bërë që prej tetorit ...
Të shërbesh me shpirtin e mjekut
nga njoftime.org
on 31/01/2012 - 01:07
Etiketa: Opinione
Ndonjëherë nuk janë ilaçet që shërojnë. Një fjalë e ngrohtë, një buzëqeshje një shtrëngim duarsh, një përqafim i japin pacientit fuqinë dhe dëshirën për ta përballuar sëmundjen. Mjeku nuk duhet të jetë assesi një mekanizëm që punon brenda orarit për të risistemuar ingranazhe pajisjesh të çrregulluara. Në sytë e çdo pacienti mjeku është hyjni. Sytë, veshët dhe gjithë qenia e të sëmurit drejtohen tek ai. A mund ta merrni me mend zhgënjimin, hidhërimin, trishtimin, dhimbjen dhe lotët që derdh pacienti pas një fjale të pamenduar, pas një neglizhence të pastudiuar, pas harrimit dhe shmangies? Mjeku i ardhshëm duhet të kuptojë, duhet të besojë, duhet të krenohet se të nesërmen, për qindra njerëz, ...
E para ishte fjala: Adi Krasta dhe In...
nga njoftime.org
on 31/01/2012 - 01:03
Etiketa: Opinione
Dy ngjarje ma shënjuan fort javën që sapo u mbyll: spektakli i Adi Krastës të dielën e 22 janarit në mbrëmje dhe përballja e Ina Ramës me publikun të enjten në darkë, ku vetëm opinione nuk kishte. "E PARA ISHTE FJALA" Kështu quhej kartëvizita, fort joshëse për mendjet, me të cilën na mirëserdhi Krasta në sallën e madhe të Pallatit të Kongreseve mbushur me padurim. Dekori prej kornizash Art déco, sa i përmbajtur, aq edhe i ngrohtë, të fuste në atmosferën e gjysmës së parë të shekullit të shkuar, duke zvogëluar e fshehur hapësirat pllakatë të sallës komuniste ku ende mblidhen kongrese gjithfarë. Mirë e kishin bërë që e kishin zvogëluar gojën e balenës që përndryshe mund ta gllabëronte Pinokun ...
Kryeprokurorja dhe Berisha-Arvizu-Rama
nga njoftime.org
on 31/01/2012 - 01:00
Etiketa: Opinione
1. Paraprirë nga rrëzimi i akuzës në Gjykatën e Lartë lidhur me çështjen "Meta-Prifti" dhe përkujtimi i 21 janarit 2011, java e kaluar u dominua nga Prokuroria. Mbështetur në ekspertizën e FBI-së, Prokuroria avancoi mbi "Ngjarjet në bulevard" - term ky i përdorur prej saj - në dy fronte hetimore: i) kërkesa për arrest me burg të Komandantit të Gardës, Ndrea Prendi, shoferit të tij dhe ekspertit IT të Kryeministrisë; ii) kërkesa për heqje imuniteti të tre deputetëve opozitarë. Kryeprokurorja foli vetë në emisionin "Opinion", ndërsa dy kampet e politikës dhe media u përfshinë me pasion në diskutimin e këtyre zhvillimeve. 2. Prej kohësh 21 janari është përkufizuar sipas tri varianteve bazë: i) ...
Vetëvendosja: një profil
nga njoftime.org
on 30/01/2012 - 01:11
Etiketa: Opinione
Protestat e fundit në Merdare dhe Dheu i Bardhë për të vendosur një bllokadë ndaj mallrave serbe ishin vetëm mjeti i fundit në një sërë aksionesh të ngjashme të partisë Vetëvendosja dhe liderit të saj karizmatik, Albin Kurti. Kjo parti që lindi si një lëvizje sociale, por që nuk pati fatin e simotrave të saj gjëkundi (fjala bie lëvizja "Mjaft" e kthyer në një parti politike të pasuksesshme G99), u shndërrua brenda një kohe shumë të shkurtër në partinë e tretë më të madhe në Kosovë dhe së fundmi, në zërin kryesor opozitar në vend. Një platformë e lëvizshme opozitare, siç e ka përkufizuar së fundmi vetë Kurti, duke iu referuar filozofisë së vetë kësaj force që shkon aty ku nevoja apo zëri për ...
Rreth botës tiranike të Ngjelës
nga njoftime.org
on 30/01/2012 - 01:11
Etiketa: Opinione
Po të kesh lexuar kujtimet e "botës së djeshme" të Stefan Cvajg, e ndien menjëherë se refleksionet "për një kohë" të Spartak Ngjelës shënojnë më në fund daljen e një autori shqiptar në viset e rrëfenjës historike moderne si zhanër dhe si metodë komunikimi. "Përkulja dhe rënia e tiranisë shqiptare 1957-2010" është një nga librat e shumtë me kujtime që botohen në Shqipëri, por ndoshta i pari që pas kujtimeve të Eqrem Bej Vlorës që arrin të sjellë një epokë të tërë historike si refleksion bashkë me përjetimet personale të vetë autorit, pa bërë as thjesht dhe vetëm histori, as thjesht dhe vetëm autobiografi. Spartak Ngjela ia ka dalë mbanë t'i shkëmbejë nën frymëzimin fenomenologjik si të ishin ...
Një leksion mbi Sqiroin, poetin e asp...
nga njoftime.org
on 30/01/2012 - 01:09
Etiketa: Opinione
Nëse do të thoshim se Zef Sqiroi, poet, historian dhe njeri politik i kohës, të paktën mes arbëreshëve, mbrojtësi, propaganduesi dhe shpirtgjalluesi më i madh i traditës kombëtare shqiptare, një pohim i tillë do të qe më se i justifikuar. Megjithatë, nuk duam të ndalemi veç në meritat kombëtare të Zef Sqiroit politikan, por dhe frymëzuesi i asaj ndërmarrjeje madhështore mbështetëse ndaj aspiratave kombëtare që solli njohjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe futjen e saj në Ligën e Kombeve në vitin 1921. Nuk duam të ndalemi as në dhuntitë e tij të jashtëzakonshme si poet e shkrimtar, e as në veprat e tij që do të ngelen në historinë e literaturës shqiptare si pikat e saj më kulmore. Mbi të gjit ...
Miopia e pragmatizmit ekstrem në poli...
nga njoftime.org
on 29/01/2012 - 01:10
Etiketa: Opinione
Njëri nga aspektet më të rëndësishëm në mbarë-vajtjen e një sistemi politik është roli i ideologjive në përcaktimin e kahut politik të palëve në sistem. Politologjia e përcakton rolin e ideologjisë si ndërlidhësi midis elitave qeverisëse dhe qytetarit. Një tjetër përkufizim e trajton ideologjinë si ndërlidhësi midis mendimit dhe sjelljes politike. Në këtë këndvështrim, ideologjia nuk përcakton vetëm programet e partive politike dhe përgjithësisht kahun e veprimit politik të tyre, por edhe i lejon qytetarit të ketë informacionin e duhur për të zgjedhur midis tyre. Përmbledhtazi, përqafimi i një ideologjie të caktuar kushtëzon veprimin politik të elitave dhe raportin e tyre me qytetarin, du ...
Leka dhe Blloshmi, disidenca e pushka...
nga njoftime.org
on 29/01/2012 - 01:07
Etiketa: Opinione
Natën e 19 gushtit të vitit të largët 1936, në një pyll të Viznarit të Spanjës fashiste, një togë pushkatimi e falagistëve frankistë kalonte në plumb një nga talentet letrare më të fuqishme të kohës, Federiko Garcia Lorkën. Jo rastësisht pranë tij, krahas dy të tjerëve, ndodhej dhe një mësues. Motivi ishte tronditës dhe në dukje banal: vepra e tij letrare kishte ngacmuar relaksin kanibalesk të elitës ushtarake të kohës, ndërkohë që miku i tij më i ngushtë, piktori i famshëm Salvator Dali, shprehej se ai ishte njeriu më apolitik i globit. Dhe ta mendosh që poeti ishte vetëm 38-vjeçar. Dyzet e një vjet më vonë, në Shqipërinë e mijëra çudirave, në verën e viti 1977, më 17 korrik, përsëritet pa ...
Stilolapsi dhe ata
nga njoftime.org
on 29/01/2012 - 01:03
Etiketa: Opinione
E përfytyroj lexuesin tim të kësaj rubrike të përjavshme që, me t'i hedhur një sy të vëmendshëm titullit të saj të sotëm, pyet veten se për cilët "ata" e kam fjalën. Para se t'i përgjigjem, më duhet të pranoj se këtë shkrim ma ka frymëzuar Joseph Messinger-i, psikolog francez bashkëkohor, i cili, në librin e tij "Këto gjeste që ju tradhtojnë", përshkruan edhe ato gjeste që, në jetën e përditshme, i bëjmë në mënyrë të pavetëdijshme për t'u mbrojtur nga një ndjenjë pasigurie reale ose të hamendësuar. Ndër gjestet e kësaj kategorie ai rendit edhe mbajtjen në dorë të një stilolapsi; ja se ç'shkruan ai lidhur me këtë: "Stilolapsi - Shumica e liderëve të mendimit mbajnë një stilolaps në dorë, të c ...


