Ligj Nr. 10374 Date 10.02.2011
Fotot

LIGJ Nr.10 374, datë 10.2.2011
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8580, DATË 17.2.2000 "PËR PARTITË POLITIKE", TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8580, datë 17.2.2000 "Për partitë politike", të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 9 paragrafi i parë, në fjalinë e dytë, pas fjalëve "emri i kryetarit" shtohen fjalët "numri i anëtarëve themelues".
Neni 2
Në nenin 10, paragrafi i dytë ndryshohet si më poshtë: "Partia politike regjistrohet me kërkesë të nënshkruar nga jo më pak se 3 000 anëtarë themelues. Kërkesa për regjistrimin e një partie politike depozitohet në sekretarinë e Gjykatës së Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor, Tiranë dhe duhet të përmbajë, për çdo anëtar themelues: a) emrin dhe mbiemrin; b) numrin personal; c) vendbanimin. Në vendimin e regjistrimit të partisë politike, gjykata tregon edhe numrin e anëtarëve themelues.".
Neni 3
Në nenin 11, shkronja "ç" ndryshohet si më poshtë: "ç) burimet fillestare të financimit dhe numrin e anëtarëve themelues.".
Neni 4
Pas nenit 15 shtohen nenet 15/1 dhe 15/2, si pjesë përbërëse e kreut III "Mjetet financiare dhe materiale të partive", me këtë përmbajtje:
"Neni 15/1
1. Dispozitat e këtij kreu rregullojnë financimin e partive politike nga burime financiare dhe materiale, publike dhe jopublike, të cilat nuk rregullohen nga dispozitat e Kodit Zgjedhor. 2. Financimi i partive politike udhëhiqet nga parimi i transparencës. Të dhënat për burimet financiare të partive, si dhe për shpenzimet e tyre publikohen kurdoherë. 3. Rregullat e monitorimit, të mbikëqyrjes dhe të auditimit të burimeve financiare e materiale, në çdo rast, duhet të respektojnë barazinë e partive politike përpara ligjit dhe të mos cenojnë të drejtën e krijimit lirisht të tyre.
Neni 15/2
1. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është organi përgjegjës për monitorimin dhe mbikëqyrjen e financimit të partive, sipas rregullave të këtij ligji. 2. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në bazë dhe për zbatimin e këtij ligji, ka këto kompetenca:
a) harton dhe miraton rregullat për raportimin e financimit, për monitorimin, mbikëqyrjen dhe auditimin financiar të partive politike, si dhe për formatet e standardizuara për raportimin financiar vjetor; b) miraton formatin e regjistrit të posaçëm të fondeve jopublike të partive politike, si dhe formatin për formën dhe përmbajtjen e deklaratës së dhurimit të fondeve jopublike; c) mban listën e ekspertëve kontabël të licencuar dhe i cakton me short ata për auditimin e fondeve dhe të shpenzimeve të partive politike; ç) monitoron, mbikëqyr dhe auditon financimin e partive politike, nëpërmjet kontrollit të dokumentacionit financiar e të llogarive kontabël të partive politike, të subjekteve të lidhura, drejtpërdrejt ose tërthorazi, me partitë politike apo që ndodhen nën kontrollin e tyre; d) vendos sanksione kur konstaton shkelje të dispozitave të këtij ligji; dh) harton programe ndërgjegjësuese dhe organizon trajnime për financimin e partive politike dhe të subjekteve të përfshira në këtë proces, sipas dispozitave të këtij ligji; e) përcakton masën e fondit publik që përfiton çdo parti politike në formën e ndihmës financiare vjetore, në përputhje me këtë ligj; ë) nxjerr akte nënligjore në bazë dhe për zbatimin e dispozitave të këtij ligji.".
Neni 5
Neni 17 ndryshohet si më poshtë: "Neni 17 Burimet financiare dhe materiale të partive politike përbëhen nga kuotat e anëtarësisë, nga fondet publike, duke përfshirë edhe ndihmën financiare në masën e caktuar në Buxhetin e Shtetit të miratuar me ligj nga Kuvendi, fondet jopublike, të cilat janë dhurimet financiare, dhurimet në natyrë, shërbimet, sponsorizimet, kreditë apo garancitë e ndryshme, si edhe çdo transaksion tjetër financiar.".
Neni 6
Neni 18 shfuqizohet.
Neni 7
Neni 19 ndryshohet si më poshtë:
"Neni 19
1. Çdo vit në Buxhetin e Shtetit përcaktohet një fond që shërben si ndihmë financiare publike për kryerjen e veprimtarisë vjetore të partive politike. Ndihma financiare e parashikuar në Buxhetin e Shtetit në vitet jozgjedhore, si rregull, nuk mund të jetë më e vogël se ndihma e parashikuar në vitin paraardhës. 2. Ky fond ndahet sipas rregullave të mëposhtme:
a) 70 për qind, sipas numrit të deputetëve të fituar në zgjedhjet e fundit parlamentare. Çdo parti parlamentare përfiton ndihmë financiare në përputhje me numrin e deputetëve që ka fituar në bazë të sistemit zgjedhor të parashikuar në Kodin Zgjedhor; b) 20 për qind, në mënyrë të barabartë, ndërmjet partive parlamentare; c) 10 për qind, sipas përqindjes së fituar ndërmjet partive politike që kanë marrë pjesë në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe kanë fituar mbi 1 për qind të votave në shkallë vendi. Pjesa që mbetet pa u shpërndarë nga 10-përqindëshi i shtohet fondit prej 70 për qind dhe u ndahet partive parl amentare. 3. Masa konkrete e fondit publik, që përfiton çdo parti politike në formën e ndihmës financiare vjetore, në përputhje me këtë ligj, përcaktohet me vendim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Ky vendim u njoftohet partive politike përfituese dhe Ministrisë së Financave. 4. Ndihma financiare vjetore, në çdo rast, jepet vetëm nëse partia politike ka dorëzuar, paraprakisht, raportin financiar të vitit paraardhës, sipas rregullave të përcaktuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Mosdorëzimi i këtij raporti përbën shkak për përjashtimin e partisë politike nga përfitimi i ndihmës financiare vjetore. 5. Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, që përcakton masën konkrete të fondit publik për çdo parti politike, mund të ankimohet në gjykatë, në përputhje me rregullat për shqyrtimin e mosmarrëveshjeve administrative.".
Neni 8
Në nenin 22 bëhen këto ndryshime: 1. Shkronja "b" ndryshohet si më poshtë: "b) partitë parlamentare pajisen me ndërtesë për selinë e tyre qendrore dhe zyra vendore. Këtë të drejtë e ka edhe partia politike, mesatarja e votave të së cilës në tri zgjedhjet e fundit parlamentare ka qenë mbi 1 për qind në shkallë vendi.". 2. Pas shkronjës " b" shtohet shkronja "c" me këtë përmbajtje: "c) nëse partia politike është pajisur me ndërtesë me kontratë huapërdorjeje, sipas këtij ligji, por nuk plotëson kushtet e parashikuara në shkronjën "b" të këtij neni, atëherë ka të drejtën e lidhjes së kontratës së qirasë për ndërtesën, për ta përdorur vetëm për selinë apo zyrat e saj vendore. Rregulla më të hollësishme përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozim të Ministrit të Brendshëm.".
Neni 9
Pas nenit 22 shtohet neni 22/1 me këtë përmbajtje:
"Neni 22/1
1. Kërkesa për pajisje me ndërtesë, sipas shkronjës "b" të nenit 22, i paraqitet Ministrit të Brendshëm, për pronat shtetërore, në administrim të pushtetit qendror, dhe kryetarit të bashkisë, për pronat që janë pronësi ose në përdorim të pushtetit vendor, të cilët marrin të gjitha masat e nevojshme për pajisjen e partisë parlamentare me ndërtesë. 2. Kur gjenden ndërtesa të lira, sipas rastit, Ministri i Brendshëm ose kryetari i bashkisë lidh kontratën e huapërdorjes, sipas Kodit Civil, me partinë politike që ka të drejtën e ndërtesës, sipas shkronjës "b" të nenit 22. Kur nuk gjenden ndërtesa të lira, shteti merr përsipër pagesën e qirasë së selisë qendrore dhe të zyrave vendore të partisë politike. Kontrata e huapërdorjes ose pagimi i qirasë, sipas këtij neni, për partitë politike zgjat për aq kohë sa partia politike plotëson kushtet e parashikuara në shkronjën "b" të nenit 22. 3. Rregulla më të hollësishme për llojin e dokumenteve, për procedurën administrative të shqyrtimit të kërkesës, mënyrën e pagesës, numrin e ndërtesave për zyrat vendore dhe për kufijtë maksimalë të qirasë përcaktohen nga Këshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrit të Drejtësisë dhe të Ministrit të Financave.".
Neni 10
Neni 23 ndryshohet si më poshtë:
"Neni 23
1. Partitë politike dorëzojnë raportet financiare një herë në vit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, të cilat duhet të përmbajnë informacion të hollësishëm për: a) burimet e financimit në bazë të formatit të standardizuar, të miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve; b) shpenzimet në bazë të formatit të standardizuar, të miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve; c) subjektet e lidhura, drejtpërdrejt ose tërthorazi, me partitë politike apo që kontrollohen prej tyre, të cilat deklarohen nga vetë partia politike.
2. Partitë politike dorëzojnë raportin vjetor financiar, së bashku me raportin e auditimit, të kryer nga ekspertë kontabël të licencuar, në përputhje me dispozitat e këtij ligji. 3. Dorëzimi i raportit financiar vjetor bëhet nga personi përgjegjës për financat në partinë politike ose personi i përcaktuar sipas statutit të partisë politike, brenda afatit të përcaktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. 4. Gjatë vitit zgjedhor, raportet financiare të partisë duhet të dorëzohen së bashku me raportin financiar të fushatës zgjedhore. 5. Raporti financiar vjetor, raporti i ekspertëve kontabël të licencuar, raporti financiar i fushatës zgjedhore dhe raporti i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve publikohen në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve jo më vonë se 30 ditë nga koha e dorëzimit të tyre prej partisë politike.".
Neni 11
Pas nenit 23 shtohen nenet 23/1, 23/2, 23/3 dhe 23/4 me këtë përmbajtje:
"Neni 23/1
1. Çdo parti politike duhet të regjistrojë në një regjistër të posaçëm, sipas formatit të miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, shumën e fondeve të përfituara nga çdo person fizik ose juridik, si dhe të dhëna që lidhen me identifikimin e qartë të dhuruesit. Në çdo rast, dhuruesi, në kohën e dhurimit, nënshkruan detyrimisht një deklaratë dhurimi, sipas formatit të miratuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Lista e personave, që dhurojnë shuma jo më pak se 100 mijë lekë, si dhe vlera përkat ëse, duhet të bëhen kurdoherë publike. 2. Dhurimi i fondeve jopublike, me vlerë më të madhe se 100 mijë lekë, duhet të bëhet vetëm në një llogari të posaçme, të hapur në një bankë nga partia politike. Personi përgjegjës për financat në partinë politike, brenda tre muajve nga krijimi i partisë politike, deklaron pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve numrin e llogarisë bankare, të hapur për këtë qëllim. Numri i llogarisë bankare për çdo subjekt politik publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. 3. Ndalohet përfitimi i fondeve jopublike, kryer nga subjekte që nuk deklarojnë identitetin e tyre apo identiteti i të cilave është i papërcaktuar qartë nga partia politike përfituese e fondit jopublik. 4. Çdo shpenzim i kryer nga partia politike kryhet dhe dokumentohet duke respektuar legjislacionin tatimor në fuqi.
Neni 23/2
1. Në listën e ekspertëve kontabël të licencuar, që KQZ-ja mban në zbatim të këtij ligji, përfshihen të gjithë ekspertët kontabël të licencuar me eksperiencë, që e ushtrojnë këtë profesion më shumë se pesë vjetët e fundit, të cilët aplikojnë. 2. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve cakton me short një apo më shumë ekspertë kontabël të licencuar nga lista për të kryer auditimin e fondeve të përfituara dhe të shpenzuara gjatë vitit kalendarik nga partia politike. Caktimi bëhet brenda 45 ditëve nga data e regjistrimit të partisë politike dhe në fillim të çdo viti kalendarik. Raporti i auditimit paraqitet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve brenda afatit të përcaktuar prej këtij komisioni në vendimin e caktimit të ekspertëve. 3. Partitë politike duhet të vënë në dispozicion të ekspertit të caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve çdo informacion, dokument apo të dhënë, që kanë të bëjnë me financimin dhe shpenzimet e kryera gjatë vitit kalendarik, sipas këtij ligji. 4. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mund të bëjë verifikime të të dhënave të raportit, nëpërmjet pyetjes së personave dhe subjekteve të ndryshme, këqyrjes së dokumenteve që lidhen me këtë çështje, pranë zyrave përkatëse të partive politike që kanë paraqitur raportin, si dhe marrjes së çdo informacioni nga bankat apo persona të tretë. Personat fizikë dhe juridikë janë të detyruar të japin ndihmesën e tyre për zhvillimin normal të procedurës së verifikimit. 5. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikon raportet e auditimit për partitë politike brenda 30 ditëve nga koha e paraqitjes së raportit ose, sipas rastit, nga koha e mbylljes së procedurës së verifikimit. 6. Mosrespektimi i rregullave të përcaktuara në këtë ligj nga partitë politike apo dhuruesit, në rast se nuk përbën vepër penale, është kundërvajtje administrative dhe dënohet sipas parashikimeve të këtij ligji.
Neni 23/3
1. Eksperti kontabël nuk mund të auditojë të njëjtën parti politike për dy vjet radhazi. 2. Shpenzimet e nevojshme për auditimin e partive politike mbulohen nga vetë partitë politike, të cilat transferojnë fondet e nevojshme, për këtë qëllim, në llogarinë bankare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Rregullat e hollësishme për realizimin e këtij procesi përcaktohen me udhëzim të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Neni 23/4
1. Shkelja e dispozitave për financimin e partive politike nga ana e personit përgjegjës për financat në partinë politike apo e personit përgjegjës sipas statutit të saj dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. 2. Shkelja e detyrimit për bashkëpunim me ekspertin kontabël të licencuar, të caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, nga ana e partisë politike, dënohet me gjobë nga 1 000 000 deri në 2 000 000 lekë. 3. Refuzimi për të bërë transparent burimet e financimit të partisë politike apo për të lejuar ushtrimin e kontrollit nga ana e ekspertit kontabël të licencuar a të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, dënohet me gjobë nga 2 000 000 deri në 5 000 000 lekë ose/dhe me pezullimin deri në 5 vjet të financimit publik për partinë politike. 4. Shkelja e afatit të dorëzimit të raportit financiar në kohën e duhur apo paraqitja e raporteve në shkelje të formateve të standardizuara, të miratuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, dënohet me gjobë nga 50 000 deri në 100 000 lekë. 5. Fondet jopublike të përfituara nga partia politike, kur identiteti i dhuruesit nuk njihet apo nuk është i përcaktuar qartë, kalojnë për llogari të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. 6. Pranimi i fondeve jopublike, me vlerë më të madhe se 100 mijë lekë dhe kur transaksioni nuk është kryer nëpërmjet llogarisë bankare dënohet me gjobë në masën 30 për qind të shumës së dhuruar.".
Neni 12
Në nenin 24 fjalët "ndaj shtetit, si gjoba, gjyqe të humbura, fatura konsumi etj." zëvendësohen me fjalët "që rrjedhin nga tituj ekzekutivë apo nga akte administrative të ekzekutueshme".
Neni 13 Dispozitë kalimtare
1. Agjencia e Inventarizimit dhe Transferimit të Pronave Publike, brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, kryen: a) inventarizimin e pronave shtetërore të paluajtshme, që u janë dhënë partive poli tike; b) identifikimin e marrëdhënies juridike, të krijuar ndërmjet shtetit dhe partisë politike për pronën që i është dhënë partisë politike. 2. Pas përfundimit të procesit të inventarizimit të këtyre pronave, Ministri i Brendshëm njofton partinë politike që, brenda një afati prej 30 ditësh: a) të lirojë dhe të dorëzojë këto prona, në rast se kushti i parashikuar në shkronjën "b" të nenit 22 është zgjidhur; ose b) të lidhë kontratën e qirasë, sipas shkronjës "c" të nenit 22. 3. E njëjta procedurë zbatohet edhe nga organet drejtuese të njësive të pushtetit vendor për pronat shtetërore që u janë transferuar në pronësi. 4. Pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, Ministri i Financave, në rast se kushti i parashikuar në shkronjën "b" të nenit 22 është zgjidhur, urdhëron ndërprerjen e pagesës së qirasë të partive politike, nëse ka, nga fondet e Buxhetit të Shtetit. 5. Personi përgjegjës për financat në partinë politike ose personi i caktuar në statutin e saj, brenda tre muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, deklaron pranë KQZ-së numrin e llogarisë bankare të hapur për dhurimin e fondeve jopublike, me vlerë më të madhe se 100 mijë lekë, në favor të partisë politike. 6. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, brenda 45 ditëve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, harton listën paraprake dhe cakton, me short, një apo më shumë ekspertë kontabël të licencuar, për të kryer auditimin e fondeve, të përfituara e të shpenzuara gjatë vitit kalendarik nga partitë politike, duke përcaktuar edhe afatin për paraqitjen e raportit të auditimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.
Neni 14
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare. Shpallur me dekretin nr.6902, datë 22.2.2011 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi