Disa ilaçe për problemet e tretjes

Përmbledhja

E publikuar: 25/01/2012

nga Doct0r

Fotot

Sipas disa burimeve mendohet se ilaçi më i mirë në rastin e problemeve të tretjes është marrja e një luge të vogël nga uthulla e mollës, e vendos në një gotë ujë dhe me një lugë mjaltë.

Ky ilaç forcon stomakun, hap oreksin dhe heq problemet e tretjes në mënyrë të përgjithshme.

Gjithashtu mendohet se edhe çaji i kamomilit ndihmon ne tretje,duke e përgatitur në këtë mënyrë: një lugë gjelle kamomil e shton në një gotë ujë të vluar më parë dhe e mbulon për 15 minuta, pastaj e filtron dhe e pi në mëngjes esëll. Kjo ndihmon në shërimin e gastritit.

Një këshillë për të sëmurët me probleme të tretjes që të hanë sa më pak ushqim dhe t'i japin përparësi ushqimeve të lëngshme.

Sipas disa studimeve shkaku kryesor për problemet e tretjes është ngrënia e tepërt,pangopësi dhe grykësi, prandaj ruajuni kësaj. Ju këshillojmë të mos hani menjëherë para gjumit, të mos hani shumë qepë, lakër, erëza dhe piper.