Vendim i KM Nr. 385 Date 31.05.2005

Përmbledhja

E publikuar: 25/01/2012

nga Juristi

Fotot

VENDIM Nr.385, datë 31.5.2005

PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.402, DATË 11.6.2001 TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE "PËR DISA ÇËSHTJE NË ZBATIM TË LIGJIT NR.7703, DATË 11.5.1993 "PËR SIGURIMET SHOQËRORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË", TË NDRYSHUAR, DHE TË LIGJIT NR.7870, DATË 13.10.1994 "PËR SIGURIMET SHËNDETËSORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË", TË NDRYSHUAR"

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 10 të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, me propozimin e Ministrit të Punës dhe të Çështjeve Sociale, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Në vendimin nr.402, datë 11.6.2001 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime: 1. Në kapitullin II "Shuma bazë e përfitimeve", të bëhen ndryshimet e mëposhtme: a) Pika 1 ndryshohet si më poshtë vijon: "1. Në mbështetje të neneve 2, 32, 36 dhe 48, të ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, shuma bazë e përfitimit, nga data 1.6.2005 e në vazhdim, të jetë 7850 (shtatë mijë e tetëqind e pesëdhjetë) lekë në muaj.". b) Pika 2 ndryshohet si më poshtë vijon: "2. Në mbështetje të nenit 96 të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, për personat që nuk plotësojnë kushtet për përfitimin e masës së pensionit, të përcaktuar nga paragrafi i parë i këtij neni, shuma bazë e përfitimit, nga data 1.6.2005 e në vazhdim, të jetë 3430 (tre mijë e katërqind e tridhjetë) lekë në muaj. Në zbatim të pikës 4 të nenit 27 të ligjit nr.7703, datë 11.5.1993 "Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, shuma bazë e përfitimit është 3430 (tre mijë e katërqind e tridhjetë) lekë në muaj.". 2. Në kapitullin III "Llojet, shuma dhe shpërndarja e kontributeve", të bëhen ndryshimet e mëposhtme: a) Pika 1 ndryshohet si më poshtë vijon: "1. Shuma minimale mujore e kontributeve për të gjitha degët e sigurimit, për periudhën 1.6.2005 e në vazhdim, të jetë 5243 (pesë mijë e dyqind e dyzet e tre) lekë. Kontributi minimal mujor, sipas degëve të sigurimit, të jetë: Në lekë Dega e sigurimit të sëmundjeve 100; Dega e sigurimit të barrë-lindjeve 288; Dega e sigurimit të pensioneve 3742; Dega e sigurimit të aksidenteve dhe e sëmundjeve profesionale 63; Dega e sigurimit të papunësisë 625; Sigurimet shëndetësore 425.". b) Pika 2 ndryshohet si më poshtë vijon: "2. Punëdhënësi derdh kontribute të detyrueshme në masën 41.9 për qind të pagës mujore, sipas listëpagesave. Nga data 1.6.2005 e në vazhdim, paga minimale mujore, për efekt të llogaritjes së kontributit të sigurimeve shoqërore e shëndetësore, të jetë 12514 (dymbëdhjetë mijë e pesëqind e katërmbëdhjetë) lekë, ndërsa paga maksimale të jetë 62 570 (gjashtëdhjetë e dy mijë e pesëqind e shtatëdhjetë) lekë.". c) Pika 3 ndryshohet si më poshtë vijon: "3. Punëdhënësi privat, i vetëpunësuari, të vetëpunësuarit në ortakëri, që ushtrojnë veprimtari ekonomike, me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi, duke filluar nga 1.6.2005 e në vazhdim, të derdhin kontribut të detyrueshëm për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, në masën 39.2 për qind të pagës mujore minimale prej 12514 (dymbëdhjetë mijë e pesëqind e katërmbëdhjetë) lekësh.". ç) Pika 4 ndryshohet si më poshtë vijon: "4. Pjesëtarët e papaguar të familjes, që punojnë e bashkëjetojnë me punëdhënës in privat dhe të vetëpunësuarin, me përjashtim të të vetëpunësuarit në bujqësi duke filluar nga data 1.6.2005 e në vazhdim, të derdhin kontribut të detyrueshëm për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore, në masën 39.2 për qind të pagës mujore minimale prej 12 514 (dymbëdhjetë mijë e pesëqind e katërmbëdhjetë) lekësh.". d) Në pikën 5, shifra "11376" zëvendësohet me "12514". dh) Në pikën 6, paragrafi i dytë ndryshohet si më poshtë vijon: "Të vetëpunësuarit në bujqësi mund t'i paguajnë kontributet e detyrueshme për sigurimet shëndetësore, pavarësisht nga pagesa e kontributeve për sigurimin shoqëror. Paga minimale bazë, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shëndetësore për të vetëpunësuarit në bujqësi, është 4500 (katër mijë e pesëqind) lekë në muaj. Masa e kontributit është 5 për qind e pagës minimale mujore në zonat fushore, ndërsa në rrethet Bulqizë, Dibër, Gramsh, Has, Kolonjë, Kukës, Librazhd, Malësi e Madhe, Mat, Mirditë, Pukë, Skrapar, Tepelenë e Tropojë masa e kontributit është 3 për qind e pagës minimale mujore.". Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare dhe i shtrin efektet financiare nga data 1.6.2005.

KRYEMINISTRI Fatos Nano