U gjetën 71 regjistrime | Faqja 3 nga gjithësej 8 |
Deodorant
nga njoftime.org
on 20/11/2011 - 01:13
Etiketa: Opinione
Shpikje e madhe ka qenë ajo e deodorantit: njeriu arriti më në fund ta fshehë ose, më saktë, ta asnjanësojë erën e djersës, të paktën për disa orë rresht: kështu, ai nuk e shqetëson kolegun pranë tij, fqinjin në autobus, në radhë për të paguar faturat e energjisë elektrike apo të telefonit, as mjekun apo dentistin etj., etj. Tejet i domosdoshëm shfaqet deodoranti për çiftin e dashuruar: as ajo, as ai nuk mund ta përfytyrojnë veten pa deodorant jo vetëm vertikalisht, por, veçanërisht, edhe horizontalisht gjatë çasteve të lumtura të intimitetit të tyre më absolut. Rrjedhimisht, djersa ndihet e diskriminuar, e përndjekur, e dëbuar, e internuar; ky lëng kaq thelbësor në marrëdhëniet midis kafshë ...
Në mbrojtje të konsumatorit shqiptar
nga njoftime.org
on 18/11/2011 - 01:13
Etiketa: Opinione
Shteti me konsumatorin ka një marrëdhënie dashuri-urrejtje të njohur tashmë në të gjithë botën. Atje ku shteti krijon lehtësira, mundësira, apo edhe mbrojtje, konsumatori, qoftë ky votues i qeverisë në fuqi, apo edhe kundërshtar i saj, nuk është i prirë drejt revoltës, së zëshme a të pazëshme. Nëse shteti është apatik, i pavendosur e i çoroditur karshi kërkesës dhe ankesës së konsumatorit, kjo jo vetëm e bën atë të pabesueshëm në sytë e qytetarëve, por edhe një lloj "armiku". Megjithëse realisht shteti është ndërmjetësi dhe rregullatori mes operatorëve ekonomikë, importues-eksportues-prodhues dhe konsumatorit, këta të fundit nuk mund të përplasen, të ankohen, apo edhe të konfrontohen me ope ...
Libri i pushtetshëm
nga njoftime.org
on 18/11/2011 - 01:10
Etiketa: Opinione
Panairi i Librit 2011 u vërtit, si ndoshta asnjëherë tjetër, kryesisht përreth vetëm tre apo katër titujve. Ky fakt evidentoi, midis të tjerash, një marrëdhënie interesante që ia vlen të reflektohet midis librit, medias dhe mendësisë komerciale. Fushata për këta libra kishte filluar me kohë, me promovime, paraprirje nëpër faqe gazetash e revistash, intervista televizive, spote ekranesh tamam si ato spotet e çokollatave me qumësht për të ndjellë fëmijët. Gati-gati një fushatë e dhunshme mediatike, e cila në të vërtetë pati efektet e veta. Unë efektin e pashë si vizitues i përditshëm i panairit në rendjen (pothuajse histerike) të shumë njerëzve drejt stendave përkatëse për të marrë një autogr ...
Shqipëria, sikur mos të ishin partiza...
nga njoftime.org
on 18/11/2011 - 01:08
Etiketa: Opinione
Në debatin që është ndezur rreth figurës të Rexhep Mitrovicës dhe Xhafer Devës në Kosovë e Shqipëri, argumenti më i shpeshtë që po përdoret është ai se edhe sikur R. Mitrovica e Xh. Deva të kishin qenë patriotë të kulluar dhe gjeni, ata ishin në anën e gjermanëve që ishin humbës të luftës dhe nuk ia vlen të merremi me ta, kurse komunistët e Enver Hoxhës ishin me fituesit, pra me aleatët ruso-anglezo-amerikanë. Së këndejmi, thonë, se po mos të ishin partizanët me LANÇ, Shqipëria do të zhbëhej. Kjo tezë nuk qëndron. Sikur Shqipëria të mos kishte komunistët mund të mbetej më e madhe se kaq, por kurrsesi më e vogël se kaq. Gjatë Luftës së Parë Botërore të gjithë patriotët shqiptarë ishin me hum ...
Pacolli larg Presidencës
nga njoftime.org
on 17/11/2011 - 01:09
Etiketa: Opinione
Nëse zgjedhjet për Presidentin e ri të Kosovës do të mbahen (ashtu siç po duken dhe gjasat) në vitin 2013, Behgjet Pacolli do të dalë më i humburi. Ai do të jetë "viktima" e radhës nga dashuria me Kryeministrin Hashim Thaçi. Ky i fundit ka dhënë shenja të qarta se do të kishte dashur që zgjedhjet presidenciale të mbaheshin në të njëjtën kohë me ato parlamentare e lokale dhe jo një vit më herët siç ishte rënë dakord në marrëveshjen Thaçi- Mustafa-Pacolli, në prill të këtij viti. Pavarësisht kundërshtimeve jothelbësore nga LDK dhe alarmit të lëshuar nga AKR, ky skenar duket se do të shkojë drejt realizimit. Zgjedhjet presidenciale në vitin 2013 i konvenojnë Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës pothu ...
Koha për një reformë zgjedhore më efe...
nga njoftime.org
on 17/11/2011 - 01:06
Etiketa: Opinione
Lajmin e fillimit të rishikimit të Kodit Zgjedhor duhet ta pasojë një debat publik i shëndetshëm dhe produktiv, sidomos në çështje teknike, edhe sepse ky ligj i rëndësishëm tradicionalisht është trajtuar në një fushë të kornizuar nga politika, ndaj debati publik dhe mediat në veçanti do të mundësojnë këndvështrime të munguara brenda sistemit. Kështu, Kodi Zgjedhor i 2008-s mund të lavdërohet sidomos për numërimin e hapur dhe disa elemente administrative, por ka edhe një sërë problemesh që duhen adresuar me kujdes dhe me analizë të detajuar, ngase politika vetiu mund të ndjehet më komode t'i lërë në heshtje, sa kohë pasojat e tyre nuk janë evidentuar në formën që ajo pëlqen, kritike dhe konse ...
Taksimi, shpenzimi dhe përfaqësimi pu...
nga njoftime.org
on 17/11/2011 - 01:01
Etiketa: Opinione
Buxheti është, pa dyshim, instrumenti themelor në realizimin e politikave të rishpërndarjes midis grupeve të popullsisë, midis rajoneve të vendit dhe midis sektorëve ekonomikë, dhe në historinë dhe filozofinë e tij është mjeti që, me justifikimin e arritjes së objektivave kombëtarë/strategjikë, është përdorur për të fuqizuar vetë shtetin dhe burokracinë e saj, duke marrë përherë e më shumë nga liria e individit, të shprehur në mënyrën më tipike në formën e taksave konfiskuese mbi individët. Në thelbin e vet, motivimi kryesor për mbajtjen e niveleve të larta të shpenzimeve publike, në botën e parashekullit të njëzetë, ka qenë nevoja e financimit të luftërave dhe ekspansionet territoriale. Nj ...
Gjithë kënaqësia e Panairit të Librit...
nga njoftime.org
on 16/11/2011 - 01:14
Etiketa: Opinione
Vitet e fundit, lajmet që vijnë nga Shqipëria, janë dominuar nga përplasje të pafundme politike mes Sali Berishës, Kryeministri, dhe Edi Ramës, lider i opozitës. Por krejt papritur, retë duket sikur janë larguar. Socialistët e Ramës janë kthyer në Parlament, duke biseduar me njerëzit e Berishës, dhe është gjetur një zgjidhje për zgjedhjet e kundërshtuara për kryebashkiak në Tiranë. Shqiptarët e lehtësuar tani po flasin për diçka tjetër: librat. Ngjarja e muajit ka qenë Panairi i Librit në Tiranë, që përfundoi të dielën. Nuk kam parë kurrë diçka të tillë në kryeqytetin shqiptar. Diçka më shumë se 80 stenda u sulmuan virtualisht nga njerëz që tundnin në duar para cash me shpresë se nuk do humb ...
KËMBËZA
nga njoftime.org
on 16/11/2011 - 01:09
Etiketa: Opinione
Njeriu që më kishte telefonuar tri herë të takoheshim, gjithnjë me numër të fshehur, tha se më priste në katin e dytë të "Sarajeve", majtas. Ai as emrin nuk ma tha, s'ma përshkroi as pamjen që do të më ftillonte t'ia qëlloj në cilën tavolinë ta gjeja. Kishte një zë të përqarë, ankestar kur më telefonoi herët e para, a thua se ngashërimin e kishte në zgrip. Tha se më kishte ndjekur në një emision televiziv mbi gjetjen e vendeve ku janë pushkatuar të dënuarit më vdekje nga diktatura. "Gjithë natën nuk më ka zënë gjumi", tha. Tha se të nesërmen kishte telefonuar në redaksinë e atij televizioni dhe ata ia kishin dhënë numrin tim. "Dua të të lë një amanet, djalkë. Unë jam me një këmbë këtu e me n ...
Zhvillim kaotik apo i qëndrueshëm
nga njoftime.org
on 16/11/2011 - 01:07
Etiketa: Opinione
Më shumë se dy të tretat e qyteteve të Kinës sot janë të mbuluara nga plehrat dhe në vend të mbetjeve të letrës, qymyrit apo perimeve, gjithnjë e më tepër është rritur proporcionalisht përqindja e plastikës, xhamit dhe metalit. Vetëm 0.3 hektarë pyje për person i takojnë një individi në Kinë, ndryshe nga 1.6 që është mesatarja botërore. Kina ka arritur të kthehet në një vend që importon sasi të mëdha mbetjesh (përfshirë ato të pariciklueshme apo me përqindje të ulët riciklueshmërie) nga vendet perëndimore. Janë rreth tre milionë tonë që Kina importon çdo vit nga këto vende, duke e kthyer situatën në vend gati-gati katastrofike, nëse e shohim të lidhur me pirgjet e plehrave, ajrin e ndotur, e ...

