Regjistrohuni tek RSS

U gjetën 73 regjistrime | Faqja 1 nga gjithësej 8 |

Media, politika, interesi publik

nga njoftime.org on 30/04/2011 - 01:07
Etiketa: Opinione

Në Angli ka plasur diskutimi mbi privilegjin në të cilin ka akses një shtresë e caktuar njerëzish. Nëpërmjet tij kërkojnë mbrojtje të veçantë nga gjykata për të ruajtur privatësinë apo sekretet e tyre. Diskutimi u ndez pasi Andreë Marr, një nga prezantuesit më të njohur të BBC-së, anuloi një vendim të tillë, të cilin Gjykata e kishte marrë me kërkesën e vetë Marr tre vjet më parë. Asokohe, në kulmin e karrierës së vet, Marr kishte pasur një lidhje jashtëmartesore, e, për t'i shpëtuar medias, gazetari përdori pasurinë, famën dhe pozicionin e vet për të kërkuar ketë vendim të veçantë privilegji në Angli, që gjykata e jep në raste specifike. Vendimi ndalon publikimin e çështjes në media dhe thy ...

Lexoni më shumë

Fushata negative, si e vetmja rrugë e...

nga njoftime.org on 30/04/2011 - 01:07
Etiketa: Opinione

Ndërsa i afrohet pikës së nxehtë të saj, fushata zgjedhore në Shqipëri zakonisht bëhet edhe negative. Por, ky rregull, që nga njëra palë u bojkotua krejtësisht në këtë fushatë për zgjedhjet vendore, u përforcua dhe mori përmasa të reja si strategji e përdorur nga pala tjetër.  Pavarësisht se cila palë e përdori fushatën negative, të gjitha elementet e saj ishin kësisoj të pranishme në arenën zgjedhore, përfshirë edhe lojën e pistë apo atë që njihet në gjuhën e komunikimit politik si "dirty campaigning". Sigurisht, mund të gjenden argumente sa të duash kundër mënyrës negative të bërjes së një fushate, apo të bëhesh ithtar i tezave moderniste pro fushatës negative, por kjo nuk është çështja. T ...

Lexoni më shumë

Të ketë a të mos ketë kandidati ident...

nga njoftime.org on 30/04/2011 - 01:04
Etiketa: Opinione

Gjatë një takimi me një grup përfaqësuesish të vëzhguesve lokalë për zgjedhjet e 8 majit, Presidenti i Republikës tërhoqi vëmendjen edhe mbi një mangësi thelbësore të kësaj fushate,për të cilën nuk kam vënë re të flitet, nga politika garuese jo e jo, por as nga analistët e pavarur të politikës. Presidenti Topi tha: "… me shqetësim kemi konstatuar një numër kandidatësh nominalë me probleme në identitetin politik dhe në cilësitë e përfaqësimit". Vërejtja e presidentit Topi, sado e shprehur në kuadrin e përgjithshëm të një thirrjeje për standarde në zgjedhjet e afërme, meriton një shqyrtim të veçantë qoftë edhe duke e ditur se tashmë është tepër vonë për të ndryshuar diçka për këtë here. Proble ...

Lexoni më shumë

Apel në vend të requiem-eve

nga njoftime.org on 29/04/2011 - 01:12
Etiketa: Opinione

Shkasin për të shkruar mbi një problematikë që më brente prej kohësh e mora duke lexuar, në Internet, një intervistë të regjisorit Gëzim Kame.  Gazeta qenkësh e datës 10.09.2007. Më ndodh të lexoj artikuj e intervista njerëzish të teatrit në Shqipëri, veçanërisht atyre që i çmoj, për të mësuar opinionet e tyre në lidhje me problemet e sotme të teatrit shqiptar, veçanërisht edhe për të njohur realitetin shqiptar gjatë kohës kur kam jetuar dhe punuar jashtë vendit. Gazetën në fjalë dhe të tjera gazeta i nderon fakti që shkojnë të "vjelin" mendimin e artistëve të dimensionit të Gëzim Kames dhe t'i kujtojnë publikut se ata ekzistojnë, të japin të reja mbi ta, mbi planet e tyre krijuese. Por ajo ...

Lexoni më shumë

Pse Kuvendi nuk duhet ta hetojë SHIK-un

nga njoftime.org on 29/04/2011 - 01:10
Etiketa: Opinione

Parlamenti i Kosovës duket se ka rënë dakord në terma të përgjithshëm që ta krijojë një komision parlamentar për të hetuar veprimtarinë  e të ashtuquajturit Shërbim Informativ, aq shumë të përfolur nga paslufta e deri më sot. Me këtë kërkesë të AAK-së janë pajtuar në parim edhe grupe të tjera parlamentare, madje dhe deputetët e PDK-së, por duke kërkuar që hetimet të përfshijnë edhe shërbime të tjera që thuhet se kanë funksionuar gjatë dhe pas luftës, në kuadër të partive të tjera politike. Megjithatë, pavarësisht vërejtjes së kryetarit të Kuvendit se nuk duhet të bëhen investigime selektive, thelbi i debatit politik parlamentar ka të bëjë me të famshmin SHIK, të drejtuar nga Kadri Veseli, "z ...

Lexoni më shumë

Fushata parazgjedhore në SHBA, si lek...

nga njoftime.org on 29/04/2011 - 01:03
Etiketa: Opinione

Fushata zgjedhore për zgjedhjen e Presidentit të ri ka pak kohë që ka filluar në SHBA, ku kandidatë të ndryshëm republikanë janë vënë në garë mes tyre (vedi) për të matur shkallën e popullaritetit përpara shpalljes së kandidaturës.  Kandidatit fitues që përzgjidhet në konventat e republikanëve do t'i duhet të ballafaqohet me Presidentin në detyrë, Barak Obama. Nga njëra anë republikanët kanë avantazhin e kontrollit të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongres, pas fitores në zgjedhjet e fundit, të cilat, për analogji, bëhen si zgjedhjet lokale tek ne, në gjysmë të kohës nga zgjedhjet e përgjithshme. Nga ana tjetër, si rrallëherë nuk kanë ndonjë figurë të spikatur (të tipit Regan, Bush apo Mekejn) q ...

Lexoni më shumë

Patriotizmi modern

nga njoftime.org on 29/04/2011 - 01:01
Etiketa: Opinione

Ç'do të thotë patriotizëm modern? Patriotizmi modern, patriotizmi pragmatik që ne flasim është patriotizmi i interesit tonë kombëtar. Interesi ynë kombëtar është zhvillimi ynë ekonomik, fuqizimi ynë si shoqëri e begatshme. Ky fuqizim kalon nëpërmjet rikrijimit të atij realiteti ekonomik që përfaqësonte Shqipëria para copëtimit të saj në fillim të shekullit të 20-të. Ne jemi të parët që po kërkojmë bashkimin ekonomik të viseve ku banojnë shqiptarët në një treg të madh kombëtar. Ky treg nuk do të thotë ndryshim me dhunë kufijsh, por kërkon që shqiptarët të bashkëpunojnë ekonomikisht shumë më mirë me njëri-tjetrin. Ky treg i madh, i krijuar nga kombi ynë, që flet një gjuhë, që ka një kulturë, q ...

Lexoni më shumë

Efekti i zgjedhjeve vendore

nga njoftime.org on 28/04/2011 - 01:14
Etiketa: Opinione

Vetëm pak ditë përpara zgjedhjeve vendore mund të konstatohet se ato nuk arritën të ishin një garë konkurruese midis më të mirëve për kryetarë bashkish e komunash. Risku i një ballafaqimi të tensionuar politik është ende jo i vogël. Përballë këtij realiteti parazgjedhor mund të analizojmë se çfarë presin nga këto zgjedhje: votuesit, kandidatët, partitë politike, vendi në tërësinë e sfidave të tij dhe partnerët ndërkombëtare. Votuesit Duke mbajtur parasysh shkallën e ulët të decentralizimit të vendit, nivelin e reduktuar të burimeve të drejtpërdrejta financiare të bashkive dhe komunave, pushtetin e përqendruar të emërimeve dhe shkarkimeve të mjekëve, mësuesve, specialistëve, votuesit do të in ...

Lexoni më shumë

Zgjedhjet, rinia dhe arsimi

nga njoftime.org on 28/04/2011 - 01:12
Etiketa: Opinione

Rinia është e ardhmja e një vendi dhe arsimi është mekanizmi që e skalit atë për një të ardhme më të mirë për veten dhe, rrjedhimisht, për kombin. Diskutimet për rëndësinë që ka rinia dhe arsimi përgjithësisht janë kthyer në klishe, të cilat amplifikohen gjatë fushatave elektorale. Të gjithë tashmë jemi të familjarizuar me konceptin që çelësi i një zhvillimi të qëndrueshëm social-ekonomik është arsimi. Por shpesh ka pikëpyetje rreth asaj se çfarë është duke u bërë që arsimi të jetë në atë nivel ku arrin të ofrojë një zhvillim të qëndrueshëm social-ekonomik? Nëse ne dështojmë në arritjen e një niveli arsimor, i cili do të ofronte zhvillim të qëndrueshëm, ne kemi dështuar rininë, kemi dështuar ...

Lexoni më shumë

Qyteti si organizëm ekonomik

nga njoftime.org on 28/04/2011 - 01:04
Etiketa: Opinione

Gjatë gjithë këtyre viteve të tranzicionit, në fushatat elektorale për pushtetin lokal, kur flitet për sukseset apo problemet e pazgjidhura të bashkive e komunave, kanë mbizotëruar  e vazhdojnë të mbizotërojnë temat dhe shqetësimet që lidhen kryesisht me transportin, infrastrukturën, cilësinë e ajrit, gjendjen e mjedisit dhe sipërfaqet e gjelbra, shkollat, kopshtet, çerdhet etj. Natyrisht që këto janë e do të mbeten problematikë e rëndësishme për çdo bashki e komunë edhe në të ardhmen, sepse ato lidhen ngushtë me atë që quhet "cilësi e jetës" dhe "standarde bazë shërbimesh për qytetarët".  Por, duke iu referuar dinamikës përcaktuese të zhvillimit të qytetit, duke u mbështetur në konceptet mo ...

Lexoni më shumë