Regjistrohuni tek RSS

U gjetën 74 regjistrime | Faqja 1 nga gjithësej 8 |

A ka vend të flitet me kaq pesimizëm ...

nga njoftime.org on 30/12/2011 - 01:10
Etiketa: Opinione

Para disa ditësh, editoriali i gazetës më të madhe italiane ("Corriere della Sera"), titullohej "Kurthi i pesimizmit". Të gjithë e njohin gjendjen të cilën po kalon Italia, apo dhe për tentativën e saj për ta kaluar gjendjen kritike nëpërmjet një qeverie teknike dhe "pezullimit" të përkohshëm të demokracisë. E megjithatë, si faktor thelbësor në kapërcimin e saj, artikullshkruesi vendoste mosrënien në grackën e pesimizmit, sepse atëherë "recesioni do të kthehej vërtet në një depresion, e kjo do të ndodhte nëse deluzioni që ka përfshirë vendin do të shndërrohej në dorëzim". Duket se edhe në vendin kyç të zhvillimit të së ardhmes europiane të krizës, theksi vendoset në mosalarmimin e njerëzve d ...

Lexoni më shumë

Pse pinjollët nuk dallojnë nga etërit

nga njoftime.org on 29/12/2011 - 01:05
Etiketa: Opinione

Kohët e fundit, dukshëm vihet re një shkulm urrejtjeje dhe akuzash përbaltjeje ndaj strukturave që merren me luftën ndaj kriminalitetit dhe veçanërisht fokusuar drejtuesve kryesorë në Policinë e Shtetit. Formalisht, ky duf përcillet nga aktorë politikë të Partisë Socialiste. Por, po ashtu, dukshëm nuk mund të mos bjerë në sy se ky shkulm "përkon" me aktivitetin më të madh të identifikuar ndonjëherë të luftës ndaj trafikantëve të drogës dhe sekuestrimin e sasive të mëdha të kanabisit dhe jo pak të heroinës. Natyrisht, gjithkush e kupton se bëhet fjalë për qindra mijëra euro të hequra nga dora, jo të transportuesve, por të bosëve që menaxhojnë këtë aktivitet të rëndë kriminal.Për rastësi, ky s ...

Lexoni më shumë

Intelektualë… bëhuni inteligjentë

nga njoftime.org on 29/12/2011 - 01:04
Etiketa: Opinione

Gazeta "New Jork Times" kishte piketuar në një shkrim të një dite më parë skeno-grafinë më të qartë që pushtoi një pjesë të konsiderueshme të globit për vitin 2011: protestat popullore. Ajo që veçohej në shkrim ishte fakti se inati popullor kishte mposhtur zërin e elitës duke marrë përsipër komunikimin e drejtpërdrejtë me drejtuesit e qeverive në çdo vend, duke vënë në vështirësi të majtë e të djathtë. Po në Shqipëri, a kemi ne elitë që mund të inatoset, që ngre zërin ndaj asaj që duhet të jetë ndryshe në një vend? Duhet pranuar fakti se elitat janë "negociatorë të pashpallur" mes qeverisë dhe njerëzve të thjeshtë, duke shmangur kështu nga njëra anë zemërimin e qytetarëve për situata të ndry ...

Lexoni më shumë

Një vend për Bamir Topin

nga njoftime.org on 29/12/2011 - 01:01
Etiketa: Opinione

Ajo që po ndodh dhe pritet të ndodhë me fatin politik të Presidentit shqiptar, Bamir Topi, është përshkrimi më i mirë që mund t'i bëhet krizës morale politike në Shqipëri dhe ngecjes së vendit në një gjendje mpirjeje, pothuajse  pa asnjë shpresë për një ndryshim cilësor. Presidenti Topi bëri lajm kur në studion e Sokol Ballës deklaroi qartë se pas përfundimit të mandatit do t'i rikthehet politikës aktive, duke lënë të kuptohet se projekti i tij ishte i nevojshëm për shqiptarët, se ndryshonte nga kultura e konfliktit që po mban peng progresin e vendit dhe se do të përfaqësonte vlerat…  e vërteta të së djathtës. Këto nuk u thanë të gjitha kështu nga Topi, por ishin rrjedhojë logjike e deklarat ...

Lexoni më shumë

Mbi protagonizmin e ri të Presidentit

nga njoftime.org on 28/12/2011 - 01:12
Etiketa: Opinione

Siç e kanë vënë re me shumë të drejtë, shumë kolegë gazetarë në periudhën e fundit, Presidenti Topi e ka rritur praninë e tij verbale në publik. Ai nuk po lë pa u dhënë përgjigje të gjithë sulmeve,  që i vijnë kryesisht nga PD-ja dhe njerëzit e saj në media. Në gazeta po bëhen aktivë dhe njerëz të tij, me komente periodike. Kjo rritje është komentuar në mënyra të ndryshme, dhe komenti më i fundit i kolegut Vasjari tek MAPO e shikonte atë si njëlloj shkeljeje të rolit të tij institucional, si dalje të tij nga mandati i Presidentit. Kjo kritikë e fundit në fakt, pavarësisht qëllimit dashamir, është në sintoni me sulmet që i vijnë atij prej maxhorancës, se Presidenti Topi po u shërben qëllimeve ...

Lexoni më shumë

A na duhen heronjtë

nga njoftime.org on 28/12/2011 - 01:08
Etiketa: Opinione

Në shkrimin e fundit, "Për një histori pa heronj", i premtova lexuesit se do të shkruaj për temën e heronjve, a na duhen apo jo, pse na duhen, si na duhen, me një fjalë, cili duhet të jetë raporti ynë me ta? Kjo është një temë tejet e ndërlikuar, e cila ka të bëjë si me psikologjinë e individit, ashtu edhe me atë të masës dhe së cilës duhet t'i qasemi duke iu referuar studimeve të antropologjisë mbi mitologjinë, religjionet të kryqëzuara me psikanalizën, veçanërisht atë jungiane, pa harruar historinë dhe duke pasur parasysh se këto bëjnë pjesë në kategorinë e shkencave historike - hermeneutike , çka do të thotë se nuk janë shkenca ekzakte, por interpretative e, prandaj, askush s'mund të pre ...

Lexoni më shumë

Guximi i dorëheqjes politike

nga njoftime.org on 28/12/2011 - 01:02
Etiketa: Opinione

Dorëheqja në vetvete është shprehja më e lartë e moralit politik. Kështu thonë të paktën ata që me politikë kanë ndryshuar rrjedhën e historisë botërore.  Dorëheqja shihet si akti më i lartë në zbatim të një marrëveshjeje, të shkruar ose jo, ligjore apo zakonore, që politikanët bëjnë në emër të guximit për të marrë përsipër përgjegjësi të ndryshme, që nga dështimi për të përmbushur ligjërisht e moralisht një detyrë, deri tek shprehja e pakënaqësisë popullore ndaj politikanit. Kjo e fundit po ndodh në Rusi me ish-presidentin dhe sërish kandidat për president. Vladimir Putin gjendet nën presionin e mbi 100 mijë protestuesve në Rusi, që janë kundër rikandidimit të tij për postin e kreut të vend ...

Lexoni më shumë

Në emër të birit ose të nxënësit

nga njoftime.org on 27/12/2011 - 01:03
Etiketa: Opinione

Ende s'i kisha mbushur nëntë vjet kur regjimi i kohës, i quajturi pushtet i popullit, e shpalli zyrtarisht Shqipërinë vend ateist dhe ndaloi me ligj çdo formë të ushtrimit të fesë. Besimi në Zot u përcaktua si "opium për popullin" dhe u shpall armik kombëtar. Kishat dhe xhamitë u rrafshuan, librat fetarë u dogjën, klerikët, ata që shpëtuan nga burgu, u veshën me kominoshe e me çizme dhe u dërguan të punonin në ferma e në uzina për të mos vdekur urie. Në Kodin Penal u shtuan nenet me dënime deri në dhjetë vjet burg për këdo që guxonte të bënte kryq apo të binte në gjunjë  për t'u falur qoftë edhe brenda shtëpisë së tij. Më kujtohet heshtja që sundonte në shtëpinë tonë në Tropojë teksa gjyshi ...

Lexoni më shumë

Lindje e Krishtit, apo lindje e vitit?

nga njoftime.org on 27/12/2011 - 01:02
Etiketa: Opinione

Dihet që njeriut prej kohësh i është dashur të orientohet me ditët e caktuara të vitit apo të motmoteve, apo me fillimin e hënëzës së plotë e atë të mangët deri në atë të ndikimeve të planetëve. Ndaj dhe më parë se të ndërtonte marrëveshjet njerëzore me motet, kohën, muajt, javën, ditën etj., ai studioi për mijëvjeçarë sistemin tonë diellor dhe jo vetëm, për ata që besojnë në evoluimin shkencor, por ndoshta dhe i erdhi për pak vite, i gatshëm nga njerëz jotokësorë për ata që besojnë te UFO-t. Rezultantja ishte se njeriu qysh në vitet 4500 para Krishtit kishte një sistem matës të kohës tepër të saktë, e quajtur ndryshe kalendar, ku viti ndahej në 12 muaj,  muaji në javë me 7 ditë 24-orëshe, k ...

Lexoni më shumë

Një "Zhizel" si dhuratë për të gjithë

nga njoftime.org on 26/12/2011 - 01:13
Etiketa: Opinione

Të marrësh si dhuratë për fundvitin magjinë e një spektakli baleti, nuk është dhe aq e zakonshme. Teatri i Operës dhe Baletit e bëri të mundur këtë me "Zhizel", një monument tradicional i artit të kërcimit në sensin më klasik të fjalës. Një kryevepër autentike e romantizmit, që edhe pse jemi një shekull e gjysmë larg nga vendosja për herë të parë në skenë (28 qershor 1841 në Opera "Academie Royal de la Musique" me titull origjinal "Giselle ou Les Vilis"), vazhdon të magjepsë ende publikun e gjithë botës. "Zhizel", sikur t'a përkufizonim ndryshe, fare mirë mund të quhej "manifesti i një gjenerate artistësh të rinj që kërkojnë një vend në botën e ëndrrave". Romantizmi lindi heronj pasionalë, p ...

Lexoni më shumë