U gjetën 76 regjistrime | Faqja 1 nga gjithësej 8 |
Shqipëria në dialogun e superfuqive n...
nga njoftime.org
on 31/08/2011 - 01:13
Etiketa: Opinione
Takimi i Riçard Niksonit me Leonid Brezhnjevin më 24-29 maj 1972, mund të konsiderohet, pa dyshim, si fillimi i fundit të Luftës së Ftohtë. Ishte koha kur mendjet e kthjelluara të liderëve botërorë, aktorëve që orkestronin ndryshimet e mëdha të së ardhmes së globit, po ndryshonin kursin e botës në sensin pozitiv të bashkëpunimit paqësor dhe hapësinor të kufizimit të garës së armatimeve, me ulje tonesh, reduktime dhe kufizime buxhetesh për prodhime armësh. A thua se ky mesazh iu erdhi nga hëna, pas shkeljes së parë të Armstrongut apo nga Juri Gagarin, kozmonauti i parë rus. Supremacia e armatimeve po zëvendësohej me supremacinë e negociatave të diplomatëve të shquar dhe vizionarëve të arkitek ...
Zjarret në Shqipëri, zjarre në mendje...
nga njoftime.org
on 31/08/2011 - 01:06
Etiketa: Opinione
Mbi 400-500 milionë m2 pyje, kullota apo tokë shkurrore u vunë nën flakët e zjarreve të zjarrvënësve, si për të thënë që ne, barbarët e maleve, nuk jemi thjesht barinj, por Zeusa që komandojmë frymëmarrjen tuaj aty parë dhe në qytet, si për të vërtetuar atë që thonë, se pasuritë shërbejnë kur janë në duart e dijetarëve dhe jo në duart e një teveqeli, që kësisoj duan veçse dhunë të ushtrojnë. Nuk ka më çfarë të shkatërrohet në Shqipëri. Mijëra dru frutorë, dhjetëra mijëra dru halorë, qindra mijëra dru shkurrorë e makje. Mijëra kafshë pa strehë e pa ushqim. Dikur ishim të varfër nën një ambient të pasur, ndërsa sot jemi më të varfër se kurrë, sepse ajo po na pllakos në mendje, në shpirt dhe në ...
Variacion mbi temën
nga njoftime.org
on 31/08/2011 - 01:02
Etiketa: Opinione
Disa miq më kanë pyetur pse s'po lexojnë në "Panorama" më ndonjë artikull/analizë timen. Për të qenë i sinqertë, më është dashur t'u përgjigjem se nuk janë thjesht pushimet e verës, por edhe një ndjenjë kotësie që të kap herë pas here, por gjithnjë e më shpesh kur sheh se je i detyruar të shkruash për po ato fenomene, madje edhe për po ato personazhe, pasi në Shqipërinë tonë asgjë nuk lëviz. Një gazetar, sipas meje, nuk mund të ulet të shkruajë pa pasur mendimin se shkrimi i tij do të ndryshojë diçka lidhur me çështjen apo shqetësimin që ngre, sigurisht në drejtim të vizionit e vlerave që ai mbron. Pa këtë motivim, është e vështirë kjo punë. Duke parakaluar veprimtarinë time prej njëzet vjet ...
"Kurbani politik" në administrim të B...
nga njoftime.org
on 30/08/2011 - 01:13
Etiketa: Opinione
Të premten e kaluar, me një akt të mirëfilltë "kurbani politik", u hoqën nga puna me dhjetëra punonjës të administratës së Bashkisë së Tiranës - pushim nga puna në grup. Me një urdhër të thjeshtë administrativo-politik, u hodh në lumë eksperienca e paguar dhe e ngritur nga taksat tona si qytetarë të kryeqytetit. Pa mbushur një muaj në detyrë, kryebashkiaku po fillon të duket si ekzekutor politik; ndonëse, në fakt, është më shumë peng i një vullneti politik të mbrapshtë që e kontrollon atë vetë. Kjo është sfida e tij e parë e pavarësisë, nëse nuk do të mbajë imazhin e të komanduarit nga lart në atë post. Në vigjilje të fundjavës së një date që në vetvete shprehet për paqe dhe harmoni, ky atav ...
Minatorët alla-Dikens
nga njoftime.org
on 30/08/2011 - 01:02
Etiketa: Opinione
Ditët e gjata, netët e stërgjata dhe të skëterrshme, e gjithë historia alla-Dikens e minierës së Bulqizës, e përfunduar deri para dhjetë ditësh në një situatë tronditëse të njerëzve të ngujuar në qindra metra thellësi dhe e pasuar nga përballje të tjera të tendosura, realisht duhet të jetë ngjarja më e rëndësishme e kësaj vere. Historia e grevës nuk duket nga ato që iu dihet përfundimi (ose përfundimi i ditur ende nuk është shfaqur), këmbëngulja e minatorëve për të plotësuar kërkesat e tyre po i reziston me seriozitet edhe kompanisë koncesionare. "ACR", edhe institucioneve të shtetit shqiptar. Megjithëse tashmë grevat nuk janë "një çudi" në Shqipëri, ia vlen të kujtohet Shqipëria e dikurshme ...
Narkotrafiku dhe Shqipëria
nga njoftime.org
on 29/08/2011 - 01:10
Etiketa: Opinione
Para pak ditësh patëm rastin e pazakontë të dëgjonim se në Tiranë erdhi për një marrëveshje me homologët shqiptarë drejtori i Agjencisë Federale të Kontrollit të Trafikut të Narkotikëve të Rusisë, zoti Viktor Ivanov. Madje, siç thuhet në sajtin e Këshillit të Ministrave, "Zoti Ivanov i paraqiti Kryeministrit një ekspoze të situatës së luftës kundër narkotikëve në Rusi, por edhe një përshkrim të përgjithshëm për sa i përket trafikut ndërkombëtar të drogës"; gjithashtu, "Në takim u vlerësua si një arritje shumë e rëndësishme fakti që rrugët e drogave të rënda, siç është heroina, nga Afganistani, janë zhvendosur tashmë nga Shqipëria, çka dëshmon për suksesin e fushatës së luftës me zero toleran ...
Historia opozitare e zgjedhjeve
nga njoftime.org
on 29/08/2011 - 01:00
Etiketa: Opinione
1. Pas përmbysjes së komunizmit në Europën Lindore, qarkullonte një parashikim, bazuar në empirizëm të tërthortë, që demokracia do ishte e arrirë kur të ishin kaluar së paku katër-pesë radhë zgjedhjesh, të lira, të ndershme e të pranuara nga palët, pavarësisht rezultatit humbës të mazhorancës apo opozitës, të shoqëruara me kalime të paqta të pushtetit. Në rastin e Shqipërisë, që nga viti 1991 janë kryer shtatë zgjedhje për qeverisjen qendrore, nga të cilat dy të parakohshme në 1992 dhe 1997, pesë vendore, që të gjitha në kohën kushtetuese të tyre, si dhe dy referendume për Kushtetutën.
Sheshi Epruvetë
nga njoftime.org
on 28/08/2011 - 01:12
Etiketa: Opinione
Sheshi, si gjeometri çliruese e arkitekturës urbane, u jep ngaherë frymëmarrje përdredhjeve enigmatike të rrugicave. Me funksion të dyfishtë, thellësisht të kundërt, ai i rishfaqet të huajit jo vetëm si shpresëdhënës për të gjetur rrugën e humbur, por, tinëzisht, edhe si një mundësi e re për ta rihumbur atë. Për këtë arsye, e në kontekstin e këtij shkrimi, më intereson që sheshin ta përkufizoj thjesht si hapësira mes udhëkryqit! Përdorimi idiomatik i gjuhës shqipe "e qëlloi mu në shesh të kokës" e metaforizon sheshin me humbjen përfundimtare pa mundësi ripërtëritjeje të viktimës, një fund sa fizik, aq edhe intelektual të qenies. Në përballje me pushtetet, sheshi është hapësira më tradhtare n ...
Përsiatje për plehrat
nga njoftime.org
on 28/08/2011 - 01:11
Etiketa: Opinione
Që në krye të herës, dëshiroj t'i siguroj zonjat e zotërinjtë që kanë plehra në ndërgjegje se nuk e kam fjalën për ata në këtë shkrim të radhës: tani për tani, ndoshta edhe për ca kohë, nuk më interesojnë më plehrat me dy këmbë, se boll kam harxhuar bojë, kohë, frymëzim e përqendrim mendor për ato këta muajt e fundit. Pra, fjalën e kam sot për plehrat me qese apo thasë që hedhim, në rastin më të mirë, në kazanët e vënë apostafat për ato nga bashkitë nëpër rrugët e qyteteve tona; e kam gjithashtu për plehrat e imta - paketa cigaresh bosh, kanaçe pijesh e shishe plastike të zbrazura, letra të yndyrshme hamburgerësh apo sufllaqesh të konsumuara që, si pa të keq e krejt të shkujdesur, vazhdojmë ...
Gruaja e hekurt e Europës në krizë
nga njoftime.org
on 27/08/2011 - 01:14
Etiketa: Opinione
Zyrtarisht ajo është kancelarja e Gjermanisë, vendi me ekonominë më të zhvilluar në Europë. Jo zyrtarisht, ajo emërtohet si udhëheqësja e vërtetë e Bashkimit Europian dhe, së fundi, e klasifikuar edhe gruaja më e pushtetshme në botë. Angela Merkel e ka fituar reputacionin e saj qëkur u zgjodh kancelare në vitin 2005. Ama, fuqia dhe influenca e saj e padiskutueshme u bënë të qarta dy vitet e fundit me qëndrimet rigoroze ndaj zhvillimeve të fundit që kanë tronditur eurozonën dhe me mënyrën se si ajo përcaktoi mbi kolegët e tjerë europianë rrugën që do të ndiqte Bashkimi Europian me Greqinë, Portugalinë e Irlandën, e së fundi, edhe me eurobondin. Znj. Merkel është e dyta zonjë e hekurt që shfaq ...

