Vendim i KM Nr. 717 Date 23.06.2009
Fotot

VENDIM Nr.717, datë 23.6.2009
PËR PAGAT E PUNONJËSVE MBËSHTETËS TË INSTITUCIONEVE BUXHETORE DHE TË NËPUNËSVE TË DISA INSTITUCIONEVE BUXHETORE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5/1 të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999 "Për kompetencat për caktimin e pagave të punës", të ndryshuar, dhe të ligjit nr.10 025, datë 27.11.2008 "Për buxhetin e vitit 2009", me propozimin e Ministrit të Brendshëm dhe të Ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Klasat dhe nivelet e pagave për klasë të punonjësve mbështetës të institucioneve buxhetore qendrore, të cilët nuk trajtohen në pagë me strukturën e pagave të nëpunësve të shërbimit civil, janë sipas lidhjes nr.I "Nivelet e pagës bazë për klasë në administratën e Presidentit, Kuvendit, në Kryeministri, institucione të pavarura, aparatet e ministrive të linjës, institucione qendrore, në varësi të Kryeministrit/ministrave të linjës dhe në prefektura", me 10 klasa. 2. Klasat dhe nivelet e pagave për klasë të punonjësve mbështetës të institucioneve buxhetore, rajonale e vendore, si dhe të institucioneve qendrore, të grupit të tretë, të sistemit të Ministrisë së Mbrojtjes, caktohen sipas lidhjes nr.II "Nivelet e pagës bazë për klasë në institucionet rajonale e vendore", me 14 klasa. 3. Renditja e pozicioneve të përgjithshme të punës për punonjësit mbështetës, në institucionet buxhetore, të përmendura në pikën 1 të këtij vendimi, të jetë sipas lidhjes I/1 "Renditja e pozicioneve të përgjithshme të punës për çdo klasë, për punonjësit mbështetës në administratën e ministrive të linjës, institucioneve të pavarura, institucioneve qendrore, në varësi të Kryeministrit/ministrave të linjës dhe në prefektura", që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse e tij. 4. Renditja e pozicioneve të veçanta të punës për punonjësit mbështetës në institucionet buxhetore, të përmendura në pikën 1 të këtij vendimi, të jetë sipas lidhjeve përkatëse, si nënlidhje të lidhjes nr.1, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij. 5. Renditja e pozicioneve të përgjithshme të punës për punonjësit mbështetës në institucionet buxhetore, të përmendura në pikën 2 të këtij vendimi, të jetë sipas lidhjes II/1 "Renditja e pozicioneve të përgjithshme të punës për çdo klasë për punonjësit mbështetës në administratën e institucioneve rajonale dhe vendore, si dhe të institucioneve qendrore, të grupit të tretë, të sistemit të Ministrisë së Mbrojtjes", që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. 6. Renditja e pozicioneve të veçanta të punës për punonjësit mbështetës në institucionet buxhetore, të përmendura në pikën 2 të këtij vendimi, të jetë sipas lidhjeve përkatëse, si nënlidhje të lidhjes nr.II, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij. 7. Nëpunësve/punonjësve, pagat e të cilëve caktohen sipas lidhjeve nr.I e nr.II dhe nënlidhjeve përkatëse, pas çdo viti pune, u jepet shtesë për vjetërsi pune, në masën 1 për qind mbi pagën bazë për klasë, por jo më shumë se 25 për qind. Për llogaritjen e kësaj shtese njihet vjetërsia e përgjithshme në punë. 8. Për punonjësit në funksione drejtuese jepet shtesë mbi pagën bazë për klasë, në përqindje, sipas shkallëzimit, në 5 grupe, si më poshtë vijon: Grupi i parë deri në 5%; Grupi i dytë 5 deri në 10%; Grupi i tretë 10 deri në 15%; Grupi i katërt 15 deri në 20%; Grupi i pestë 20 deri në 30%.
Përcaktimi i masës së shtesës, sipas grupit përkatës, të bëhet në lidhjen përkatëse të pagave, që i bashkëlidhet këtij vendimi, ndërsa përcaktimi i masës në përqindje të bëhet në urdhrin përkatës të Kryeministrit/ministrit të linjës, për miratimin e strukturës së institucionit. 9. Për punë të vështira e të dëmshme për shëndetin, punonjësve, pagat e të cilëve caktohen, sipas lidhjeve nr.I e nr.II dhe nënlidhjeve përkatëse, u jepen shtesa mbi pagë, sipas shkallëve të vështirësisë e të dëmshmërisë, si më poshtë vijon: -Në shkallën e parë në masën 5%; -Në shkallën e dytë në masën 15%; -Në shkallën e tretë në masën 20%; -Në shkallën e katërt në masën 25%. Këto shtesa, për të katër shkallët, llogariten mbi pagën bazë të klasës VI, të lidhjeve përkatëse, ndërsa për punonjësit e repartit të inspektim-minierave, llogariten mbi pagën bazë mujore të klasës VIII të lidhjes nr.I. Ndarja e punëve, sipas shkallëve të vështirësisë e të dëmshmërisë, bëhet sipas lidhjes nr.III, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij. Zbatimi i kësaj shtese bëhet si më poshtë vijon: a) Drejtoritë/njësitë e menaxhimit të burimeve njerëzore, të institucioneve buxhetore, në zbatim të kësaj pike, i paraqesin kërkesën e tyre drejtorive të shëndetit publik, të cilat përcaktojnë vendet e punës, të vështira e të dëmshme për shëndetin e punëmarrësve, si dhe shkallën e vështirësisë e të dëmshmërisë, për çdo vend pune. b) Pas përcaktimit të shkallës së vështirësisë e dëmshmërisë, titullarët e institucioneve buxhetore paraqesin kërkesën për miratim në Ministrinë e Sh ëndetësisë dhe në Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta. c) Pas marrjes së miratimit nga dy ministritë e përmendura në shkronjën "b" të kësaj pike, titullarët e institucioneve miratojnë dhënien e këtyre shtesave për punonjësit e institucioneve të sistemit të tyre. Për institucionet qendrore, në varësi të ministrave të linjës, si dhe ato, rajonale e vendore, ky miratim bëhet nga ministri përkatës, në varësi të të cilit janë këto institucione. ç) Kur punonjësit i takon të marrë dy a më shumë shtesa për vështirësi e dëmshmëri, ai do të marrë nga një vështirësi, për çdo shkallë, por jo më shumë se 60 për qind. d) Këto shtesa u rekomandohen edhe punëdhënësve të tjerë të ndërmarrjeve e institucioneve shtetërore jobuxhetore apo subjekteve private. 10. Mjekët, që janë anëtarë të komisioneve të ndryshme të vlerësimit dhe përcaktimit të shkallës së aftësisë për punë të shtetasve, për punën që bëjnë, pavarësisht numrit të mbledhjeve në një muaj, marrin shpërblim mujor, në përqindje, në masën, si më poshtë vijon: a) Për komisionin epror dhe komisionet e rretheve të grupit të parë: - Kryetari 36 për qind; - Anëtarët 31 për qind. Këto përqindje zbatohen mbi pagën mujore të mjekut të përgjithshëm, në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza", Tiranë. b) Për rrethet e tjera: -Kryetari 31 për qind; -Anëtarët 26 për qind. Këto përqindje zbatohen mbi pagën mujore të mjekut të përgjithshëm, në qendrat e shërbimit spitalor në rrethe. 11.a) Shoferët e titullarëve, të klasifikuar në grupin "A", për efekt të ligjit nr.9584, datë 17.7.2006 "Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj", kur nuk janë punonjës të Gardës së Republikës, por janë punonjës civilë, përfitojnë pagën sipas klasës VII të lidhjes nr.I, që i bashkëlidhet këtij vendimi, dhe 50 për qind shtesë mbi pagën bazë të klasës përkatëse. b) Shoferët e titullarëve, të klasifikuar në grupet "B" dhe "C", për efekt të ligjit nr.9584, datë 17.7.2006, si dhe shoferi i kryetarit të Akademisë së Shkencave e shoferët e funksionarëve, të barazuar me ta në pagë, sipas ligjeve të veçanta, përfitojnë pagën sipas klasës VI të lidhjes nr.I, që i bashkëlidhet këtij vendimi, dhe 40 për qind shtesë mbi pagën bazë të klasës përkatëse. c) Shoferët e titullarëve, të klasifikuar në grupet "D" e "E", për efekt të ligjit nr.9584, datë 17.7.2006, si dhe shoferët e titullarëve të tjerë, përkatësisht, të zëvendësministrave, të drejtorit të kabinetit të Presidentit, kryetarit të Kuvendit dhe Kryeministrit, të sekretarëve të Përgjithshëm, në ministritë e linjës, të sekretarëve të Përgjithshëm në institucionet e pavarura kushtetuese, të sekretarëve të Përgjithshëm, në institucionet e tjera të pavarura, të krijuara me ligje të veçanta, të prefektit të qarkut të Tiranës, të rektorit të universitetit, të titullarëve të institucioneve qendrore, në varësi të Këshillit të Ministrave/Kryeministrit dhe në varësi të ministrave të linjës, të titullarëve të gjykatave të apelit, të gjykatave të apelit për krimet e rënda, të gjykatave të rretheve gjyqësore, të gjykatave për krimet e rënda, të drejtorit të Zyrës së Administrimit të Buxhetit Gjyqësor përfitojnë pagën sipas klasës V të lidhjes nr.I, që i bashkëlidhet këtij vendimi, si dhe 30 për qind shtesë mbi pagën bazë të klasës përkatëse. ç) shoferët e prefektëve të qarqeve të tjera përfitojnë 20 për qind shtesë mbi pagën bazë të klasës përkatëse.". 12. Për një periudhë transitore, punonjësit, që përfshihen në njësitë ose drejtoritë e zbatimit të projekteve, kredive a ndihmave, që përfiton Republika e Shqipërisë nga institucionet ndërkombëtare ose qeveritë e vendeve të ndryshme, do të trajtohen me pagë, si më poshtë vijon: a) Për projektet me rëndësi të veçantë, drejtuesi i projektit barazohet në pagë me nëpunësin civil të kategorisë I-b, në ministri. Rëndësia e projektit caktohet nga Kryeministri. b) Për projektet e tjera, drejtuesi i projektit barazohet në pagë me nëpunësin civil të kategorisë II-a, në ministri. c) Në rastet e përmendura në shkronjat "a" dhe "b" të kësaj pike, specialistët e projekteve barazohen në pagë me nëpunësin civil të kategorisë III-b, në ministri, ndërsa punonjësit mbështetës trajtohen në të njëjtën mënyrë si punonjësit mbështetës në ministritë e linjës. 13. Punonjësve të sektorit të teknikës e shtypshkrimit, në administratën e Qendrës së Publikimeve Zyrtare, pagat e të cilëve rregullohen sipas lidhjes përkatëse të këtij vendimi, përfitojnë shtesë mbi pagë për natyrë të veçantë pune, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë. 14. Punonjësit shpëtues të sektorit të emergjencave dhe të shpëtimit, të repartit të inspektim-shpëtimit të minierave, të cilët punojnë në kushte të vështira për jetën, përfitojnë një shtesë mbi pagë, në masën 5 000 (pesë mijë) lekë në muaj. 15. Teknikët e mesëm, të cilët punojnë në repartet e prodhimit, të ndërtimit e riparimit të anijeve në qendrën e ndërtimit dhe rip arimit të anijeve patrulluese për Rojën Bregdetare të Shqipërisë, përfitojnë një shtesë, për kushte pune, në masën 6 000 (gjashtë mijë) lekë në muaj. 16. Punonjësit e qendrës së shërbimeve dhe administrimit të mjeteve të transportit, në pozicionin "Shofer", kur emërohen në dispozicion të titullarëve të Ministrisë së Brendshme, trajtohen në pagë sipas parashikimit të bërë në këtë vendim, për pagat e shoferëve të titullarëve, ndërsa punonjësit e kësaj qendre, në pozicionin "Shofer-mekanik", përfitojnë një shtesë mbi pagë, në masën 5 000 (pesë mijë) lekë në muaj. 17. Punonjësit mbështetës, të cilët punojnë në shërbimet e shëndetit mendor, e që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me këta të sëmurë, përfitojnë shtesë, për natyrë të veçantë pune, në masën 5 000 (pesë mijë) lekë në muaj. Ministri i Shëndetësisë përcakton vendet e punës, që e përfitojnë këtë shtesë, me miratimin e strukturave të institucioneve shëndetësore përkatëse. 18. Punonjësit mbështetës, të cilët punojnë në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale dhe që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me të dënuarit, përfitojnë shtesë, për kushte të veçanta pune, në masën 5 000 (pesë mijë) lekë në muaj. Kjo shtesë zbatohet pas miratimit të strukturave të institucioneve të ekzekutimit të veprave penale përkatëse, sipas propozimit të Ministrit të Drejtësisë. 19. Për një periudhë kalimtare, punonjësve të cilët deri në datën 1 korrik 2007, përfitonin një pagë më të lartë, se sa parashikohet në lidhjet përkatëse të pagave, që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij, u jepet pagë në ruajtje, por jo më shumë se dy vjet nga data e hyrjes në fuqi të këtij vendimi. Me pagë në ruajtje trajtohen dhe punonjësit civilë të Policisë së Shtetit, të cilët nuk trajtohen më me sistemin pagë-gradë. Kjo pagë llogaritet si diferencë ndërmjet pagës bruto, të llogaritur sipas këtij vendimi, dhe pagës bruto, që këta punonjës përfitonin para miratimit të vendimit nr.1231, datë 2.7.2008 të Këshillit të Ministrave. Punonjësit, të cilët fillojnë punë për herë të parë, trajtohen në pagë, sipas parashikimeve dhe lidhjeve përkatëse të këtij vendimi dhe nuk përfitojnë pagë në ruajtje. 20. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për punonjësit e Policisë së Shtetit fillojnë nga data 1 janar 2009. Efektet financiare për punonjësit e tjerë fillojnë nga data 1 maj 2009. 21. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, për vitin 2009, të përballohen nga fondet e miratuara në Buxhetin e Shtetit, për rritjen e pagave të punonjësve buxhetorë, për këtë vit. 22. Vendimi nr.1231, datë 2.7.2008, i Këshillit të Ministrave "Për pagat e punonjësve mbështetës në institucionet buxhetore dhe të nëpunësve, në disa institucione buxhetore", shfuqizohet. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTRI Sali Berish
A Lidhja nr.I NIVELET E PAGËS BAZË PËR KLASË NË ADMINISTRATËN E PRESIDENTIT, KUVENDIT, NË KRYEMINISTRI, INSTITUCIONE TË PAVARURA, APARATET E MINISTRIVE TË LINJËS, INSTITUCIONE QENDRORE NË VARËSI TË KRYEMINISTRIT/MINISTRAVE TË LINJËS DHE NË PREFEKTUR
ANr.rendor Klasa Paga bazë mujore në lekë 1 I 18000 2 II 19600 3 III 20500 4 IV 21100 5 V 21800 6 VI 23500 7 VII 26500 8 VIII 29500 9 IX 33000 10 X 36000
Lidhja nr.II NIVELET E PAGËS BAZË PËR KLASË NË INSTITUCIONET RAJONALE DHE VENDORE
Nr.rendor Klasa Paga bazë mujore në lekë 1 I 18000 2 II 19600 3 III 20500 4 IV 21100 5 V 21800 6 VI 23000 7 VII 23800 8 VIII 24500 9 IX 26000 10 X 27500 11 XI 28500 12 XII 30500 13 XIII 32000 14 XIV 34000
Lidhja nr.III
KRITERE PËR DHËNIEN E SHTESËS MBI PAGË PËR PUNË TË VËSHTIRA E TË DËMSHME PËR SHËNDETIN
Në zbatim të pikës nr.8 të këtij vendimi, punë që kryhen në kushte të vështira e të dëmshme për shëndetin, konsiderohen ato punë që kryhen në ambiente që kapërcejnë kufijtë e lejueshëm të faktorëve të dëmshëm për shëndetin, të cilët përcaktohen në dispozita të veçanta ose në norma të detyrueshme higjieno-sanitare. Ndarja e punëve sipas shkallës së vështirësisë dhe dëmshmërisë për shëndetin është si vijon: 1.Në shkallën e parë përfshihen punët që kryhen: a) në kushtet e ekspozimit ndaj veprimit të pluhurave, që nuk shkaktojnë dëmtime të mushkërisë; b) në kushtet e ekspozimit ndaj veprimit të substancave toksike, që nuk depozitohen në organizëm; c) në ambientet e mbyllura, në të cilat për arsye teknologjike mbahet konstante temperatura mbi 25 gradë ose nën 10 gradë; d) në një ambient të lagët me lagështi relative të ajrit mbi 80 për qind, në baltë ose në kontakt direkt me ujin; e) në kushtet e ekspozimit ndaj rrezatimit ultraviolet ose infra të kuqe, për shembull saldimi, farkëtimi etj; f) në kushtet e vibrimit të përgjithshëm; g) në ambientet në të cilat është i domosdoshëm përdorimi i ndriçimit artificial; gj) pranë monitorëve elektrikë me ekran (kur punon mbi 4 orë në ditë). 2. Në shkallën e dytë përfshihen punët që kryhen: a) në kushtet e ekspozimit ndaj vep rimit të pluhurave që shkaktojnë dëmtim të mushkërisë; b) në kushtet e ekspozimit ndaj veprimit të substancave toksike që depërtohen në organizëm; c) në kushtet e ekspozimit ndaj zhurmave; d) në kushtet e presionit të ulur ose të ngritur për arsye të procesit teknologjik; e) në kushtet e ekspozimit ndaj veprimit të vibrimit lokal, p.sh. përdorimi i pajisjeve pneumatike me dorë; f) në kushtet e një mbingarkese fizike të llogaritur të paktën 1100 kilokalori për burrat dhe 600 kilokalori për gratë ose që kërkojnë një pozicion të detyruar për trupin; g) në praninë efiçente potencialisht me burime infeksioni të rrezikshme, në kushtet e ekspozimit ndaj veprimit të hormoneve dhe antibiotikëve që shkaktojnë çrregullime të veprimtarisë fiziologjike të organizmit, si dhe faktorëve të tjerë me veprim të njëjtë si hormonet dhe antibiotikët, në qoftë se kjo do të njihet nga Instituti i Higjienës dhe Epidemiologjisë. 3. Në shkallën e tretë përfshihen punët që kryhen: a) në kushtet e ekspozimit ndaj veprimit të fushave elektromagnetike me frekuencë të lartë në intervalin nga 0,1 deri 300 000 MhZ në zonën e rrezikut; b) në kushte veçanërisht të rrezikshme; - në lartësinë mbi 2 m ose në thellësinë nën 2 m kur punohet në prani të rrezikut; - që lidhen me prodhimin, përdorimin, magazinimin dhe transportimin e gazeve dhe materialeve shpërthyese; - brenda rezervuarëve, aparateve, kanaleve, puseve etj., kryerja e të cilave kërkon leje speciale nga drejtuesi i ndërmarrjes ose institucioni; - në pajisjet elektro-energjetike që ndodhen nën tension mbi 220 V, që kryhen në përputhje me udhëzimet për mbrojtjen në punë; - që lidhen me ngarkimin dhe shkarkimin e lëndëve djegëse të lëngëta, si dhe transportimin e tyre; - nën tokë ose nën ujë; - në punët me të sëmurët psikikë e me të meta mendore, në shërbimin e anatomisë patologjike e mjekësisë ligjore, në repartet me rrezikshmëri të lartë infektive, në repartet e sëmundjeve onkologjike; 4. Në shkallën e katërt përfshihen punët që kryhen: - me benzidinë, alfa dhe beta naftiloamine, klorvinil, - në kushtet e ekspozimit ndaj rrezatimit jonizues, si dhe faktorë, të tjerë me veprime analogjike në qoftë se kjo do të njihet nga Instituti i Shëndetit Publik.
Lidhja I/1 RENDITJA E POZICIONEVE TË PËRGJITHSHME TË PUNËS PËR ÇDO KLASË PËR PUNONJËSIT MBËSHTETËS NË ADMINISTRATËN E MINISTRIVE TË LINJËS, INSTITUCIONEVE TË PAVARURA E KUSHTETUESE, INSTITUCIONEVE QENDRORE NË VARËSI TË KRYEMINISTRIT/MINISTRAVE TË LINJËS DHE NË PREFEKTUR
ANr. Emërtimi i punonjësit Niveli i pagës klasa Shtesë për funksion (grupi) 1 Përgjegjës i sektorit të teknikës në Qendrën e Publikimeve Zyrtare X 5 2 Offsetist në Qendrën e Publikimeve Zyrtare X 3 Përgjegjës zyre IX 5 4 Sekretar rektori Teknik shtypshkronje, faqosës në Qendrën e Publikimeve Zyrtare IX 5 Përgjegjës ofiçine e transporti VIII 1 6 Sekretar i titullarëve të tjerë Bibliotekar në ministritë e linjës Bibliotekar në bibliotekën shkencore të universitetit Ndihmësinspektor Ndihmësspecialist VIII 7 Bibliotekar në bibliotekat e fakultetit dhe Akademisë së Mbrojtjes Restaurator Arkivist. Protokollist Laborant Llogaritar Kontrollor anketimi VII 8 Teknik i mesëm i specialiteteve të ndryshme Operator në INSTAT Administrator dokumentesh në drejtoritë e arkivave në qarqe VI 9 Operator Magazinier Preparator Kolektor Punonjës blegtorie V 10 Shofer Shaptilografist Fotokopjuese Kaldajist IV 11 Nëpunës informacioni. Centralist Punëtor mirëmbajtës III 12 Rojë II 13 Pastrues/sanitar Korrier. Postier I
Lidhja I/2 RENDITJA E POZICIONEVE TË PUNËS PËR PUNONJËSIT MBËSHTETËS NË PRESIDENCË, KUVEND, KRYEMINISTRI
Nr. Emërtimi/pozicioni Klasa e pagës Shtesa për funksion drejtues 1 Përgjegjës arkivi. Përgjegjës administrate IX 4 2 Përgjegjës i teknikës së shumëfishimit VIII 3 3 Arkivist Llogaritar Operator Kameraman. Fotograf VIII Punonjës shtypshkronje, shumëfishimi Teknikë të ndryshëm Magazinier Recepsionist Shofer-korrier VII 0 4 Punëtorë të tjerë. Shofer VI 0 5 Punonjës pastrimi III 0
Shënim. Për emërtesa të tjera, kur janë të njëjta me institucionet e tjera qendrore, përdoret lidhja I/1 e vendimit.
Lidhja I/3
RENDITJA E POZICIONEVE TË VEÇANTA TË PUNËS PËR ÇDO KLASË PËR PUNONJËSIT MBËSHTETËS TË GJYKATËS KUSHTETUESE DHE NË GJYKATËN E LARTË
Nr. Pozicioni Klasa Shtesa për funksion drejtues sipas grupit përkatës 1 Punonjës i ruajtjes së rendit Sekretare gjyqësore VIII 2 Teknik mirëmbajtjeje Operatorë Sekretarë gjyqësor në Gjykatën e Lartë Magazinier VII 3 Shofer i kryetarit VII Shofer i gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë Shofer-korrier VI 4 Shoferë të tjerë V 5 Punonjës pastrimi III

Lidhja nr.I/4
RENDITJA E POZICIONEVE TË PUNËS PËR ÇDO KLASË PËR NËPUNËSIT DHE PUNONJËSIT MBËS HTETËS NË ADMINISTRATËN E PROKURORISË SË PËRGJITHSHME
Nr. Emërtimi/pozicioni Klasa e pagës Shtesa për funksion drejtues 1 Oficer informacioni dhe i ruajtjes së rendit Sekretare Punonjës i postës sekrete VIII 2 Teknik mirëmbajtjeje Operator Magazinier VII Shofer i postës sekrete VI 3 Shoferë të tjerë të institucionit V 4 Punonjës pastrimi III

Lidhja nr.I/5
RENDITJA E POZICIONEVE TË VEÇANTA TË PUNËS PËR ÇDO KLASË PËR PUNONJËSIT MBËSHTETËS NË SISTEMIN E MINISTRISË SË EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS
1 Për punonjësit në Shërbimin Gjeologjik Shqiptar Nr. Emërtimi/pozicioni Klasa e pagës Teknik gjeolog dhe të specialiteteve të ndryshme Punëtor (mjeshtër shpimi, sondist, minator, armator, mekanik, motorist, elektricist, tornitor, saldator, axhustator, llamarinist) VII Operator, kompjuterist, heliografist, disenjator, kopist Shofer të ekspeditave VI Ndihmëssondist Ndihmësminator Ndihmësarmator Ndihmësteknik IV 2 Në repartin e inspektim-shpëtimit në miniera Teknikë të mesëm në: -Laboratorin e provave të litarëve të çelikut; -Emergjencën dhe shpëtimin; -Mirëmbajtjen (kolaudimin) e pajisjeve shpëtuese; -Mirëmbajtjen dhe kolaudimin e automjeteve. IX Teknik të mesëm për komunikimin, informacionin dhe ruajtjen e institucionit Shofer i automjeteve të gatishmërisë VII
Lidhja nr.I/6
RENDITJA E POZICIONEVE TË VEÇANTA TË PUNËS PËR ÇDO KLASË PËR PUNONJËSIT MBËSHTETËS NË DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË POLICISË SË SHTETIT, NË ISNTITUTIN E POLICISË SHKENCORE DHE QENDRËN E SHËRBIMEVE TË TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT
Nr. Pozicioni Klasa Shtesa për funksion drejtues sipas grupit përkatës 2 Ndihmësmjek Bibliotekar Sekretar Kryekuzhinier Ndihmësfarmacist VII 3 Teknik armatimi Teknik ndërtimi Kujdestar - magazinier (për armatime dhe të tjera) Infermier Kuzhinier VI 4 Shofer autoambulance V 5 Kartelist. Evidencier Inventarizues Rrobaqepës Kamerier Kolaudator. Furnitor IV 6 Mirëmbajtës ushqimi Ndihmëskuzhinier Punonjës ngarkim-shkarkimi Zhbllokues III 7 Lulishtar Mirëmbajtës II

Lidhja nr.I/7
RENDITJA E POZICIONEVE TË VEÇANTA TË PUNËS PËR ÇDO KLASË PËR PUNONJËSIT MBËSHTETËS NË SISTEMIN E MINISTRISË SË TURIZMIT, KULTURËS, RINISË DHE SPORTEVE
Në administratën e Teatrit të Operës dhe Baletit dhe Teatrit Kombëtar Nr. Emërtimi/pozicioni Klasa e pagës Shtesa për funksion drejtues 1. Përgjegjës për bibliotekën muzikore në TOB Mjeshtër skene Mjeshtër ndriçim fonie Mjeshtër parukier-grimier Mjeshtër rrobaqepës Mjeshtër garderobier Mjeshtër i dekorit Mjeshtër marangozerie Mjeshtër këpucar IX 3. Ndihmës-mjeshtër: Grimier/rrobaqepës/rekuizitier/ këpucar/marangozerie/ i mekanikës skenike. Punonjës marketingu VIII 4. Ndimësmjeshtër ndriçim foni/rekuizitier/dekorator VII 5. Punëtor skene IV 6. Punëtor shërbimi III 7. Biletashitës II
Shënim. Për emërtesat të tjera, kur janë të njëjta me institucionet e tjera qendrore, përdoret lidhja I/1 e vendimit.
Në administratën e Galerisë Kombëtare të Arteve, Muzeut Historik Kombëtar, Bibliotekës Kombëtare, Qendrës Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, Muzeut të Artit Mesjetar, Korçë, Muzeut "Onufri" Berat, Muzeut "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" Krujë, Fototekës "Marubi" Shkodër dhe Institutit të Monumenteve të Kulturës Tiranë Restaurator për Institutin e Monumenteve të Kulturës Tiranë VIII Ndihmësbibliotekar. Piktor/skulptor/piktor ekzekutues në QKK VII Elektricist. Fonist. Butaforist VI Vëzhgues salle. Ruajtës fondesh Fototekist. Katalogues Punëtor restaurimesh IV Punëtor skene. Garderobier III Biletashitës II

Lidhja nr.1/8
RENDITJA E POZICIONEVE TË VEÇANTA TË PUNËS PËR ÇDO KLASË PËR PUNONJËSIT MBËSHTETËS NË INSTITUCIONET QENDRORE NË VARËSI TË MINISTRIT TË MBROJTJES, TË GRUPIT TË PARË E TË DYTË
Nr. Pozicioni Klasa Shtesa për funksion drejtues sipas grupit përkatës Kontrollor cilësie, mbikëqyrës riparimi në qendrën e riparimit të nivelit të katërt të pajisjeve tokësore e në bazën e riparimit të aviacionit IX Montazhier grafist Ndihmësspecialist në prodhim e riparim të nivelit të IV-ët, në pajisjet tokësore dhe të nivelit të III-të në pajisjet ajrore VIII 2. Bibliotekar Sekretar Kryekuzhinier Farmacist Topograf Kryeinfermier Operator audioviziv Ndihmësspecielist në prodhim e riparim të nivelit të III-të në pajisjet tokësore dhe të nivelit të II-të në pajisjet ajrore VII 3. Teknik armatimi Teknik ndërtimi Kujdestar-magazinier (për armatime dhe të tjera) Infermier Kuzhinier Faqosës Provokopist Fotograf e kopist Arkivist i fonde ve filmike e fotografike Fotoreporter Furnitor/kolaudator në qendrën e riparimit të nivelit të katërt të pajisjeve tokësore e në bazën e riparimit të aviacionit VI 4. Shofer autoambulance V 5. Kartelist. Evidencier Inventarizues Rrobaqepës Ndihmësinstruktor Libralidhës. Furnitor IV 6. Mirëmbajtës ushqimi Ndihmëskuzhinier Punonjës ngarkim-shkarkimi zhbllokues. Rrobalarës III 7. Lulishtar Mirëmbajtës II
Lidhja I/9
RENDITJA E POZICIONEVE TË VEÇANTA TË PUNËS PËR ÇDO KLASË PËR PUNONJËSIT CIVILË NË QENDRËN E NDËRTIMIT DHE RIPARIMIT TË ANIJEVE PATRULLUESE PËR ROJËN BREGDETARE TË SHQIPËRISË, TË SISTEMIT TË MINISTRISË SË MBROJTJES
Nr. Pozicioni Klasa 1. Teknikë të kualifikuar në repartet e prodhimit të anijeve IX 2. Teknikë të kualifikuar në repartet e riparimit të anijeve IX 3. Përpunues të projekteve e skicave Sekretar Përkthyes Kostoist normist VIII 4. Protokoll-arkiv/sekretar/operator Magazinier për karburantet VII

Lidhja II/1
RENDITJA E POZICIONEVE TË PËRGJITHSHME TË PUNËS PËR ÇDO KLASË PËR PUNONJËSIT MBËSHTETËS NË ADMINISTRATËN E INSTITUCIONEVE RAJONALE DHE VENDORE, SI DHE TË INSTITUCIONEVE QENDRORE TË GRUPIT TË TRETË TË SISTEMIT TË MINISTRISË SË MBROJTJES
Nr. Pozicioni Klasa Shtesa për funksion drejtues sipas grupit përkatës Manovrator i makinerive të rënda XIV Ndihmësmanovrator i makinerive të rënda XIII Kryetar dege në arsimin parauniversitar Kujdestar në qendrat e përkujdesit social Përgjegjës ofiçine e transporti Përgjegjës grupi në drejtoritë rajonale të mirëmbajtjes së rrugëve dhe drejtorinë riparimit të makinerive të furnizimit në Tiranë XI 3 Sekretare në prokuroritë pranë gjykatave të shkallës së parë dhe pranë gjykatave të apelit Shofer me automjete speciale Kryesondist X Ndihmësspecialist Meteorolog Ndihmësmjek Laborant Sekretar Sekretar shkolle në arsimin parauniversitar, në shkollat e mesme Kryekuzhinier Kryeinfermier Farmacist Arkivist Llogaritar, Ekonomist i mesëm Shofer automjeti transporti mbi 2.5 ton dhe i mjeteve speciale Anketues Motopompist IX 3. Sekretar shkolle në arsimin parauniversitar në shkollat 9-vjeçare Arkiviste gjyqësore në gjykatat e shkallës së parë dhe në gjykatat e apelit Bibliotekar Programist Instruktor Metodist Kujdestar në qendrat e përkujdesit social Shofer transporti me automjet mbi 2.5 tonë Administrator i sistemeve të ndërlidhjes Polombar VIII 4. Teknik i mirëmbajtjes së pajisjeve tokësore, ajrore, detare, në sistemin e Ministrisë së Mbrojtjes Minator Ndërlidhës Piktor Disenjator Punonjës sekretarie VII 5. Teknikë të mesëm të specialiteteve të ndryshme Teknik armatimi Kujdestar-magazinier (për armatime dhe të tjera) Përgjegjës i godinave të shtëpive të pushimit Teknik ndërtimi Fenerist detar Ekspeditor Dispeçer Infermier Kuzhinier Fotograf Fotoreporter Telekronist Zetorist Operator audioviziv Montazhier grafist VI
4. Operator Shofer autoambulance V 5. Kartelist Magazinier Evidencier Inventarizues Rrobaqepës Kamerier Kolaudator Kopjues notash Daktilografist, fotokopjues Punonjës mirëmbajtës të profesioneve të ndryshme Punëtorë të bazave prodhuese Shofer autoveture Shofer automjeti transporti deri 2.5 ton Rojë me armë Ftues Furnitor Fillrojtës IV 6. Ndihmëskuzhinier Kaldajist Drejtues të motoçikletave dhe motokarrove Punonjës ngarkim-shkarkimi Zhbllokues Garderobier Këpucar Berber III 7. Lulishtar Pjatalarës Rrobalarës Biletashitës Rojë pa armë Punonjës shërbimi II 8 Sanitar/pastrues Korrier Centralist I
Shënim. Në institucione qendrore të grupit të tretë të sistemit të Ministrisë së Mbrojtjes përfshihen të gjitha institucionet e klasifikuara në grupin e tretë në vendimin e pagave të punonjësve me arsim të lartë.
Renditja e pozicioneve të veçanta të punës për çdo klasë për punonjësit mbështetës
Lidhja II/2
PËR PUNONJËSIT E KLUBIT SPORTIV "STUDENTI"
Nr. Emërtimi/pozicioni Klasa e pagës Shtesa për funksion drejtues 1 Përgjegjës klubi XIV 4 2 Trajner XIV 3 Inspektor sportiv XI 4. Kryetar i degës së financës IX 1 5. Përgjegjës i objekteve sportive V
Shënim. Për emërtesat të tjera, kur janë të njëjta me institucionet e tjera qendrore, përdoret lidhja II/1 e vendimit.
Lidhja nr.II/3
NË DREJTORITË RAJONALE TË REZERVAVE MATERIALE TË SHTETIT
Nr.rendor Emërtimi/pozicioni Klasa e pagës Magazinier VIII Punëtor ngarkim-shkarkimi V Inventarizues. Punëtor III
Shënim. Për emërtesa të tjera, kur janë të njëjta me institucionet e tjera qendrore, përdoret lidhja II/1 e vendimit.
Lidhja II/4
NË ADMINISTRATËN E INSTITUCIONEVE TË EKZEKUTIMIT TË VENDIMEVE PENALE
Nr. Emërtimi Klasa e pagës 1. Shofer autoambulance, autoburgu Ndihmësmjek IX 2. Kujdestar. Infermier VIII 3. Ndihmësfarmacist & magaz inier VI

Lidhja nr.II/5
RENDITJA E POZICIONEVE TË VEÇANTA TË PUNËS PËR ÇDO KLASË PËR PUNONJËSIT MBËSHTETËS NË DREJTORITË RAJONALE TË MIRËMBAJTJES SË RRUGËVE DHE DREJTORINË E RIPARIMIT TË MAKINERIVE TË FURNIZIMIT NË TIRANË
Nr. Emërtimi/pozicioni Klasa e pagës Teknik i mesëm. Normist VII Punëtorë të mirëmbajtjes së rrugëve. Punëtor ofiçine VI