Ligj Nr. 8901 Date 23.05.2002

Përmbledhja

E publikuar: 25/01/2012

nga Juristi

Fotot

LIGJ

Nr. 8901, date 23.5.2002

PER FALIMENTIMIN

Ne mbështetje te neneve 78, 81 pika 1 dhe 83 pika 1 te Kushtetutës, me propozimin e Këshillit te Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKES SE SHQIPERISE

V E N D O S I:

PJESA E PARE PARIME TE PROCEDURES SE FALIMENTIMIT

KREU I DISPOZITA TE PËRGJITHSHME

Neni 1 Objekti i ligjit

Ky ligj ka për objekt te caktoje rregulla te detyrueshme, te njëjta dhe te barabarta për shlyerjen e detyrimeve te debitorëve ne një procedure falimentimi.

Neni 2 Qëllimi i procedurës se falimentimit

1. Procedura e falimentimit ka qellim te shlyeje, ne mënyrë kolektive, detyrimet e debitorit nëpërmjet likuidimit te te gjitha pasurive te tij dhe shpërndarjes se te ardhurave, ose, ne rastin e një plani riorganizimi, nëpërmjet arritjes se një marrëveshjeje tjetër, me synim kryesor ruajtjen e veprimtarisë se tij . 2. Çdo debitori te ndershëm, nëpërmjet procedurës se falimentimit, i jepet mundësia te shkarkohet nga pjesa e mbetur e detyrimeve.

Neni 3 Gjykata e rrethit gjyqësor ne cilësisë e seksionit tregtar te gjykatës se rrethit

1. Realizimi i procedurave te falimentimit është detyre e seksioneve tregtare te gjykatës se rrethit (gjykata e falimentimit) . 2. Shqyrtimi i çështjeve dhe marrja e vendimeve për procedurën e falimentimit behet nga një gjyqtar i vetëm.

Neni 4 Përgjegjësia territoriale

1. Procedura e falimentimit shqyrtohet dhe gjykohet ne seksionin tregtar te gjykatës se rrethit ku debitori, i cili është person juridik, ka vendbanimin ose selinë. 2. Nëse debitori e ka transferuar qendrën e veprimtarisë ekonomike te pavarur ne një vend tjetër, përgjegjësia është vetëm e seksionit tregtar te gjykatës se rrethit ku ndodhet qendra e re e veprimtarisë se debitorit. 3. Nëse debitori nuk ka seli ose vendbanim ne Shqipëri, përgjegjësia i përket seksionit tregtar te gjykatës se rrethit ku debitori ka një dege ose çdo pasuri tjetër. 4. Ne rast se një procedure falimentimi është deklaruar ne përgjegjësi te disa seksioneve tregtare te gjykatave te rretheve, përgjegjësinë e drejtpërdrejtë për shqyrtimin dhe gjykimin e çështjes e ka seksioni tregtar i gjykatës se rrethit ku është paraqitur fillimisht kërkesa për hapjen e procedurës se falimentimit. 5. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit, qe ka përgjegjësi për te gjykuar një procedure falimentimi, është gjykata e vetme përgjegjëse për te gjykuar padite civile, qe ngrihen për këtë procedure falimentimi.

Neni 5 Zbatueshmeria e ligjeve te tjera

Dispozitat e Kodit te Procedurës Civile dhe te ligjeve te tjera janë te zbatueshme edhe për procedurën e falimentimit, për aq sa ato nuk bien ne kundërshtim me dispozitat e këtij ligji.

Neni 6 Roli i seksionit tregtar te gjykatës se rrethit

1. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit heton, kryesisht, te gjitha rrethanat qe kane lidhje me procedurën e falimentimit. 2. Ne mënyrë te veçante, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit mund te kërkojë dhe te dëgjojë për këtë qellim dëshmitarë, specialiste dhe vete debitorin.

Neni 7 Ankimi i veçante

1. Vendimi i seksionit tregtar te gjykatës se rrethit është menjëherë i ekzekutueshëm 2. Kundër vendimit te seksionit tregtar te gjykatës se rrethit mund te behet ankim i veçante ne raste dhe mënyrën e parashikuar ne këtë ligj. Ankimi i veçante, ne asnjë rast, nuk pezullon ekzekutimin e vendimit te gjykatës se rrethit. 3. Afati i ankimit te veçante fillon nga data e shpalljes se vendimit, ose kur vendimi shpallet ne mungese te palëve, nga data kur palët marrin dijeni. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit mund te vendose për ankimin e veçante. 4. Gjykata e apelit, kur çmohet prej saj, mund te urdhërojë ekzekutimin e menjëhershëm te vendimit. 5. Kundër vendimit te gjykatës se apelit mund te ushtrohet rekurs ne Gjykatën e Larte.

Neni 8 Njoftimet

1. Njoftimet për procedurën e falimentimit bëhen kryesisht nga seksioni tregtar i gjykatës se rrethit, sipas dispozitave te Kodit te Procedurës Civile për njoftimet. 2. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit, për kryerjen e njoftimit, mund te ngarkoje administratorin e falimentimit.

Neni 9 Shpallja publike

1. Shpalljet publike te vendimeve dhe akteve për fillimin dhe përfundimin e procedurës se falimentimit bëhen me publikimin e tyre ne organet e informacionit te caktuar për njoftimet zyrtare te gjykatës. Organet e informacionit dhe tarifa për publikimin e njoftimeve zyrtare caktohen nga Këshilli i Ministrave. 2. Kur çmohet nga seksioni tregtar i gjykatës se rrethit, publikimi i akteve te procedurës se falimentimit mund te behet edhe i pjesshëm ose i shkurtuar . 3. Akti i publikuar duhet te përmbajë te dhënat e debitorit dhe, ne mënyrë te veçante, adresën dhe degën e shoqërisë ose te veprimtarisë se tij. 4. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit mund te urdhërojë publikime te tjera, madje dhe te përsëritura, te njoftimeve. 5. Shpallja publike, sipas dispozitave te këtij ligji, merret si njoftim i te gjithë pjesëmarrësve ne procedurën e falimentimit edhe sikur dispozita te veçanta te këtij ligji te kërkojnë njoftim te veçante.

Neni 10 Dëgjimi i debitorit

1. Ne rast se dispozita te këtij ligji parashikojnë thirrjen dhe dëgjimin para seksionit tregtar te gjykatës se rrethit te debitorit, qe ka vendbanim ne një shtet tjetër ose kur vendbanimi i debitorit nuk njihet, kjo gjykate mund te vendose te mos e kryeje këtë veprim, nëse çmon se shtyrja e seancës gjyqësore , për këto rrethana, do te shkaktonte vonesa te paarsyeshme ne procedurën e falimentimit. Ne këtë rast, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit thërret ne seance një përfaqësues te debitorit. 2. Kur debitori është person juridik zbatohen, sipas rastit, procedurat e thirrjes dhe te dëgjimit ne seksionin tregtar te gjykatës se rrethit te personave qe kane te drejtën e përfaqësimit te debitorit ose qe mbajnë aksionet a pjesëmarrjet e tij.

PJESA E DYTE

HAPJA E PROCEDURES SE FALIMENTIMIT SUBJEKTET E PJESEMARRESE DHE MASA E FALIMENTIMIT

KREUI KUSHTET PER HAPJEN E PROCEDURES SE FALIMENTIMIT

Neni 11 Pranueshmeria e hapjes se procedurës se falimentimit

1. Procedura e falimentimit mund te hapet për pasuritë e çdo personi, fizik ose juridik, si dhe për pasuritë e shoqërive te thjeshta. 2. Ne rast se nuk është kryer ndarja e pasurisë, procedura e falimentimit mund te hapet edhe pas prishjes ose shpërndarjes se një personi juridik ose te një shoqërie te thjeshte.

Përjashtime dhe dispozita te veçanta

1. Procedura e falimentimit nuk mund te hapet për pasurinë e: 2. a) shtetit ose te një organi te tij;

FAQJA 958

Neni 16 E drejta dhe detyrimi i personave juridike dhe shoqërive te thjeshta

1. Te drejtën për te kërkuar hapjen e një procedure falimentimi për pasurinë e një personi juridik e gëzon çdo kreditor, anëtarët e organit drejtues ose edhe çdo ortak i thjeshte ose likuidator, ne rastin e shoqërive te thjeshta. 2. Ne rastin e një personi juridik, çdo anëtar i organit drejtues është i detyruar te kërkojë hapjen e menjëhershme te procedurës se falimentimit, por jo me vone se 21 dite nga data kur personi juridik është ne gjendje paaftësie paguese, ne kuptim te pikës 4 te nenit 13 te këtij ligji. Këta persona janë personalisht përgjegjës për dëmshpërblimin e kreditoreve nëse kreditoret pësojnë humbje për shkak te mosparaqitjes se kërkesës brenda këtij afati 21-ditor . 3. Nëse kërkesën nuk e paraqesin bashkërisht te gjithë anëtarët e organit drejtues, te gjithë ortaket e thjeshte te shoqërisë se thjeshte ose te gjithë likuidatorët, kërkesa pranohet nga seksioni tregtar i gjykatës se rrethit nëse janë te mjaftueshme dhe bindëse shkaqet e parashtruara për hapjen e procedurës se falimentimit. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit, përpara se te marre vendim, dëgjon anëtarët e tjerë te organit drejtues, ortaket e thjeshte ose likuidatorët.

Neni 17 Kërkesa e kreditorit

1. Kërkesa e kreditorit pranohet nga seksioni tregtar i gjykatës se rrethit, kur ai ka një interes te ligjshëm për hapjen e procedurës se falimentimit, kur paraqet kërkesën sipas ligjit dhe nëse gjykata çmon se shkaqet për hapjen e procedurës se falimentimit janë te mjaftueshme dhe bindëse për te. Shkaku për hapjen e procedurës se falimentimit prezumohet se ekziston nëse debitori, pavarësisht se nuk e ka kundërshtuar pretendimin, nuk e ka shlyer këtë detyrim tre muaj pas datës se maturimit te pagesës. 2. Nëse kërkesa e kreditorit pranohet, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit thërret dhe dëgjon pretendimet e debitorit.

Neni 18 Shqyrtimi i çështjes dhe dhënia e vendimit për hapjen e procedurës se falimentimit

1. Gjate shqyrtimit te kërkesës për hapjen e procedurës se falimentimit, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit mund te emërojë një specialist te veproje si administrator i përkohshëm ose i ardhshëm i debitorit dhe i ngarkon atij këto detyra: a) te verifikoje nëse është real shkaku për hapjen e procedurës se falimentimit; b) te verifikoje nëse pasuritë e debitorit mbulojnë shpenzimet e procedurës se falimentimit; c) te verifikoje nëse është e nevojshme te merren masa për sigurimin e pasurisë; ç) te verifikoje nëse është mundësia për vazhdimësinë e veprimtarisë nga debitori. 2. Gjate shqyrtimit te çështjes, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit, mund te vendose masa sigurimi mbi pasurinë e debitorit, sipas nenit 21 te këtij ligji. 3. Shqyrtimi i çështjes nga seksioni tregtar i gjykatës se rrethit duhet te përfundojë ne një kohe sa me te shkurtër dhe, ne çdo rast, jo me vone se 60 dite nga data e paraqitjes se kërkesës për hapjen e procedurës se falimentimit. 4. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit, brenda afateve te treguara ne piken 3 te këtij neni, vendos: a) rrëzimin e kërkesës për mungese te shkakut ligjor për hapjen e procedurës se falimentimit. b) rrëzimin e kërkesës për shkak te pamjaftueshmërisë se pasurive te debitorit për te mbuluar shpenzimet e procedurës se falimentimit. c) pranimin e kërkesës dhe hapjen e procedurës se falimentimit. 5. Kundër vendimit te seksionit tregtar te gjykatës se rrethit për pranimin e kërkesës dhe hapjen e procedurës se falimentimit ose për rrëzimin e kësaj kërkese, mund te behet ankim i veçante nga debitori ose kërkuesi për hapjen e procedurës se falimentimit.

Neni 19

Rrëzimi i kërkesës për hapjen e procedurës se falimentimit për shkak te pamjaftueshmërisë se pasurisë se mbetur

1. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit vendos rrëzimin e kërkesës për hapjen e procedurës se falimentimit kur vërtetohet se pasuria e debitorit është e pamjaftueshme për mbulimin e shpenzimeve te procedurës se falimentimit, përveç kur kërkuesi parapaguan një shume te mjaftueshme, sipas çmimit te seksionit tregtar te gjykatës se rrethit. 2. Personi qe ka bere parapagimin, sipas pikës 1 te këtij neni, ka te drejte t'i kërkojë kthimin e shumës se parapaguar çdo personi, qe ne kundërshtim me detyrën dhe për faj te tij nuk ka paraqitur kërkesën për fillimin e procedurës se falimentimit. Ne rast se personi ne fjale kundërshton shkeljen për te cilën akuzohet dhe nuk pranon fajësinë, barra e provës i kalon atij. Pretendimi i ripagimit te shumës se parapaguar parashkruhet pas 5 vjetësh. 3. Personi juridik shpërndahet ne datën kur vendimi i gjykatës merr forme te prere.

Neni 20 Detyrimi i dhënies se informacionit gjate hapjes se procedurës se falimentimit

Kur seksioni tregtar i gjykatës se rrethit vendos për hapjen e procedurës se falimentimit, debitori duhet t'i paraqesë kësaj gjykate te gjitha te dhënat e nevojshme, duke përmbushur detyrimet e parashikuara ne nenin 15 pikat 1 dhe 2, si dhe ne nenet 81, 82 dhe 85 te këtij ligji.

Neni 21 Vendosja e masave te sigurisë

1. Derisa seksioni tregtar i gjykatës se rrethit te marre vendim për kërkesën për hapjen e procedurës se falimentimit, ai vendos mbi pasuritë e debitorit çdo lloj mase, qe e gjykon te nevojshme për te shmangur përkeqësimin e gjendjes financiare te debitorit ne dem te kreditoreve. 2. Ne mënyrë te veçante, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit mund: a) te vendose ndaj debitorit kufizim te përgjithshëm disponimi ose pranimi te shlyerjes se detyrimeve ose te urdhërojë qe çdo disponim i pasurisë se tij te kryhet vetëm me miratimin përfundimtar te administratorit te përkohshëm; b) te vendose ndaj debitorit pezullim te përkohshëm te masave te sigurisë dhe te ekzekutimit te një te drejte te siguruar; c) te emërojë një administrator te përkohshëm falimentimi. 3. Masat e sigurisë mbi pasurinë e debitorit, sipas këtij neni, mund te vendosen nga seksioni tregtar i gjykatës se rrethit për një afat 30-ditor edhe ne rastin e procedurave te ekzekutimit te një detyrimi mbi këtë pasuri nga kreditori i siguruar. Ky afat te zgjatet edhe për një afat tjetër 30-ditor, por vetëm ne rast se: a) seksioni tregtar i gjykatës se rrethit çmon se vlera e barrës siguruese është me e madhe se vlera e kredisë se siguruar dhe e shpenzimeve te ekzekutimit te këtij detyrimi te marra se bashku; b) debitori, përpara përfundimit te afatit 30-ditor, paraqet para seksionit tregtar te gjykatës se rrethit prova te mjaftueshme për mundësinë e zbatimit te një plani riorganizimi, për realizimin e te cilit është thelbësor përdorimi i barrës siguruese. 4. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit vendos masat e sigurisë, te parashikuara ne piken 3 te këtij neni, jo me vone se 15 dite nga data e paraqitjes se kërkesës për hapjen e procedurës se falimentimit. 5. Kundër vendimit te seksionit tregtar te gjykatës se rrethit për vendosjen e masës se sigurimit mund te behet ankim i veçante.

Neni 22 Administratori i përkohshëm i falimentimit

1. Ne rast se seksioni tregtar i gjykatës se rrethit cakton një administrator te përkohshëm falimentimi dhe i heq debitorit te drejtën e disponimit te pasurisë, e drejta e administrimit dhe e disponimit te pasurisë se debitorit i kalon administratorit te përkohshëm te falimentimit. Ne këtë rast administratori i përkohshëm i falimentimit duhet: a) te kujdeset për sigurimin dhe ruajtjen e pasurisë se debitorit; b) te vazhdoje veprimtarinë e debitorit derisa seksioni tregtar i gjykatës se rrethit te vendose për hapjen e procedurës se falimentimit, me përjashtim te rastit kur seksioni tregtar i gjykatës se rrethit miraton mbylljen e veprimtarisë për te shmangur humbje te mëtejshme te ndjeshme te pasurisë se debitorit; b) te kryeje, si specialist, detyrat e caktuara ne nenin 18 te këtij ligji. 2. Nëse seksioni tregtar i gjykatës se rrethit cakton një administrator te përkohshëm falimentimi pa i hequr debitorit te drejtën e përgjithshme te disponimit, gjykata i përcakton këtij administratori edhe detyra te tilla si mbikëqyrjen e veprimeve te debitorit. Gjithashtu, i kërkon administratorit te përkohshëm te falimentimit te vere ne dijeni gjykatën nëse janë te nevojshme masa te mëtejshme. 3. Ne rastet e parashikuara ne pikat 1 dhe 2 te këtij neni, administratori i përko hshëm i falimentimit ka te drejtën te hyje ne mjediset ku ushtron veprimtarinë debitori dhe te hetoje. Debitori duhet t'i lejoje administratorit te përkohshëm inspektimin e librave te llogarive dhe te dokumenteve te veprimtarisë dhe t'i japë atij te gjitha te dhënat e nevojshme. 4. Administratori i përkohshëm i falimentimit, edhe pa miratimin e gjykatës, ka te drejte t'u japë furnizuesve si kreditore te masës se falimentimit, përparësi ne pagese me mallra, shërbime ose kredi te nevojshme, nëse kjo vlen për vazhdimin e funksionimit te një veprimtarie dhe kur furnizimi me mallra, shërbime ose kredi është i pashmangshëm. 5. Administratori i përkohshëm është përgjegjës për demet ne te njëjtën shkalle si administratori i falimentimit, sipas nenit 47 te këtij ligji.

Neni 23 Shpallja publikisht e kufizimit te disponimit te pasurive

1. Vendimi për çdo lloj kufizimi te disponimit te pasurisë, te parashikuar ne piken 2 te nenit 21 te këtij ligji, si dhe për caktimin e një administratori te përkohshëm falimentimi, duhet te shpallet publikisht. Vendimi i njoftohet drejtpërdrejtë debitorit, çdo personi qe ka pretendime ndaj debitorit dhe administratorit te përkohshëm te falimentimit. Njëkohësisht, debitorëve te debitorit u kërkohet te përmbushin detyrimet ndaj debitorit, sipas këtij vendimi. 2. Vendimi për çdo lloj kufizimi te disponimit te pasurisë u dërgohet, për te bere shënimet përkatëse, te gjithë autoriteteve publike, te ngarkuara nga ligji, për regjistrimin e veprimtarisë se debitorit ose te një pjese a terezisë se pasurive te tij.

Neni 24 Pasojat qe rrjedhin nga kufizimi i disponimit te pasurisë

1. Janë te pavlefshme veprimet juridike te debitorit, ne kundërshtim me kufizimet e disponimit te pasurisë, te parashikuara ne nenin 21 te këtij ligji. Vlera e paguar i kthehet palës tjetër, ne rast se pasuritë e marra vazhdojnë te përbejnë begatim pa shkak te debitorit. 2. Nëse ne kundërshtim me kufizimin e disponimit, vlerën e përfiton debitori ne vend te administratorit te përkohshëm te falimentimit, paguesi shkarkohet nga detyrimi vetëm ne rast se vërteton qe, ne kohen e pagimit te vlerës, nuk kishte dijeni për kufizimet e disponimit te debitorit.

Neni 25 Shfuqizimi i masave te sigurisë

1. Kur shfuqizohen masat e sigurisë, njoftimi dhe shpallja publike bëhen ne te njëjtën mënyrë si ne rastin e vendosjes se tyre. 2. Kur e drejta për disponimin e pasurisë se debitorit i ka kaluar administratorit te përkohshëm te falimentimit, ky i fundit, para mbarimit te mandatit te tij, ka për detyre te shlyeje shpenzimet dhe detyrimet e lindura gjate periudhës se administrimit te pasurisë prej tij . 3. Pika 2 e këtij neni zbatohet edhe për detyrimet e lindura nga kontratat nëse, ne baze te tyre administratori i përkohshëm i falimentimit ka marre një vlere ne favor te pasurisë se administruar prej tij .

Neni 26 Vendimi për hapjen e procedurave te falimentimit

1. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit vendos hapjen e procedurës se falimentimit kur çmon se janë shkaqet dhe kushtet e tjera te parashikuara ne këtë ligj për hapjen e procedurës se falimentimit. 2. Vendimi për hapjen e procedurës se falimentimit përmban : a) emrin, mbiemrin dhe vendbanimin e debitorit ne rastin e personave, ose emrin, llojin e veprimtarisë dhe selinë ne rastin e personit juridik; b) emrin, mbiemrin dhe adresën e administratorit te falimentimit; c) orën e sakte kur është hapur procedura e falimentimit; ç) te dhënat e parashikuara ne nenet 27 dhe 29 te këtij ligji. 3. Nëse vendimi nuk përcakton orën e sakte te hapjes se procedurës se falimentimit, atehere si ore e sakte e hapjes se kësaj procedure merret ora dymbëdhjetë e ditës se shpalljes se vendimit. 4. Se bashku me hapjen e procedurës se falimentimit, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit vendos emërimin e administratorit te falimentimit. 5. Rregullat e parashikuara ne këtë nen nuk përjashtojnë zbatimin e detyrimeve te parashikuara ne nenet 233 dhe 276 te këtij ligji.

Neni 27 Kërkesat ndaj kreditoreve dhe debitorëve

1. Ne vendimin e hapjes se procedurës se falimentimit kreditoreve u kërkohet te paraqesin, brenda një afati te përcaktuar ne te, tek administratori i falimentimit pretendimet e tyre, sipas nenit 141 te këtij ligji. Afati kohor për paraqitjen e pretendimeve nuk mund te jete me pak se 15 dite dhe jo me shume se 90 dite. 2. Ne vendimin e hapjes se procedurës se falimentimit, kreditoreve u kërkohet te njoftojnë menjëherë administratorin e falimentimit, për pretendimet dhe te drejtat e siguruara qe kane mbi pasuritë e debitorit. Njoftimi i pretendimeve duhet te përmbajë te dhëna te hollësishme për sendin mbi te cilin pretendohet e drejta e siguruar, natyrën dhe shkakun e lindjes se te drejtës se siguruar dhe për pretendimet e siguruara. Kreditoret qe për faj te tyre nuk japin te dhënat e kërkuara ose i japin ato me vonese, janë përgjegjës për pasojat qe vijnë nga demet e shkaktuara. 3. Ne vendimin e hapjes se proce durës se falimentimit duhet te përcaktohet se personat qe kane detyrime ndaj debitorit duhet t'ia paguajnë dhe t'ia shlyejnë ato administratorit te falimentimit.

Neni 28 Caktimi i mbledhjeve

1. Ne vendimin e hapjes se procedurës se falimentimit, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit cakton afatet kohore për: a) zhvillimin e mbledhjes se kreditoreve për raportim. Kjo mbledhje, qe duhet te mbahet brenda 45 ditësh dhe, ne çdo rast, jo me vone se 90 dite nga data e shpalljes se vendimit, ne baze te një raporti te administratorit te falimentimit, duhet te vendose për vazhdimin e mëtejshëm te procedurës se falimentimit; b) zhvillimin e mbledhjes se kreditoreve për verifikim. Kjo mbledhje,qe duhet te mbahet jo me pare se 10 dite dhe jo me vonës e 60 dite nga përfundimi i afatit për depozitimin e pretendimeve, shqyrton dhe bën verifikimin e pretendimeve te depozituara. . 2. Nëse kreditoret e shohin te arsyeshme, mbledhja për raportim dhe për verifikim mund te behet ne te njëjtën kohe.

Neni 29 Shpallja publikisht e vendimit te hapjes se procedurës se falimentimit

1. Seksioni tregtar i gjykatës se rrethit shpall publikisht dhe pa vonese vendimin e hapjes se procedurës se falimentimit, ne përputhje me nenin 9 te këtij ligji. 2. Ky vendim u dërgohet secilit prej kreditoreve, debitorit dhe debitorëve te debitorit. 3. Kur debitori është person fizik, me vendimin e hapjes se procedurës se falimentimit atij i jepet e drejta dhe mundësia për t'u shkarkuar nga detyrimi i mbetur, ne përputhje me parashikimet e neneve 249 e ne vazhdim te këtij ligji.

Neni 30 Regjistri tregtar

1. Nëse debitori është i regjistruar ne regjistrin tregtar, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit i dërgon gjykatës ku është kryer regjistrimi: a) një kopje te vendimit te hapjes se procedurës, nëse është hapur procedura e falimentimit; b) një kopje te vendimit, qe hedh poshtë kërkesën për hapjen e procedurës se falimentimit ne rast se kërkesa për hapjen e procedurës është hedhur poshtë për mungese te shumës se mjaftueshme për falimentim.

Neni 31 Regjistri i Pasurive te Paluajtshme

1. Vendimi për hapjen e procedurës se falimentimit regjistrohet ne Regjistrin e Pasurive te Paluajtshme, duke bere shënimet përkatëse: a) mbi çdo pasuri te paluajtshme, ku debitori është regjistruar si pronar; b) mbi te drejtat e tjera te regjistruara te debitorit mbi pasuri te paluajtshme ose te drejta te tjera te regjistruara. 2. Nëse seksioni tregtar i gjykatës se rrethit ka dijeni për pasuri te paluajtshme, ku debitori është pronar ose gëzon te drejta te tjera te regjistrueshme, ai duhet te kërkojë, kryesisht, regjistrimin ne Regjistrin e Pasurive te Paluajtshme. Edhe administratori i falimentimit mund te kërkojë regjistrim ne Regjistrin e Pasurive te Paluajtshme. 3. Ne qofte se administratori i falimentimit tjetërson ose heq dore nga pronësia mbi pasuri te paluajtshme ose nga te drejta te tjera te regjistruara te debitorit, mbi te cilat janë kryer veprimet e parashikuara ne pikat 1 dhe 2 te këtij neni, seksioni tregtar i gjykatës se rrethit ose administratori i përkohshëm i falimentimit i kërkon autoritetit përkatës përmbushjen e procedurave përkatëse ne Regjistrin e Pasurive te Paluajtshme. 4. Procedurat e parashikuara ne këtë nen zbatohen, sipas rastit, edhe për regjistrimin e vendimit te hapjes se procedurës se falimentimit dhe vendosjen e shënimeve përkatëse ne regjistrat e tjerë, te mbajtur, sipas ligjit, nga autoritete te tjera publike, te ngarkuara me regjistrimin e pronësisë ose te te drejtave te tjera te debitorit mbi sende qe bëjnë pjese ne masën e falimentimit.

Neni 32 Pasojat e përfundimit te procedurës se falimentimit

1. Vendimi i gjykatës me te larte qe ne baze te ankimit te veçante ka vendosur prishjen e vendimi te seksionit tregtar te gjykatës se rrethit për hapjen e procedurës se falimentimit dhe pushimin e çështjes duhet te shpallet publikisht. 2. Përfundimi i procedurës se falimentimit, sipas pikës 1 te këtij neni, nuk cenon pasojat juridike të veprimeve te kryera nga administratori i falimentimit ose palët e treta.

KREU II MASA E FALIMENTIMIT. KLASIFIKIMI I KREDITOREVE

Neni 33 Kuptimi i masës se falimentimit

1. Procedura e falimentimit zbatohet mbi masën e falimentimit qe përfshin te gjithë pasurinë dhe te drejtat e debitorit ne datën e hapjes se procedurës se falimentimit dhe pasurinë qe ai fiton gjate zbatimit te kësaj procedure falimentimi. 2. Sendet qe përjashtohen nga ekzekutimi i detyrueshëm, sipas dispozitave te Kodit te Procedurës Civile, nuk përfshihen ne masën e falimentimit. 3. Për mosmarrëveshjet ndërmjet debitorit dhe administratorit te falimentimit, për faktin nëse një send i përket masës se falimentimit, vendos seksioni tregtar i gjykatës se rrethit. 4. Ne procedurën e falimentimit zbatohen kushtet e parashikuara ne nenet 34 dhe 35 te këtij ligji, për sendet ne pronësi te personave te tjerë ose sendet e ngarkuara me barre siguruese.

Neni 34 E drejta e veçimit

1. Personi qe pretendon veçimin e një sendi nga masa e falimentimit ne baze te një te drejte pronësie, mund te ushtroje e te kërkojë njohjen dhe realizimin e se drejtës se veçimit te këtij sendi, sipas dispozitave te parashikuara te falimentimit. 2. Nëse para hapjes se procedurës se falimentimit, debitori e ka shitur sendin për te cilin pretendohet veçimi, pa marre parasysh te drejtën e parashikuar ne piken 1 te këtij neni, ose nëse sendin e ka shitur administratori i falimentimit, çdo person, qe ka te drejtën e veçimit, mund te kërkojë njohjen e se drejtës mbi vlerën e sendit për sa kohe është paguar vlera e tij. Pagimi i vlerës nga masa e falimentimit mund te kërkohet për aq kohe sa kjo vlere vazhdon, ne forme te dallueshme ne masën e falimentimit.

Neni 35 Kreditoret e siguruar

1. Kreditoret, qe nëpërmjet një veprimi juridik, kane vendosur barre siguruese mbi sendin ose ne baze te ligjit kane fituar një te drejte mbi sende te masës se falimentimit, si mjet sigurimi për pretendimet e tyre, kane te drejte te realizojnë shlyerjen e detyrimit nga kolaterali, ne përputhje me dispozitat e zbatueshme te procedurës se falimentimit, por duke iu nënshtruar përjashtimeve te pikës 2 te këtij neni dhe neneve 133 e ne vazhdim te këtij ligji. 2. Ne procedurën e falimentimit nuk mund te ngrihen pretendime për pengun ligjor te pronarit ose qiradhënësit për pagese qiraje ose qiraje financiare, qe mbulon një periudhe deri ne dymbëdhjetë muaj, para hapjes se procedurës se falimentimit, si dhe për çdo lloj dëmshpërblimi qe duhet paguar, për shkak se administratori i falimentimit ka zgjidhur këtë kontrate qiraje.

Neni 36 Kufizime për kreditoret për masën e falimentimit

1. Shpenzimet e procedurës se falimentimit dhe shpenzimet e tjera administrative shlyhen nga masa e falimentimit para pretendimeve te kreditoreve te masës se falimentimit. 2. Kreditoret e masës se falimentimit duhet te ngrënë pretendimet e tyre ndaj administratorit te falimentimit dhe t'i përmbushin ato, sipas dispozitave te zbatueshme jashtë procedurës se falimentimit.

Neni 37 Shpenzimet e procedurës se falimentimit

Quhen shpenzime te procedurës se falimentimit: a) shpenzimet gjyqësore; b) shpërblimi dhe shpenzimet e administratorit te përkohshëm te falimentimit, te administratorit te falimentimit dhe te anëtarëve te komitetit te kreditoreve.

Neni 38 Shpenzimet e tjera administrative

Do te vlerësohen si shpenzime te tjera administrative shpenzimet e mëposhtme: a) detyrimet qe lindin si pasoje e veprimtarisë se administratorit te falimentimit ose ne çdo mënyrë tjetër gjate administrimit, disponimit dhe shpërndarjes se masës se falimentimit, por qe nuk janë pjese e shpenzimeve te procedurës se falimentimit; b) detyrimet sipas kontratave, qe pretendohet se duhet te paguhen ne favor te masës se falimentimit ose qe duhet te paguhen pas hapjes se procedurës se falimentimit; c) detyrimet për kthimin e shumave ne te holla ne rastin e begatimit pa shkak te masës se falimentimit; ç) detyrimet qe lindin si pasoje e veprimtarisë se administratorit te përkohshëm te falimentimit nëse ai, me miratimin e seksionit tregtar te gjykatës se rrethit, u ka dhënë përparësi ne pagese.

Neni 39 Përkufizimi i kreditoreve te falimentimit

1. Masa e falimentimit shërben për t'u paguar kreditoreve pretendimet pasurore qe ata kane ndaj debitorit ne datën e hapjes se procedurës se falimentimit dhe qe, ne kuptim te këtij ligji, quhen kreditore te falimentimit. 2. Pretendimet e kreditoreve te falimentimit llogariten sipas kritereve te parashikuara ne nenin 40 te këtij ligji. 3. Kreditoret e falimentimit mund te ekzekutojnë pretendimet e tyre, sipas dispozitave te procedurës se falimentimit. Ata duhet te paraqesin pretendimet e tyre për verifikim, sipas neneve 141 dhe ne vazhdim te këtij ligji, si dhe te marrin pjese ne shpërndarje, sipas neneve 150 e ne vazhdim te këtij ligji.

Neni 40 Llogaritja e pretendimeve

1. Pretendimet e kreditorit për detyrime te pamaturuara, për efekt te procedurës se falimentimit, quhen si te maturuara. Nëse këto pretendime nuk mbartin interes, ato skontohen, duke përdorur përqindjen e interesit ligjor, duke llogaritur qe ato te reduktohen ne masën qe i përgjigjet shumës se plote te këtyre pretendimeve, pasi te zbritet përqindja e interesit ligjor për periudhën nga hapja e procedurës se falimentimit deri ne datën e maturimit. 2. Pretendimet qe i nënshtrohen një kushti zgjidhës nuk quhen si pretendime me kusht zgjidhës ne procedurën e falimentimit, përderisa kushti nuk është vërtetuar . 3. Ne procedurën e falimentimit, kreditori qe ka pretendime ndaj disa personave me përgjegjësi solidare mund te paraqesë një pretendim ne shumën e plote kundër secilit prej debitorëve derisa te realizoje plotësisht pretendimin ne te njëjtën mënyrë, sikur te kishte pretendim për shumën e plote ne datën e hapjes se procedurës se falimentimit. 4. Pretendimi qe nuk shprehet ne mo nedhe paraqitet ne një shume, e cila vlerësohet duke u referuar ne datën e hapjes se procedurës se falimentimit. Pretendimet e shprehura ne monedhe te huaj ose ne njësi matëse shprehen te kthyera ne leke, sipas kursit zyrtar te këmbimit te zbatueshëm ne vendin e pagesës, ne kohen e hapjes se procedurës se falimentimit. 5. Pretendimet për pagesa qe përsëriten me shuma te caktuara dhe për periudha te caktuara paraqiten ne shumën qe shpreh terezinë e te gjitha pagesave te mbetura, te cilat zbriten ne mënyrën e përmendur ne piken 1 te këtij neni. Ky rregull zbatohet edhe ne rastin kur periudha e këtyre pagesave është e pacaktuar.

Neni 41 Kreditoret e siguruar ne rolin e kreditoreve te falimentimit

Kreditoret e siguruar gëzojnë te drejte ripagimi te veçante dhe quhen kreditore falimentimi. Kreditoret e siguruar kane te drejte vote ne mbledhjen e kreditoreve ne rast se debitori personalisht duhet te shlyeje pretendimin e siguruar. Megjithatë, ata kane te drejtën e ripagimit te pjesshëm te pretendimit te tyre nga masa e falimentimit, ne zbatim te kushteve te nenit 150, vetëm ne masën qe nuk janë shlyer sipas te drejtës se ripagimit te veçante ose kane hequr dore nga e drejta e ripagimit te veçante.

Neni 42 Kreditoret e falimentimit te radhëve me te ulëta te preferimit

1. Pretendimet e përmendura me poshtë shlyhen pas pretendimeve te kreditoreve te falimentimit dhe ne përputhje me sasinë e shumave, nëse kane status te njëjtë: a) interesat e fituara mbi shumat e pretendimeve te kreditoreve te falimentimit qe nga koha e hapjes se procedurës se falimentimit; b) shpenzimet e bëra nga kreditore te veçante te falimentimit, si rrjedhoje e pjesëmarrjes se tyre ne procedure; c) gjoba ose pagesa qe ne baze te dispozitave te Kodit Civil, Kodit te Procedurave Administrative dhe Kodit Penal përbejnë detyrime te debitorit; ç) pretendime për kontribute pa shpërblim te debitorit. 2. Pretendimet mbi te cilat kreditori dhe debitori kane rene dakord te radhiten ne radhët me te ulëta te preferimit përmbushen pas pretendimeve te përmendura ne piken 1 t