U gjetën 73 regjistrime | Faqja 1 nga gjithësej 8 |
Kriza që na mban peng
nga njoftime.org
on 30/06/2011 - 01:06
Etiketa: Opinione
Kriza politike ishte arsyeja kryesore se përse Shqipëria u rendit e fundit në vlerësimin e komisionerit Fyle për vendet e Ballkanit Perëndimor që synojnë të anëtarësohen në BE. Nëse për vendet e tjera ballkanike, përfshi edhe Kosovën, ka mjaft arsye objektive që e ngadalësojnë rrugën drejt BE-së, si çështjet e njohjes, të emrit, të kufijve apo të marrëdhënieve më fqinjët, për Shqipërinë problem janë vetë shqiptarët. Ose më saktë, politikanët shqiptarë. Situata, në kufijtë e absurdit, dukshëm i ka lodhur dhe vetë drejtuesit e BE-së, të cilët nuk kanë ndërmend të bëjnë përpjekje të tjera për sa kohë liderët politikë në Shqipëri të mos merren vesh mes tyre për t'i dhënë fund krizës politike në ...
Çfarë autoritetesh morale kërkojmë?
nga njoftime.org
on 30/06/2011 - 01:05
Etiketa: Opinione
Kohët e fundit po ngrihet gjithnjë e më shpesh në debatin tonë publik çështja e mungesës së autoriteteve morale në shoqërinë tonë. Siç kanë vënë në dukje, drejtpërdrejt ose tërthorazi, ata që e kanë marrë fjalën në këtë debat, një mungesë e tillë ka rënë veçanërisht në sy në periudhën pas zgjedhjeve të 8 majit, kur u krijua një tension që vazhdon ende lidhur me mënyrën si u administruan votat. Por, kjo mungesë ka nisur të përmendet publikisht edhe më herët, kryesisht për shkak të ndërprerjes radikale të komunikimit midis shumicës qeverisëse dhe opozitës parlamentare. Ndër ata që janë shprehur më qartë për rolin e autoriteteve morale për qetësimin e vorbullës marramendëse ku gjendet shoqëria ...
Përgjigjja ime për Fatos Lubonjën
nga njoftime.org
on 30/06/2011 - 01:03
Etiketa: Opinione
E nderuar gazeta "Panorama", ndihem i detyruar t'ju jap këtë shpjegim të shkurtër pas shkrimit të fundit të Fatos T. Lubonjës, ku ai përgojon emrin tim lidhur me polemikat e fundit mes meje dhe z. Agron Tufa, duke ndryshuar krejt thelbin e atyre polemikave. Shkruan Lubonja: "Një nga akuzat kryesore i ngrenë njëri-tjetrit është se bëjnë pjesë në dy tarafe intelektualësh të lidhur me dy pushtete: njëri, pushteti i maxhorancës me në krye Sali Berishën dhe tjetri, ai i lidhur me pushtetin e Edi Ramës si kryetar bashkie". Pasi e postulon kësisoj diskutimin, Lubonja vazhdon në shinën që i pëlqen atij, d.m.th. duke marrë të vërtetojë që unë punoj për Ramën, meqë, sipas Lubonjës, s'e paskam kritiku ...
Për një Republikë antingërç
nga njoftime.org
on 29/06/2011 - 01:14
Etiketa: Opinione
Zgjedhjet vendore shqiptare po u ngjajnë gjithnjë e më shumë peripecive të Odisesë gjatë kthimit të tij nga lufta e Trojës. I endur brigjeve të botës për gati 10 vjet, ai luftoi me krijesa dhe njerëz që kishin si synim të pengonin kthimin e tij në shtëpi. Sipas legjendës, shkaku i kësaj sorollatjeje 10-vjeçare ishte zemërimi i Poseidonit, vëllait të Zeusit, pasi grekët kishin përdhosur tempullin e tij gjatë zbarkimit në Trojë. E përbashkëta e Shqipërisë me Odisenë është udhëtimi dhe sorollatja e pafund për të arritur në destinacionin final, në rastin e Shqipërisë, në shtëpinë europiane. Shtegtimi i gjatë politik i Shqipërisë është rezultat i fajeve dhe papërgjegjësive të klasës politike dhe ...
Kolegji dhe kyçi i zgjedhjeve
nga njoftime.org
on 29/06/2011 - 01:14
Etiketa: Opinione
Vendimi i djeshëm i KQZ-së nuk ishte surprizë, madje as për ankuesin. Ky vendim i arritur me shumicën e anëtarëve që vjen prej Partisë Demokratike nuk u mor fare me thelbin e problemit, që në dukje mund të quhet si mospërputhja e numrave, d.m.th. numrit të votuesve me numrin e fletëve të votimit. Ai thjesht u mor me elemente të procedurës së ankimit, si p.sh.: ankohuni në Kolegj për pavlefshmërinë e tabelës së shpallur prej nesh; jeni vonë në ankesën për mospërputhjen e numrit të votuesve me numrin e fletëve. Nga ky vendim mund të nxirren disa përfundime. Me vlerë të atypëratyshme, domethënë për këto zgjedhje dhe disa të tjera me vlerë më të përgjithshme, që kapërcejnë këto zgjedhje duke u n ...
Kthesa që na dikton gjendja shqiptare
nga njoftime.org
on 29/06/2011 - 01:03
Etiketa: Opinione
E ardhmja europiane e Shqipërisë, e ardhmja e demokracisë shqiptare, ose, në planin më të afërt, e ardhmja e pikënisjes së një dialogu konstruktiv në gjirin e një politike alternativë-konkurruese, ose edhe e ardhmja paszgjedhore e opozitës dhe qëndrimi ndaj vendimeve të saj, janë që të gjitha pikëpyetje që ngërthejnë gjithë elementet e gjendjes reale shqiptare, duke shfaqur në sipërfaqe simptomat e një gjendjeje stanjacioni që po mbahet pezull prej një periudhe të gjatë. Nëse i shohim nën një këndvështrim të përgjithshëm, duket se të gjitha këto çështje janë shumë të ndryshme nga njëra-tjetra dhe të vështira për t'i sjellë në një emërues të përbashkët. Gjendemi kësisoj përballë këtyre dhe sh ...
Përmendorja e Aleksandrit të Madh
nga njoftime.org
on 28/06/2011 - 01:14
Etiketa: Opinione
U ngrit në Shkup përmendorja e madhe e Aleksandrit të Madh apo Lekës së Madh, siç e quajmë ne shqiptarët. Kjo po kundërshtohet nga grekët dhe shqiptarët. Pse grekët e kundërshtojnë, kjo është e kuptueshme. Grekët duan të gjejnë vëng për konflikt me fqinjin e vet të dobët, për ta mbajtur jashtë strukturave euroatlantike. Kjo ka për qëllim që ta shfrytëzojë atë si treg duke eliminuar konkurrentët e tjerë, të cilët do t'i kishte në rast se Maqedonia do të ishte pjesë e këtyre strukturave. Prandaj grekët gjejnë shkaqe historike për të mbajtur situatë konflikti, që i leverdis asaj.Valuta shqiptare Lek rrjedh nga emri Leka i Madh, ndërsa Skënderbeu thoshte për vete se është maqedonas. Është intere ...
Dimensioni perëndimor i krizës shqiptare
nga njoftime.org
on 28/06/2011 - 01:03
Etiketa: Opinione
Ekziston një emërues i për bashkët tek të gjitha analizat që i bëhen krizës sonë politike. Në mënyrë pothuajse unanime, analistët e shikojnë krizën aktuale thjesht si një krizë shqiptare. Disa fajësojnë diktatorin Berisha, disa tregojnë me gisht autokratin Rama, ndërsa dikush kritikon shqiptarizimin e ndërkombëtarëve në skenën tonë politike. Ka edhe nga ata që për t'u treguar më "kozmopolitë", "objektivë" dhe të "thellë", ia vënë fajin injorancës dhe mungesës së kulturës demokratike të shoqërisë dhe popullit shqiptar në përgjithësi. Si gjithmonë, gjithçka e keqe në politikën tonë e ka origjinën shqiptare, dhe gjithçka e mirë buron nga Perëndimi. Kështu ndodh edhe me krizën aktuale; burimi i ...
Përse humbi Edi Rama?
nga njoftime.org
on 27/06/2011 - 01:09
Etiketa: Opinione
Një njeri që ulet përpara televizionit për të parë lajmet e shumta dhe shpesh tejet të bezdisshme politike; një shqiptar që navigon në internet në kërkim të një lajmi nga vendi i tij; një lexues gazete që u hedh një sy titujve të ditës për të marrë vesh diçka më shumë se ç'ndodh, nuk ka se si të mos jetë konfuz me atë që po ndodh ende në Tiranë. Të dyja forcat shpallin fitoren dhe të dyja forcat falënderojnë votuesit për besimin që u dhanë në këtë sfidë. Natyrisht, rezultati i ngushtë të jep mundësi që ta quash veten fitues edhe kur ke humbur, ai mund të jetë ngushëllues në një farë mënyre edhe kur e di që administrimi i kryeqytetit do t'i takojë konkurrentit tënd; ai mund të lexohet edhe p ...
Të jetosh në saraf
nga njoftime.org
on 27/06/2011 - 01:09
Etiketa: Opinione
Nisur nga parimi vetjak elementar për mbrojtjen e lirisë, të drejtës dhe privatësisë time, të cilat i konsideroj të pacenueshme, jam i shtrënguar t'i përgjigjem kujtdo, që për një arsye a një tjetër përpiqet të më njollosë, të hedhë hije e të më përflasë pa argumente, qoftë edhe duke më përfshirë si ilustrim për skema diskursive. Një cenim të tillë e bëri publicisti Fatos Lubonja në shkrimin e tij të pardjeshëm tek "Panorama" me titull - "Partitë dhe intelektualët pranë tyre". Z. Lubonja ka "peshkuar" një temë të rëndësishme për shkrimin e tij (dhe njëmend e tillë është), nisur nga debati me shkas "rastin Kongoli" dhe polemikat rreth pastrimit të ndërgjegjes. Për t'i funksionuar skema me "i ...

