Ligj Nr. 8437 Date 28.12.1998
Fotot

L I G J Nr. 8437, DATE 28.12.1998
PER AKCIZAT NE REPUBLIKEN E SHQIPERISE
Në mbështetje të neneve 81, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI I REPUBLIKES SE SHQIPERISE
V E N D O S I:
NENI 1
Akcizat janë tatime për një numër të kufizuar mallrash për konsum masiv, të brendshëm, pavarësisht nëse prodhohen brenda vendit apo importohen.
NENI 2
Personat juridikë a fizikë, vendas dhe të huaj, që i nënshtrohen këtij tatimi, janë prodhuesit dhe importuesit e mallrave të tatueshme me akcizë.
NENI 3
Mallrat që tatohen me akcizë, përqindjet e akcizës dhe vlera e akcizës për një pullë janë si vijon:
Përqindja e Vlera e akcizës
akcizës për një pullë A. Duhan e prodhime duhani. Duhan për konsum 60 Cigare
Kategoria I
15 lekë paketa Kategoria II
15 lekë paketa Kategoria III
11 lekë paketa Puro
2 240 lekë për kilogram
B. Pije alkoolike " Birrë 50 " Verë me vlerë deri në 300 lekë litri 50 lekë litri " Verë me vlerë mbi 300 lekë litri 150 lekë litri " Raki 120 lekë litri " Konjak, uzo, vodkë, fërnet, ponç, likerna, wiski, campari, rum, martini dhe pije të tjera alkoolike, me vlerë mbi 400 lekë litri 400 lekë litri " Konjak, uzo, vodkë, fërnet, ponç, likerna, wiski, campari, rum, martini dhe pije te tjera alkoolike, me vlerë deri 400 lekë 80 lekë litri
C. Pije joalkoolike, freskuese e të tjera 5
Ç. Ujë mineral natyror, Ujë mineral i gazuar, ujë në shishe 5
D. Kafe 20
DH. Nënproduktet e naftës
" Benzinë deri ne 89.9 oktan 77 " Benzinë 90 oktan e lart 90 " Benzinë pa plumb 90 " Gazoil 50 " Vajguri 80 " Valvolinë 50 " Vajra lubrifikante, të të gjitha llojeve dhe grasove 50 " Solar, mazut 5 " Të tjera (koks, naftë, bitum, toluol squfur, ksilol, solvent 20
Prodhimi dhe importimi i çdo lloj nënprodukti nafte, që nuk përfshihet në shkronjën "DH" të këtij neni trajtohet me akcizë 90 për qind. Përjashtohet nga akciza gazi i lëngët për përdorim në popullsi.
NENI 4
Për mallrat e prodhuara në vend, llogaritja e akcizës bëhet në bazë të çmimit mesatar para tatimit, sipas përcaktimit të Institutit të Statistikës një herë në tre muaj dhe metodologjisë së dhënë nga Ministria e Financave. Për nënproduktet e naftës, llogaritja e akcizës bëhet në bazë të çmimeve të brendshme, të përcaktuara nga organet shtetërore. Për mallrat e importuara, përmendur në nenin 3 të këtij ligji, akciza e të cilave është me përqindje, llogaritja e akcizës bëhet në bazë të vlerës doganore plus taksën doganore.
NENI 5
Akciza derdhet në buxhetin e shtetit: a) për mallrat e prodhuara në vend, brenda 5 ditëve nga çasti kur prodhuesi i lëshon faturën për shitje blerësit, në vlerën e së cilës shton akcizën dhe e mbledh akcizën nga blerësi për llogari të buxhetit të shtetit, me përjashtim të rastit të mallrave akciza e të cilave paguhet me pullë fiskale; b) për mallrat e importuara, në çastin e pagesës së detyrimit të akcizës dhe të taksës doganore në doganë, me përjashtim të rastit të mallrave akciza e të cilave paguhet me pullë fiskale ; c) për prodhimet, akciza e të cilave paguhet me pullë fiskale, në çastin e blerjes së pullave, nga subjektet që kanë bërë kërkesë.
NENI 6
Në rastin e eksportimit të mallrave të parashikuara në nenin 3 nuk llogaritet akcizë dhe nuk jepet asnjë rimbursim.
NENI 7
Pagimi i akcizës bëhet vetëm një herë nga importuesi ose prodhuesi i mallrave. Çdo shitje e mëtejshme e mallrave të tatueshme me akcizë nuk i nënshtrohet pagimit të saj.
NENI 8
Prodhuesit dhe importuesit e mallrave, që tatohen me akcizë, dhe organet doganore detyrohen të mbajnë llogari të veçantë, të plotësojnë dhe të dërgojnë në organet tatimore deklaratën periodike, mujore për akcizat e realizuara e të derdhura, brenda datës 10 të muajit pasardhës, si dhe çdo informacion tjetër të kërkuar nga Ministria e Financave.
NENI 9
Quhen shkelje të këtij ligji: 1. Fshehja dhe falsifikimi i të dhënave dhe i dokumenteve bazë për llogaritjen e akcizave. 2. Mbajtja e gabuar e llogarive kontabël për akcizat. 3. Derdhja me vonesë e akcizave në buxhetin e shtetit. 4. Mosparaqitja në kohë e deklaratës periodike, mujore për akcizat e realizuara.
NENI 10
Shkeljet e parashikuara në nenin 9 të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, formojnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë si vijon: - Fshehja dhe falsifikimi i akcizave, përveç detyrimit të pagimit në masën njëqind për qind të akcizës së fshehur ose të falsifikuar, dënohet me një gjobë të barabartë me pesëfishin e shumës së akcizës së fshehur ose të falsifikuar . - Mbajtja e gabuar e llogarive kontabël , me gjobë nga 5 000 (pesë mijë) deri në 10 000 (dhjetë mijë) lekë. - Derdhja me vonesë e akcizave në buxhetin e shtetit me gjobë 0.50 për qind të detyrimit të papaguar për çdo ditë vonesë. - Mosparaqitja në kohë e deklaratës periodike, mu jore për akcizat e realizuara, me gjobë 6 000 (gjashtë mijë) deri në 8 000 (tetë mijë) lekë. - Procedurat e ankimit dhe të ekzekutimit të masës administrative bëhet në përputhje me ligjin nr.7681, datë 4.3.1993 "Për administrimin e tatimeve dhe taksave në Republikën e Shqipërisë" .
NENI 11
Ngarkohen Ministria e Financave dhe Banka e Shqipërisë të marrin masa për prodhimin e pullave për artikujt e duhanit dhe të pijeve alkoolike.
NENI 12
Ligji nr. 8348, datë 20.5.1998 " Për akcizat në Republikën e Shqipërisë" shfuqizohet.
NENI 13
Ngarkohet Ministria e Financave për nxjerrjen e akteve nënligjore, në bazë dhe për zbatim të këtij ligji.
NENI 14
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.2288, datë 31.12.1998 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani