U gjetën 82 regjistrime | Faqja 1 nga gjithësej 9 |
I fituari i madh
nga njoftime.org
on 31/05/2011 - 01:11
Etiketa: Opinione
Përtej vendimit të pritshëm të Kolegjit Zgjedhor, i cili do të përcaktojë edhe se cili nga dy kandidatët kryesorë do të shkojë në drejtimin e Bashkisë së Tiranës, në kontekst më të gjerë, besoj se mund të thuhet me plot gojën se Lulzim Basha është i fituari i madh nga këto zgjedhje. Një bindje e tillë nuk do të më lëkundet edhe në qoftë se Kolegji Zgjedhor do të marrë një vendim kundër aspiratës imediate të Bashës, aspiratë e mbështetur si kurrë më parë nga elektorati kryeqytetas për një kandidat demokrat për të udhëhequr Tiranën në katër vitet e ardhshme. Në të dyja variantet, kryetar i Bashkisë së Tiranës ose jo, Basha ka tashmë në dorë një fitore, rëndësia e vërtetë e së cilës do të përca ...
Pasqyra e thyer e Brukselit dhe Prish...
nga njoftime.org
on 31/05/2011 - 01:01
Etiketa: Opinione
Brenda shtatë ditëve, Kosovën e vizitoi Kryeministri i Europës, Zhose Manuel Barroso dhe kryediplomatja e Europës, Katerine Ashton. Kosova ka perspektivë europiane nëse e bëni Kosovën Europë dhe nëse bisedoni me Serbinë e merreni vesh. I kësi soji ishte mesazhi i Barrosos dhe Ashtonit për të gjithë ne. Liderët institucionalë, natyrisht, u ftuan ta vizitojnë Brukselin. Kosovarët disi duhen mbajtur me shpresë që gjërat, këndejpari, do të marrin të mbarën dhe që për pak kohë (do të thotë, për disa vite), qytetarët e shtetit më të ri në Europë, "europianët e rinj", do të mund të shkojnë në Europë pa viza, me pasaporta dhe që më pas Kosova do ta marrë "vizën" për të qenë pjesë e BE-së. Është gox ...
Qasje e pandryshuar drejt paqes
nga njoftime.org
on 30/05/2011 - 01:09
Etiketa: Opinione
Nuk ishte ndonjë politikë e re e Shteteve të Bashkuara në lidhje me kufijtë e Izraelit e as ndonjë befasi për liderët izraelitë, kur presidenti Obama tha: "Kufijtë e Izraelit dhe të Palestinës duhet të bazohen në vijat e vitit 1967, me këmbime të bashkërenduara reciprokisht". Rezoluta 242 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, më 22 nëntor të vitit 1967, i dha fund luftës së atij viti dhe u pranua nga të gjitha palët që të jetë bazë për marrëveshjen e paqes. Theksat e saj kryesorë janë: "Është i papranueshëm përvetësimi i territorit me luftë" dhe "Duhet të bëhet tërheqja e forcave të armatosura izraelite nga territoret e pushtuara në konfliktin e fundit". Këto territore përfshinin ...
Paradigma e së keqes dhe hipoteka e k...
nga njoftime.org
on 30/05/2011 - 01:04
Etiketa: Opinione
Gjithë situata para dhe pas zgjedhore në Shqipëri ka mbërritur në një pikë të brishtë, që paralajmëron rrokullisjen në makthet civile si të vitit 1997. Atmosfera agresive e shantazhit dhe kërcënimeve të njëkahshme ushqehet çdo ditë me ligjërime publike yshtëse. Folësit, një format militanti, rëndom, shtatmesatar, me ose pa syze, flokë të qethura shkurt, vegla lehëse me formim të dyshimtë - të gjithë festarë bllokimesh, bojkoti, çadrash rrethimi e nxitës falangash sulmuese, vizitorë patetikë spitalesh e morgësh - por absolutisht pa asnjë ide e vizion human në kokë, grishin të gjithë gjëmë me ndoca ligjërata thuajse të harruara; Ringrenë kulturën e vdekur të etërve, gjyshërve e stërgjyshërve ...
Mlladiç, një proces për bashkësinë nd...
nga njoftime.org
on 29/05/2011 - 01:09
Etiketa: Opinione
Njeriu më i kërkuar në botë pas Bin Ladenit përfundoi më 26 shkurt në prangat e policisë serbe. Më 11 korrik 1995, Srebrenica, e shpallur zonë sigurie nën mbrojtjen e ushtarëve të OKB-së, bie në duart e forcave ushtarake serbo-boshnjake të drejtuara nga Ratko Mlladiç. Kaskat blu të OKB-së, të cilat duhet të mbronin qytetin dhe qytetarët boshnjakë, morën urdhër të mos ndërhynin dhe të mos e evakuonin popullatën e rrezikuar nga forcat serbe. Nga 11 deri më 16 korrik 1995, 8300 burra, gra e fëmijë u ekzekutuan nën urdhrat e gjeneralit Mlladiç. Më 1995-n, pas marrëveshjes së Dejtonit komuniteti ndërkombëtar në mëdyshje të madhe lëshoi një fletë-arresti për Mlladiçin dhe Karaxhiçin, me akuzën e g ...
Bunacë
nga njoftime.org
on 29/05/2011 - 01:07
Etiketa: Opinione
Ndoshta ky është termi që, sipas meje, i përshtatet deri diku mirë situatës që po jetojmë e përjetojmë qysh kur KQZ-ja nxori fitues të zgjedhjeve vendore zotin Basha, pra, humbës të tyre zotin Rama, dhe deri në vendimin që do të marrë lidhur me këtë çështje Kolegji Zgjedhor. Por ç'kuptojmë me fjalën "bunacë"? Sipas "Fjalorit të gjuhës shqipe" (Tiranë, 2006), kemi të bëjmë me një term detar që do të thotë "det fare i qetë në prag stuhie". Sigurisht që ky kuptim në rastin konkret, pra, në rastin e zgjedhjeve të 8 majit, duhet nuancuar: në fakt, stuhia filloi që nga momenti kur KQZ-ja u mblodh për të numëruar votat e hedhura në kutitë e gabuara dhe të gjithë qemë dëshmitarë që kjo stuhi u organ ...
Opozita vs. opozitës
nga njoftime.org
on 28/05/2011 - 01:07
Etiketa: Opinione
Mospranimi i kritikës është një fenomen tashmë tipik që i ka shkaktuar shumë dëm politikës shqiptare. Të marrësh për diskutim vetëm lavdërimet, vlerësimet dhe të mos përmendësh kritikat dhe vërejtjet, është si të duash të sabotosh punën tënde. Mospranimi është jo vetëm dështim psikologjik, një mënyrë burracake për të mos u përballur dot me vështirësitë dhe për të mos pranuar dhe kapërcyer sfidën, por edhe shkatërrues për punën që është ndërtuar , për të cilën është shpenzuar mund dhe kohë. Nëse e shohim me vëmendje historinë e politikës shqiptare në këta 20 vjet, menjëherë dallojmë se një nga dëmet e kryera është për shkak se nuk pranohet vetëkritika. Si rrjedhojë e kësaj psikologjie kemi nj ...
Për çfarë do ta përdorë Serbia arrest...
nga njoftime.org
on 28/05/2011 - 01:01
Etiketa: Opinione
A mundet Ballkani më në fund ta kthejë faqen? Ratko Mlladiç, gjenerali serb, i cili ishte bartës i fushatës ushtarake të Millosheviçit në luftërat e gjata të asgjësimit antimysliman dhe të spastrimit etnik në Ballkanin Perëndimor në vitet 1990, është kapur më në fund. A mundet Beogradi të përdorë këtë arritje për të lënë pas të kaluarën e saj nacionaliste dhe përfundimisht të mbyllë çështjen e Kosovës, e cila e bllokon të ardhmen e Serbisë në BE? Sikurse disa gjeneralë fatkeq të SS-ve, që fshiheshin pas 1945-s, edhe Mlladiç kishte një rrjet të mbështetësve dhe të admirueseve që e mbronte atë nga drejtësia. Ai vazhdonte të merrte pensionin e tij ushtarak - i cili i paguhej familjes së tij - d ...
Pasojat e interpretimeve
nga njoftime.org
on 27/05/2011 - 01:14
Etiketa: Opinione
Zgjedhjet ishin shumë të mira. Na e thanë edhe ndërkombëtarët", raporton një pjesë e mediave në Shqipëri, duke cituar politikanët e njërës palë. "Këto zgjedhje ishin një shans i humbur për Shqipërinë, që shkeli ligjin e shpërfilli institucionet.Na e thanë edhe ndërkombëtarët", raporton pjesa tjetër e medias, edhe kjo duke cituar politikanë që interpretojnë mesazhet e ardhura nga miqtë e Shqipërisë. Ky është një ndër problemet në çorbën aktuale të politikës shqiptare; interpretimi i mesazheve të dhëna nga ndërkombëtarët. Jo përkthimi, por interpretimi i tyre. Aq i polarizuar është bërë ky interpretim, sa tani shohim se jo vetëm e njëjta deklaratë e të njëjtit njeri, por edhe e njëjta frazë i ...
Kolegji, një vendim dhe disa lajme
nga njoftime.org
on 27/05/2011 - 01:13
Etiketa: Opinione
Tashmë mbetet krejtësisht e qartë se do të jetë Kolegji Zgjedhor vulosësi i fatit të zgjedhjeve të 8 majit në Tiranë. Pavarësisht faktit nëse vendimi do të jetë apo jo në përputhje me vullnetin e votuesve, për shkak të fatit të disa fletëve të votimit të numëruara në KQZ e jo në 11 KZAZ-të e Tiranës, ajo që duket me shumë rëndësi është fillimisht interpretimi ligjor, e më pas mënyrat e pranimit nga palët për këtë vendim të pritshëm. Por, paraprakisht, për të parashikuar edhe atë që mund të ndodhë, ne vlen të lexojmë disa qëndrime të deritanishme, ku kandidati demokrat ka deklaruar gjatë gjithë kohës se do të pranojë vendimet e institucioneve, ndërsa kandidati i opozitës nuk e ka artikuluar a ...


